Në tryezën me avokatët, ku u bisedua mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore, Sali Berisha e cilësoi këtë hartë në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Harta e re gjyqësore është kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri” Kreu i Partisë Demokratike u shpreh më tej se asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi George Soros.
Author: tirana
Nga Prishtina, i pranishëm në prezantimin e librit më të ri të ish-ministri i Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryeministri Edi Rama u ndal te lufta në Ukrainë, ku u shpreh se Kosova dhe Shqipëria përmenden vazhdimisht për pjesëmarrje në luftë. Ai tha se sa herë del lista e të vrarëve në luftë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ndalet te shqiptarët dhe kosovarët. Mirëpo, Rama deklaroi se shifrat e publikuara janë të pabazuara dhe se nuk ka asnjë informacion për praninë e tyre atje. “I thashë Enverit të lutem vetëm foltore mos nav e në prezantim se ia vlen…
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në prezantimin e librit më të ri të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Gjatë fjalës së tij Rama foli dhe për luftën në Ukrainë, ku shpesh nga ana e Rusisë përmenden shqiptarët dhe kosovarët. Në lidhje me statistikat që publikoi ministria e Jashtme Rusë, ku thuhej se në Ukrainë kanë shkuar 150 shqiptarë dhe se 42 janë vrarë, kreu i qeverisë tha se nuk kanë asnjë të dhënë për shqiptarë të vrarë në luftë. “Kosova përmendet në mënyrë të vazhdueshme dhe madje futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë.…
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, komentoi në një emisionin televiziv zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Ai tha se emra jashtë kësaj force politike, e sulmuan atë për të frenuar zgjedhjen e tij si nënkryetar i PD. Sipas Këlliçit, edhe pse ai ishte më i votuari për anëtar të Kryesisë, xhelozia arriti të fitojë dhe të bindë demokratët që votuan për drejtuesit e lartë të PD. Me këto akuza, Këlliçi i referohet Evi Kokalarit, e cila prej një kohe të gjatë e sulmon publikisht duke kërkuar të që deputeti në fjalë të mos mbështetet nga demokratët. “Dihet që në partitë politike fenomeni i…
Cili është çmimi i paqes? Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën mbrëma, kur gazetari rus Dmitry Muratov të nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe. Të ardhurat do t’i shkojnë drejtpërdrejt UNICEF-it në përpjekjet për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë. I vlerësuar me medaljen e artë në tetor të vitit 2021, Dmitry Muratov ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta dhe ishte kryeredaktor kur gazeta u mbyll në mars mes shtypjes së Kremlinit ndaj gazetarëve dhe mospajtimit publik në vazhdën e agresionit rus ndaj Ukrainës. Ishte…
Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, e cila momentalisht ndodhet në Londër, ka postuar në rrjetin social “Instagram” disa foto nga fëmijëria. Arbenita, e cila është edhe partnerja e reperit nga Kosova, Fero, solli në jetë prillin e vitit të kaluar një vajzë. Atë e krahasojnë shpeshherë edhe me modelen amerikane, Kendall Jenner.
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti deklaroi sot gjatë prezantimit të librit të Enver Hoxhajt “Përplasja e Madhe” se mes Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje historike. Në takimin ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ahmeti u shpreh se problemi i hapur i Kosovës vë në diskutim paqen dhe stabilitetin në rajon. Ahmeti u shpreh pro nismës Ballkani i Hapur duke theksuar se ajo nuk është një nismë e detyrueshme. Ai tha se palët nuk janë të detyruara të zbatojnë të gjitha marrëveshjet që nënshkruhen nga shtetet e tjera. “Në Ballkan Rusia i ka…
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar Reformën në Drejtësi gjatë një takimi të mbajtur me intelektualë në lidhje me sfidat e sistemit gjyqësor. Në fjalën e tij Berisha theksoi se asnjë pushtues nuk ia ka bërë një vendi këtë shkatërrim që reforma e George Sorosit i bëri sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Sipas ish-kryeministrit, vetingu i magjistratëve nga lart poshtë shkaktoi vakum në sistemin e drejtësisë, duke i hequr të drejtën e një procesi të rregullt qytetarëve, si dhe krijoi mundësi për kapjen nga ana e qeverisë. “Harta e re gjyqësore e cila vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për…
Ina Zhupa ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për privatizimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Deputetja demokrate shkruan se kreu i shtetit edhe një herë qëndroi garant i kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë pronë publike të patjetërsueshme dhe nga më të rëndësishmet që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar. “Betejë e fituar në emër të interesit publik, qytetarëve shqiptar, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore! Presidenti Meta kthen ligjin për dhënien me koncesion të Butrintit! Faleminderit Presidentit të Republikës Meta, i cili edhe kësaj radhe qëndroi si garant i kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë pronë publike të patjetërsueshme dhe…
Gjenerali i sapo emëruar i ushtrisë britanike, Sir Patrick Sanders thotë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar perspektivën për ushtrinë britanike, e cila duhet të jetë e aftë të luftojë përkrah aleatëve dhe të jetë e gatshme të mposhtë Rusinë në fushën e betejës. Gjenerali Patrick Sanders tha në një mesazh drejtuar trupave britanike se shkalla e kërcënimit rus “tregon se ne kemi hyrë në një epokë të re pasigurie”. Zyrtari i lartë i ushtrisë britanike nisi detyrën të hënën e kaluar, dhe në ditën e tij të katërt në zyrë shkroi: “Tani ekziston një imperativ i zjarrtë për…
12 nënkomisarë të rinj që sapo përfunduan studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë, u emëruan ditën e sotme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mesditën e sotme udhëtoi drejt Shkodrës, ku zhvilloi një takim me një grup oficerësh të rinj, të cilët pas përfundimit të studimeve bachelor në Akademinë e Sigurisë dhe fitimit të gradës Nënkomisar, janë emëruar si specialistë për hetimin e krimit, narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në DVP Shkodër dhe në komisariatet në varësi të saj. Nano, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Hamdi…
Duke folur për pushtetin lokal, Petrit Vasili akuzon qeverinë se ka marrë çdo kompetencë, duke i kthyer bashkitë dhe komunat sipas tij në vetëm shpërndarës rrogash. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ngre shqetësimin se piramida financiare e krijuar në lidhje me tenderat mbi furnizimin me ujë, është një atentat mafioz ndaj interesit publik, financave publike dhe qindra mijëra shqiptareve taksapagues. Postimi: Rama i rrembeu Pushtetit Lokal ujesjellsat dhe i perqendroi ne doren e .Trajtimi i Pushtetit Lokal si nje lecke kepucesh eshte flagrant. Qeveria si kryehajdute e certifikuar dhe si nje mekanizem super i korruptuar rrembeu ujesjellsat, qe ti…