Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqipëria e fundit në të ardhurat për frymë, PD: Qentë lehin, karvani nuk ecën para

11:13 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selia e pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë në lidhje me të dhënat e fundit të Eurostat, që e rendisin Shqipërinë të fundit në Europë në të ardhurat për frymë për vitin 2021.

Nga selia blu, anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo tha se “për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një shekull”.

Deklarata e plotë:

Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje.

Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021. Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina.

Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria.  Serbia 12 pikë më lart. Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE.

Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një Shekull. Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit.

Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare. Pra, siç shihet “qentë lehin, por karvani NUK bën përpara”.  Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

11:32 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.