TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përlotet Chiara Ferragni, Fedez i bën dedikim mes koncertit

23:59 / June 29, 2022

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

23:46 / June 29, 2022

Në lidhje me Mozzik? Kiara Tito reagon sërish: Më thonin si ia bëre këtë Loredanës

23:39 / June 29, 2022

Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunit

23:31 / June 29, 2022

Një tjetër bashkëpunim me Albërije Hadërgjonajn? Ja çfarë paralajmëroi Beatrix Ramosaj

23:26 / June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Lajme

“Mbante në shtëpi fotografinë e ish-të dashurës franceze”/ Ben Blushi tregon bisedën me gjyshen e tij

19:32 / June 21, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ben Blushi ka ndarë në faqen e tij të “Facebook” bisedën që ka realizuar me gjyshen e tij, Mynever Shuteriqi, në 98-vjetorin e saj të lindjes.

Përmes pyetjeve të Blushit, ajo ka treguar për largimin nga Gjirokastra në moshën 2-vjeçare e deri te njohja me bashkëshortin, shkrimtarin e njohur Dhimitër Shuteriqi.

Në një moment, ajo ka rrëfyer se i shoqi, i cili kishte jetuar gjashtë vite në Francë, kur u rikthye në Shqipëri kishte marrë me vete nga ai vend edhe fotografinë e ish-të dashurës së tij, Blanshës.

Postimi

ME GJYSHEN TIME,MYNEVER SHUTERIQI

Shkova të takoj gjyshen. Mynever Shuteriqin

Nuk dole sot, e pyeta

Jo,tha po të prisja

Del cdo ditë?

Pothuajse cdo ditë,

Ku shkon?

Këtu afër te Toptani, pi kafe

Me kë pi kafe ?

Herë vetëm, herë me njërëz

Po shoqet nuk vijnë për kafe?

Nuk kam më shoqe, tha Myneveri, ose janë sëmurë ose kanë vdekur

Të ka marrë malli për Gjirokastrën?

Jo nuk më merr malli për Gjrokastren. Ika dy vjec që aty nuk kam kujtime

Pse ikët nga Gjirokastra?

Babai ishte nënpunës i pyjeve dhe e qarkullonin në qytete të ndryshme

Ku keni jetuar tjetër ?

Kudo.Lushnje,Elbasan,Delvinë. Aty mësova pak greqisht

Nuk e dija që di greqisht,i thashë

Gjithë Delvina fliste greqisht dhe unë e mësova nga shoqet e fillores

Po tjetër cfarë gjuhe flet?

Italisht,tha Myneveri

Ku e mësove italishten?

Në shkollën Nëna Mbretëreshë në Tiranë

Ishte shkollë e mirë?

Shkolla më e mirë për vajza,babai paguante 12 napolona në vit

Cfarë mësuesish kishit në shkollë?

Kryesisht Italianë

Dinin shqip?

Shumë pak. Mësuesja ime e italishtes quhej sinjora Dotmasse. Ajo thoshte që italishtja është gjuha e Zotit, frengjishtja është gjuha e dashurisë ndërsa shqipja është gjuha e zogjve. Po ti di italisht?

Kuptoj,thashë unë

Do të të recitoj Dante Aligerin, më pyeti Myneveri

Dua,i thashë

Tanto gentile e tanto honesta pare

La donna mia

quando ella altrui salute

che va dicendo al anima

Sospira

Ma përkthe, i thashë

Shumë e ëmbël dhe shumë e bukur duket

e dashura ime

cdo njeri që e sheh

i thotë vetes

psherëti

Shumë e bukur, thashë unë

është Soneti i Beatrices, tha Myneveri, Dante ia kushtoi se e kishte të dashur

Vërtet stë merr malli të shkosh në Itali, e pyeta

Kam qenë në Itali, vetëm në Francë skam qenë. Dhimitri, gjyshi yt më thoshte gjithmonë, si s’të cova një herë në Francë

Ai e donte shumë Francën,thashë unë

Aty studjoi 6 vjet, tha Myneveri kishte dhe një të dashur

Ti tregonte ty të dashurat, e pyeta

Këtë historinë e Blanshes po

Ca thoshte Dhimitri për Blanshën ?

I mbante fotografitë e saj në shtëpi. Një herë kur fëmijët luanin dhe nxorrën fotografitë më pyetën kush është kjo vajza që ka dalë me babin. Dhimitri u bë keq sepse mendoi se unë do bëhesha xheloze

Po ti ishe xheloze?

Jo,tha Myneveri. Kur ndodhi kjo puna e fotografive me fëmijët, Dhimitrit i thashë që unë nuk kam punë me jetën tënde të mëparshme dhe ai u lehtësua

Ku u njohe me Dhimitrin?

Në Elbasan gjatë luftës. Unë shkova të dilja partizane. Por komandanti i brigadës 17, më tha ti nuk do vish në mal. Gjithë shoqet dhe shokët e mi ikën në luftë

Po ty pse nuk të morën, e pyeta

Mua më thanë që të merresha me shtypin e luftës dmth të shkruaja komunikata dhe ti shpërndaja. Unë nuk di ta bëj këtë punë, i thashë.

Do të ndihmojë Dhimitri, më thanë, ai është shkrimtar do punoni bashkë

Sa vjec ishe?

18 në atë kohë. Më futën dhe dy herë në burg

Po në burg pse?

Për këto komunikatat që shkruanim. Më mbanin një javë pastaj më lironin për mungesë provash

Edhe kështu u njohe me Dhimitrin?

Na cuan në një bazë ilegale të shtypit që duhet të ishte sa më thellë që gjermanët mos e gjenin dot.

Ku ishte ky vend?

Në Shpat të Elbasanit, në fshatin Stërstan

Kam qenë në Shpat, thashë unë

E di cdmth Stërstan,më pyeti Myneveri

Jo, i thashë

Stërstan do të thotë përtej staneve, kaq larg ishte

Mendon se ke jetuar mirë,e pyeta

Mendoj se i kam marrë jetës më shumë nga cmundet,tha Myneveri

Kur te pyesin sa vjec je si i përgjigjesh?

Që jam aq vjec sa dukem

Kur e ke ditlindjen?

Sot në 21 qershor,me solsticin e verës

Po sa vjec je?

Jam 100 pa 2, tha Myneveri

Duhet të bëhesh patjetër 100, i thashë

Do përpiqem, tha Myneveri

Tani do të bëj një fotografi, i thashë

Shpejt, tha, duhet të dal

Ku do shkosh?

Do shkoj për drekë, tha, më ka ftuar vëllai yt

Ben Blushi gjyshja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta një nga balerinat e para shqiptare

15:53 / June 29, 2022

Temperaturat deri në 41 gradë, qershori mbyllet me reshje shiu

13:49 / June 29, 2022

Kushi: Bashkëpunim më të ngushtë në programin “Horizont Evropa”

15:09 / June 28, 2022

Drejtoresha e AKU këshillon qytetarët: Shmangni blerjet e ushqimeve në rrugë dhe kontrolloni etiketat

17:55 / June 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Ia ‘inauguruan’ me tritol/ Si u sulmua hoteli i Muratit dhe një vit më parë ?

23:18 / June 29, 2022

Sociologu: Duhen mbështetur gratë për abortin. Nënkryetarja e Bashkisë: Ça borxhi kam unë…?

23:12 / June 29, 2022

Eksploziv hotelit në Sarandë për herë të dytë, zbulohet kush është pronari 

23:01 / June 29, 2022

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, informacionet e para për ngjarjen

22:57 / June 29, 2022
Te fundit

Përlotet Chiara Ferragni, Fedez i bën dedikim mes koncertit

23:59 / June 29, 2022

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

23:46 / June 29, 2022

Në lidhje me Mozzik? Kiara Tito reagon sërish: Më thonin si ia bëre këtë Loredanës

23:39 / June 29, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.