Vrasja e 26 vjeçarit Martin Çeço është e rëndë dhe tragjike. Ai u mbyt me litar dhe trupi i tij u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Tre persona janë arrestuar për këtë ngjarje, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo, të cilët u lanë në “arrest me burg” nga Gjykata e Korçës. I ati i të ndjerit ka treguar momentet e para sesi djali i tij u njoh me vajzën që u bë mollë sherri për vrasjen e të riut. Ajo punon në një byrektore në qytetin e Korçës dhe aty djali i tij e ka parë për herë të parë kur ka qenë me një shokun e tij nga fshati Kolanec. “Qante 4-5 ditë. Po pse qan? Unë nuk do t’i shkruaj më, kjo më shkruan vjersha. I bënte për të vrarë”.
Si për të vrarë?
Nevzat Çeço: Dilnin ato varret.
Kush është kjo vajza? Si e ka emrin?
Nevzat Çeço: Tina Pajollari.
Si e ka njohur djali këtë vajzë?
Nevzat Çeço: Hëngri byrekë në Korçë (Vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje.
Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp. Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do. Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin.
Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte Instagrame të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse s’pranon të lidhet.