TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Zyrtari ukrainas jep alarmin: Trupat ruse po përgatiten për të sulmuar Kievin

22:18 / July 2, 2022

‘Poston pak me Markun, ke frikë nga shtrigat?’, Rudina Dembacaj e ka gati përgjigjen

22:12 / July 2, 2022

Të shtëna me armë në SHBA/ Humbin jetën dy adoleshentë, i plagosur dhe një 20-vjeçar

22:02 / July 2, 2022

Erkand Qerimaj shpërthen ndaj gjyqtarëve në Lojërat Olimpike

21:58 / July 2, 2022

Heqja e vetos bullgare/ Lideri i opozitës maqedonase kundër propozimit francez: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

21:53 / July 2, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Gazetari rus shet çmimin Nobel për fëmijët ukrainas

18:56 / June 20, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Cili është çmimi i paqes?

Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën mbrëma, kur gazetari rus Dmitry Muratov të nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe. Të ardhurat do t’i shkojnë drejtpërdrejt UNICEF-it në përpjekjet për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.

I vlerësuar me medaljen e artë në tetor të vitit 2021, Dmitry Muratov ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta dhe ishte kryeredaktor kur gazeta u mbyll në mars mes shtypjes së Kremlinit ndaj gazetarëve dhe mospajtimit publik në vazhdën e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ishte ideja e zotit Muratov për të nxjerrë në ankand çmimin e tij, pasi kishte njoftuar tashmë se do të dhuronte çmimin shoqërues prej 500,000 dollarësh për bamirësi. Ideja e donacionit, tha ai, “është t’u japë fëmijëve refugjatë një shans për një të ardhme”.

Në një intervistë për agjencinë Associated Press, zoti Muratov tha se ishte veçanërisht i shqetësuar për fëmijët që kanë mbetur jetimë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

“Ne duam të kthejmë të ardhmen e tyre,” tha ai.

Ai shtoi se është e rëndësishme që sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë të mos pengojnë ndihmat humanitare, si ilaçet për sëmundje të rralla dhe transplantet e palcës së kockave, të arrijnë tek ata që kanë nevojë.

“Duhet të bëhet si një shembull për t’u ndjekur, në mënyrë që njerëzit të nxjerrin në ankand pasuritë e tyre të vlefshme për të ndihmuar ukrainasit,” tha zoti Muratov në një video të publikuar nga kompania Heritage Auctions, e cila po merret me shitjen, por nuk merr asnjë pjesë të të ardhurave.

Dmitry Muratov ndau Çmimin Nobel për Paqe vitin e kaluar me gazetaren Maria Ressa nga Filipinet.

I nderuar për këmbënguljen

Dy gazetarët u nderuan për betejat e tyre për të ruajtur lirinë e fjalës në vendet përkatëse, pavarësisht sulmeve nga qeveritë e tyre dhe madje edhe kërcënimeve me vdekje.

Dmitry Muratov ka qenë shumë kritik ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe luftës së nisur në shkurt që ka bërë që afro 5 milionë ukrainas të shkojnë në vende të tjera për siguri, duke krijuar krizën më të madhe humanitare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gazetarët e pavarur në Rusi janë nën vëzhgim nga Kremlini. Që nga ardhja e Putinit në pushtet më shumë se dy dekada më parë, janë vrarë afro 22 gazetarë, duke përfshirë të paktën katër që kishin punuar për gazetën e zotit Muratov.

Në prill, Dmitry Muratov tha se ai u sulmua me bojë të kuqe ndërsa ishte në një tren rus.

Zoti Muratov u largua nga Rusia për në Evropën Perëndimore të enjten për të filluar udhëtimin e tij në qytetin e Nju Jorkut, ku do të fillojë ankandi i drejtpërdrejtë të hënën pasdite.

Ofertat online filluan më 1 qershor për të përkuar me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Oferta e drejtpërdrejtë e së hënës përkon me Ditën Botërore të Refugjatëve.

Që nga mëngjesi i së hënës, oferta më e lartë ishte 550,000 dollarë. Çmimi i blerjes pritet të rritet, ndoshta në miliona./ VOA

cmimi gazetari rus nobel
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Zyrtari ukrainas jep alarmin: Trupat ruse po përgatiten për të sulmuar Kievin

22:18 / July 2, 2022

Të shtëna me armë në SHBA/ Humbin jetën dy adoleshentë, i plagosur dhe një 20-vjeçar

22:02 / July 2, 2022

Parashutistët serbë ‘lëshohen’ shumë pranë Kosovës, KFOR zbulon çfarë ndodhi

21:37 / July 2, 2022

Greqia në alarm/ 22 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

20:48 / July 2, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Heqja e vetos bullgare/ Lideri i opozitës maqedonase kundër propozimit francez: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

21:53 / July 2, 2022

Parashutistët serbë ‘lëshohen’ shumë pranë Kosovës, KFOR zbulon çfarë ndodhi

21:37 / July 2, 2022

Mbytet pushuesi në plazhin e Borshit

18:07 / July 2, 2022

Pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë, Rama zbulon përfundimin e projekteve të tjera infrastrukturore

16:52 / July 2, 2022
Te fundit

Zyrtari ukrainas jep alarmin: Trupat ruse po përgatiten për të sulmuar Kievin

22:18 / July 2, 2022

‘Poston pak me Markun, ke frikë nga shtrigat?’, Rudina Dembacaj e ka gati përgjigjen

22:12 / July 2, 2022

Të shtëna me armë në SHBA/ Humbin jetën dy adoleshentë, i plagosur dhe një 20-vjeçar

22:02 / July 2, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.