Ju ndoshta keni menduar një milion herë se shitësit ju tradhtojnë sa herë që blini një pako me patatina. Në pamje të parë, duket se brenda ka më shumë ajër sesa patatina. Megjithëse kjo është e vërtetë, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj mashtrimi, por për një gjë jashtëzakonisht praktike. Prodhuesit lënë qëllimisht hapësirë për një arsye të mirë. Kjo mbron patatet e skuqura nga dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit dhe lëvizjes nga një vend në tjetrin. “Ajri” në to është një mbrojtje e shkëlqyer në mënyrë që ushqimi të mos shkatërrohet. Nga ana tjetër, qeset nuk përmbajnë…
Author: tirana
Një 54-vjeçar shqiptar ka ushtruar dhunë fizikë ndaj vajzës së tij në Heraklion të Greqisë. Debati nisi kur vajza 20-vjeçare i kërkoi babait të saj një shumë parash. Ky i fundit u përpoq t’i shpjegonte se nuk kishte para, por e reja insistonte. Situata mes tyre degradoi, dhe babai goditi të bijën, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Kjo skenë u shënua në sy të vajzës së vogël të familjes, 18 vjeçe, e cila ndërhyri dhe nisi të godiste të atin.
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin grek të Larisas, pas vdekjes së papritur të një të moshuare 76-vjeçare. Mediat në shtetin helen raportojnë se në banesën e të ndjerës është gjetur edhe një 51-vjeçare, e cila rezulton të jetë e bija e pensionistes që ka ndërruar jetë, por që është mbajtur e mbyllur në shtëpi nga nëna për plot 42 vite. Nuk dihet nëse ajo është mbajtur në shtëpi e mbyllur me dëshirë apo me dhunë, ndërsa raportohet se 51-vjeçarja vuan nga autizmi. Ajo ishte e shëndetshme dhe kushtet e shtëpisë ishin shumë të mira, prandaj dyshimet për…
Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim do të kemi rritje të ndejshme të temperaturave. Kjo për shkak se kemi një zhvendosje të valëve të të nxehtit që ka përfshirë gjithë kontinentin e Evropës. Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të fillojnë të rriten me 3 gradë, duke bërë që termometri të kapë vlerat maksimale në 38 gradë celcius. Gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të lehtë të temperaturave.
Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi ka ngritur shqetësimin e abuzimeve që bëhen me çmimet e produkteve bazë. “Flasim vetëm për produktet që janë pjesë e masës e ato janë 6-7 produkte. Makaronat dhe pastat kemi vërejtur se ka ulje të çmimit. Por mendoj se kjo nuk është ulje e mjaftueshme e çmimeve. Vlerësoj se ka ende hapësirë. Duhet të presim pasi që justifikimi i tyre është se ende në depon e tyre posedojnë produkte që janë me çmimet e mëparshme, ndërsa çmimet e reja do të vendosen pas 5 një jave”. Qeveria miratoi ligjin për mbrojte…
Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 219 raste të reja nga 805 testime të kryera. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërkohë që gjatë 24-orëve të fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 75 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 273,337 që nga fillimi i epidemisë.
Një anije luftarake e marinës amerikane lëshoi një flakë paralajmëruese për të larguar një skaf të Gardës Revolucionare iraniane që vinte drejt e në të gjatë një takimi të tensionuar në ngushticën strategjike të Hormuzit. Incidenti i të hënës që përfshin Gardën dhe Marinën vjen pasi tensionet mbeten të larta për negociatat e ngecura mbi marrëveshjen e prishur bërthamore të Iranit me fuqitë botërore dhe ndërsa Teherani pasuron uraniumin më afër se kurrë në nivelet e nivelit të armëve nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në rënie.
Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence pritet të mbërrijë të enjten në Tiranë. Lajmi për vizitën e tij në kryeqytetin e Shqipërisë u konfirmua për “News24” nga zyra e shtypit të kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla. Pence do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare. Kujtojmë se në muajin maj të këtij viti, Shqipëria u vizitua edhe nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare, për shkak të komplikacioneve pas një operacioni për heqjen e bajameve. Mbretëresha braziliane e bukurisë u nda nga jeta të hënën në një spital në Macae, në juglindje të vendit, disa muaj pas operacionit. “Ajo bëri operacion për heqjen e bajameve në fund të marsit dhe pas 5 ditësh në shtëpi pati hemorragji. Ajo shkoi në spital dhe pësoi atak në zemër më 4 prill. Që nga ajo kohë ishte në koma dhe ndërroi jetë”, tha prifti i familjes për The Mirror. Rezultatet e autopsisë pritet të nxjerrin më…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi pas dëgjesës që bëri para pak ditësh me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit mbi disa ndryshime të propozuara për Ligjin e Sponsorizimit dhe bastet sportive, këtë herë ka pritur në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit përfaqësues të Komitetit Olimpik dhe federatave të ndryshme sportive. Statusi i plotë i Ministres Kushi: Në vijim të dëgjesave që po organizojmë me komunitetin e sportit, prita sot në MAS Presidentin e KOKSH z. Fidel Ylli së bashku me përfaqësues të federatave të ndryshme sportive në vend. Diskutuam mbi rëndësinë e ligjit të sponsorizimeve dhe mekanizmave të…
Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është e nevojshme, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa shtoi se është e qartë se Ukraina i përket Evropës. Udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij do të angazhohet që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua se vendi i tij do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën përmes dërgesave të armëve, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Zoti Scholz shtoi se pas vizitës së tij në Kiev javën që shkoi, e ka edhe më të qartë se…
Një 35-vjeçar shqiptar është përfshirë në një sherr orët e para të mëngjesit të së martës me një shtetas italian. Shqiptari, i cili është menaxher në një disko në Itali është konfliktuar me një klient. Pas përplasjes, 35-vjeçari ka dalë nga diskoja dhe është kthyer pak minuta më vonë i pajisur me një armë, të cilën e ka drejtuar drejt personit me të cilin po konfrontohej. Oficerët e sigurisë e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte, duke e detyruar shqiptarin që ta hiqte armën nga dora. Më pas, ai u identifikua dhe u arrestua nga karabinierët.