Author: tirana

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza në Himarë, vihen në pranga 2 shtetas nga Kosova. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ecstasy, kokainë, kanabis në formë çokollate, kërpudha haluçinogjene, 1 peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga zjarri që përfshiu pas mesnatës së kaluar një pallat në zonën e Astirit, në Tiranë. Në vendngjarje janë dëgjuar edhe shpërthime nga banorët, të cilët kanë dalë jashtë të tmerruar. Siç raporton gazetari Çelmeta, këtë mëngjes kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të RENEA-s anti-eksplozivë për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Nga të dhënat e para mësohet se po hetohet nëse shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur si pasojë e një shpërthimi.

Read More

Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në Alpe të pasuara nga stuhi lokale në mesditë. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 14-18 gjatë ditës 29 °C në veri deri në 31-34°C në zonat e ulëta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.

Read More

Danimarka shpall ‘paralajmërim të hershëm’ lidhur me shqetësimet e furnizimit me gaz të Rusisë Agjencia e Energjisë e Danimarkës shpalli një alarm të nivelit të parë lidhur me shqetësimet për furnizimin e saj me gaz, për shkak të pasigurisë në importet e energjisë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë. Bashkimi Evropian ka krijuar një sistem për të lejuar shtetet anëtare të shënojnë vështirësitë në lidhje me furnizimin me energji duke përdorur tre nivele në rritje të alarmeve – duke filluar me “paralajmërim të hershëm”, të ndjekur nga “alarm”, pastaj “emergjencë”. Sistemi lejon ndihmën e ndërsjellë nga vendet e…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të hënën se Ukraina po ecën në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. “Hap pas hapi, ne po bëjmë gjithçka, kështu që askush nuk ka asnjë dyshim se Ukraina e meriton kandidaturën. Ne po dëshmojmë çdo ditë se tashmë jemi pjesë e Bashkimit Europian”, tha Zelensky. Presidenti tha më parë se Rusia do të rrisë përshkallëzimet, ndërsa BE-ja shqyrton këtë javë nëse vendi do të marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat. Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen për të diskutuar procesin.

Read More

Një trup i pajetë është gjendur në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa gazetarja Brikena Metaj raporton se viktima është 55-vjeçari Agim Pelushi. Mësohet se ai ishte emigrant në Greqi dhe sapo ishte divorcuar nga bashkëshortja. Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read More

DashiJu mund të ndiheni pak të zymtë sot, dhe ndoshta nuk e keni idenë pse. Shikoni brenda për të zbuluar nëse ndonjë gjë që mund të keni parë mund të ketë zgjuar kujtime të pavetëdijshme nga e kaluara. Çfarë lehtësimi nëse është kështu. Lironi traumat nga e kaluara dhe do të ndiheni sikur një peshë e rëndë ju ka rënë nga supet.DemiNjë nga miqtë tuaj më të ngushtë mund të jetë në një humor jo të mire sot. Kjo mund të jetë më shumë për shkak të problemeve personale dhe pak, nëse asgjë, të bëjë me ju ose dikë tjetër.…

Read More

Tetë persona kanë marrë plagë si pasojë e zjarrit në një garazh në zonën e Unazës së Re ne Tirane. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe pasojë janë djegur edhe 4 automjete.   Të plagosurit sipas policisë, kanë marrë plagë të lehta dhe pasi ndihmës mjekësore në spital ata janë larguar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës” në Tiranë, ku nipi ka gjetur pa shenja jete dy gjyshërit. Sipas policisë, M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç. I moshuari është vetëvarur, ndërsa gruaja e tij është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M.,…

Read More

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet nga Prishtina se nëse Kosova hyn në luftë me Serbinë, atëherë edhe Shqipëria do të bashkohet krah Kosovës. Komentet Rama i bëri nga Kosova, ku ka shkuar për një vizitë zyrtare, në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Kreu i qeverisë shtoi se duhet bërë çmos që nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të mbahet larg çdo mundësi konflikti. “Ne jemi shumë të vegjël për t’u kërkuar SHBA të reflektojnë. Por duhet të reflektojnë. Presidenti duhet të njihet me këtë çështje dhe ta udhëheqë. Se nuk është pamundur që gjithë ky komunitet vendesh të ketë…

Read More

Shërbimi Informativ i Shtetit përmes raportit të vitit 2021 del në përfundime se Ballkani Perëndimor vijon të jetë i ekspozuar ndaj kërcënimeve. Në lidhje me sigurinë në rajon, në raport theksohet se aktorët e tretë politike synojnë destabilizimin e sigurisë rajonale, nëpërmjet cenimit të kohezionit social dhe etnik, instrumentalizimit të faktorëve nacionalistë në rajon, përdorimit të propagandës dhe dezinformacionit apo rritjes së influencës malinje. Rajoni mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sfidave, që vijnë si për shkak të faktorëve të brendshëm, problemet social-ekonomike, tensionet ndëretnike e ndërfetare, korrupsioni, krimi i organizuar ashtu dhe të ndikimit të aktorëve të jashtëm, të…

Read More

Deputeti Belind Këlliçi është shprehur se nuk e pretendon Bashkinë e Tiranës. Megjithëse flitet se ai është kandidati i PD-së në zgjedhjet e ardhshme, në studion e Radar Informativ në ABC, deputeti demokrat e mohoi. “Jo nuk jam pretendent. Nuk e kam në ambicien time. Por nuk do ta ndal betejën e time politike me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Tirana vazhdon të betonizohet”, tha ai. Këlliçi ka paralajmëruar gjithashtu për të tjera prova gjatë ditëve në vijim lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, teksa theksoi se SPAK po hesht. “Në vijim do të njiheni me dokumenta të papublikuara…

Read More