Author: tirana

Zbardhet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, që i shpëtoi atentatit te mbikalimi i Shkozetit. Janë 45 faqe vendim, në të cilat gjenden thuajse të gjitha shkeljet që KPK pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit. Pjesë nga vendimi i KPK: Ka pasur disa kontakte telefonike dhe/ose në Whatsapp me drejtues politikanë vendorë, magjistratë dhe persona të tjerë nën hetim nga prokuroria, sidomos gjatë periudhës 2018 – 2019, konkretisht me:– Politikanë vendorë, duke përfshirë: (i) z. V. D., ish-kryetar i Bashkisë së ***, i cili ka mbajtur këtë pozicion deri më 2.8.2019,…

Read More

Korfuzi kërkon që të marrë ujin e Syrit të Kaltër. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris, ka ngritur çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit. Lajmi është publikuar në portalin grek “ERT NEWS”, dhe flet për një marrëveshje me vendin tonë për transferimin e burimit të Syrit të kaltër drejt Greqisë. Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzon qeverinë Rama për papërgjegjshmëri dhe çmenduri, në një kohë që Saranda, Delvina dhe qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. “Të transferojnë…

Read More

Harta e re gjyqësore e kthyer në një “mollë sherri”, por që sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, avokatët duhet të shohin rrugën e përballjes gjyqësore, pasi harta e re gjyqësore të miratohet. “Harta i ka kaluar për mendim KLP-së, Ministrisë së Financave dhe Prokurorisë së Përgjithshme. I kemi marrë parasysh sugjerimet e avokatëve për hartën e re gjyqësore. Avokatët të shohin rrugën e përballjes gjyqësore pasi harta e re gjyqësore të miratohet”. Manja ka deklaruar edhe se avokatët kanë shërbim me pagesë dhe se protesta është në të drejtën e tyre, por shërbimin ato duhet t’ua japin klientëve, pasi…

Read More

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur të martën pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë. Takimet janë zhvilluar Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, i cili ka nisur më 2011. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për këtë dialog, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar fillimisht takime bilaterale me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më pas takim të njëjtë edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç. Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë…

Read More

Lufta ruse ndaj Ukrainës mund të marrë dimensione të reja. Përballja mund të shndërrohet në një përballje të frikshme me shtigje shumë më të gjera, i shkaktuar potencialisht nga tensioni gjithmonë më i lartë në enklavën ruse të Kaliningradit. Vendimi i Lituanisë për të kufizuar transitin e mallrave në rajonin e Kaliningradit, si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë, ka izoluar atë territor që prej viti 1945 dhe përfaqëson atë që qarqet ushtarake perëndimore e quajnë “aeroplanmbajtësen më të rrezikshme të ushtrisë ruse”. Një pjesë toke mes Polonisë dhe Lituanisë, pra në mes të vendeve të NATO-s, ku banojnë gjysmë milion…

Read More

Edhe këtë të martë avokatët janë shfaqur të përcarë sa i takon qëndrimit për hartën e re gjyqësore. Dhomat Vendore të Avokatisë në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Korçë dhe Lushnjë vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore deri më 24 qershor, kurse pjesa tjetër vijon punën. Sot avokatët po bojkotojnë edhe masat e sigurisë, gjë e cila nuk ka ndodhur më parë dhe mund të shkaktoj kaos në drejtësi.

Read More

Vrasja e 26 vjeçarit Martin Çeço është e rëndë dhe tragjike. Ai u mbyt me litar dhe trupi i tij u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Tre persona janë arrestuar për këtë ngjarje, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo, të cilët u lanë në “arrest me burg” nga Gjykata e Korçës. I ati i të ndjerit ka treguar momentet e para sesi djali i tij u njoh me vajzën që u bë mollë sherri për vrasjen e të riut. Ajo punon në një byrektore në qytetin e Korçës dhe aty djali i tij e ka parë…

Read More

Britania është në kontrollin e grevave më të mëdha hekurudhore për 30 vjet sot pasi 50,000 anëtarë të sindikatave u larguan duke kërkuar një rritje pagash prej 11 për qind ‘duke ndëshkuar miliona qytetarë që udhëtojnë, duke i detyruar të punojnë nga shtëpia. Mbretëria e Bashkuar është detyruar në një tjetër bllokim de fakto që mund të jetë “zilja e vdekjes” për shumë biznese të vogla që tashmë kanë luftuar për dy vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe sapo po ngriheshin në këmbë. Pasagjerët e trenave po përballen me kaos me gjysmën e rrjetit hekurudhor të Mbretërisë së Bashkuar…

Read More

A do të mbetet e pandëshkuar përgjithmonë vrasja gjakftohtë në lokalin “No Name” sepse vrasësi i dyshuar i shmanget ekstradimit në Gjermani me një “natyralizimi rrufe”? Kështu shkruan media gjermane “Bild”, e cila i ka kushtuar një shkrim dy “rokerëve vrasës” të akuzuar për vrasjen e 29-vjeçarit shqiptar. Ai konsiderohet si rokeri më brutal dhe në listën e të kërkuarve të autoriteteve hetimore të Këlnit si një nga kriminelët më të kërkuar: Erkan A., 35 vjeç, ish-bosi i bandës famëkeqe Hells Angels “C-Town”. Pas një arratisjeje gjashtëvjeçare, së fundmi ai ishte në paraburgim ekstradimi në Izmir, Turqi. 35-vjeçari ka qëlluar…

Read More

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet.Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të;

Read More

Një mëngjes i shëndetshëm, i ekuilibruar dhe i plotë e furnizon trupin me të gjitha lëndët ushqyese thelbësore si proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet që ndihmojnë në funksionimin më të mirë të proceseve të tij, përfshirë ato të metabolizmit. Shmangni ëmbëlsirat Nëse në mëngjes nuk mund të hiqni dorë nga kapuçino dhe briosh, pas nja dy orësh do të jeni sërish i uritur. Ushqimet me përmbajtje të lartë të sheqernave të rafinuara, si ëmbëlsirat, nxisin ndryshime në sheqerin në gjak dhe insulinë dhe për pasojë nxisin urinë dhe dëshirën për të ngrënë. Nuk duhet të mungojnë frutat e thata Arrat, bajamet,…

Read More