Në emisionin “Me Zemër të Hapur” janë zbardhur detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Blerim Kola gjatë një përleshje me thika me një shtetas maqedonas në Hamburg të Gjermanisë. Kujtojmë se Kola mbeti i pajetë prej goditjeve të njëpasnjëshme me thikë që mori nga një 36-vjeçar maqedonas, me të cilin njihej prej shumë kohësh dhe ishte takuar për të sqaruar një konflikt të mbartur në kohë. Sipas mikut të ngushtë të Kolës, një shqiptari nga Podujeva të quajtur Agan Mehmeti, sherri ka ndodhur për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Blerimit, por më parë kishte qenë…
Author: tirana
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen dhe përpos një beteje të fortë, regjisorja Vjosa Berisha është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social Instagram. “Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”. View this post on Instagram A post shared by Fatos Sh.Berisha (@fatossberisha)
Çrregullimet e Spektrit të Autizmit janë ndër problemet më të shpeshta të neurozhvillimit. Po cilat janë disa nga shenjat më të hershme për të cilat prindi duhet të shqetësohet dhe të kontaktojë mjekun specialist? – Vonesa gjuhësore – Mospërgjigje ndaj emrit të tij – Humbje e aftësive gjuhësore dhe sociale – Kontakt me sy i dobët – Mungesa e buzëqeshjes apo përgjigjes sociale – Aftësi e dëmtuar për të bërë shoqëri – Aftësi e dëmtuar për të filluar apo realizuar një bisedë me bashkëmoshatarët – Mungesë e lojës imagjinare dhe sociale – Përsëritja e fjalëve apo përdorim i pazakontë i…
Kryeqyteti i Austrisë, Vjena ka rikthyer pas katër vjetësh statusin si qyteti me cilësinë e jetesës më të mirë në botë, sipas një raporti vjetor nga The Economist. Në Vjenë njihet si dukuria “Lebenskunst”, thënë ndryshe “arti i të jetuarit mirë” dhe tashmë që kushtëzimet nga Covid-19 janë hequr, muzetë dhe qendrat e shërbimeve janë rihapur duke bërë kështu që jeta kulturore të rilulëzojë. Qyteti ofron shumë mundësi për kulturë dhe argëtim, si dhe infrastrukturë të mirë dhe stabilitet të përgjithshëm. Pesë qytete të tjera evropiane përfshihen në dhjetëshen e parë, duke përfituar gjithashtu nga lehtësimi i kufizimeve të Covid-19. Megjithatë…
Kreu i Grupit të PS në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD Sali Berisha. Ndërsa e ka cilësuar kreun e PD si një mbetje të regjimit komunist në jetën politike të vendit, Balla tha se Berisha është grabitësi më i madh i pronave në vend. Po ashtu ai u shpreh se kreu i PD, ka grabitur edhe kompleksin ‘Partizani’, ndërsa shtoi se është informuar nga prokurori se ka nisur procedimi për këtë çështje. “E ftoj parafolësin tu shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi, apo aty ku janë të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e mbajtur në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel ku në qendër të tij ka qenë liberalizimi i vizave, tha se ajo është e vetmja në atë tryezë që ju desh të merrte një vizë për të mbërritur në takim dhe se populli i Kosovës ndihet më i diskriminuari në kontinentin europian. “Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën në Kuvend, tha se Sali Berisha ka ndryshuar datën e lindjes për ta pasur afër Enver Hoxhës. Po ashtu Balla i ka bërë thirrje Berishës që tu shpjegojë qytetarëve se si ka mundësi që është pronar tokash në Dhërmi “Po fliste para pak minutash një grabitës pronash, ka ardhur koha që ky ish-grabitësi tu kërkojë ndjesë pronarëve. E ftoj atë të dalë dhe tu shpjegoj qytetarëve se si ka mundësi që është pronar tokash në Dhërmi. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta cuar afër shokut Enver, e ka…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është penguar te shkallët e Kuvendit. Duket se takat e kanë “tradhëtuar” Tabakun, teksa ajo ecte në korridorin e Kuvendit për tu ulur në vendin e saj. Në një moment, deputetja pengohet tek shkallët dhe për pak rrëzohet, por arrin të mbahet tek tavolina. Por ajo e kalon me sportivitet këtë situatë, ku në videon e siguruar nga Panorama, shihet duke qeshur.
Vendet e udhëhequra nga gratë, kanë regjistruar 39.9% më pak vdekje nga Covid-19 sesa kombet e drejtuara nga burrat. Kjo mbështetet nga një studim nga Universiteti i Queensland në Australi, i cili vlerësoi shkallën në të cilën karakteristikat e ndryshme të vendeve që i paraprinë pandemisë, ndikuan në infeksionet dhe vdekjet në vitin e parë të Covid-19, midis janarit dhe dhjetorit 2020. Hulumtimi është publikuar në Scientific Reports. Shkencëtarët australianë analizuan përgjigjen ndaj pandemisë në 91 vende. Shumë kombe kanë marrë qasje të ngjashme për të frenuar përhapjen e virusit, ka pasur dallime të mëdha në numrin e rasteve dhe…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte. Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë. Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i…
Përpos projekteve muzikore, Kida është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme. Bukuroshja e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz në Instagram, është duke shijuar pushimet në një nga bregdetet shqiptare. Me këtë rast, ajo nuk ka munguar me fotografi provokuese ku ka vënë në pah linjat trupore me bikini.
Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama pozoi krah kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe qytetarët maqedonas kanë nisur menjëherë nga kompliemntet në rrjetet sociale, duke e cilësuar Ramën si politikanin më popullur në rajon. Në komente, ata propozojnë që të gjithë të vizitojnë Shqipërinë dhe s’i kursejnë ofentimet ndaj Bashkimit Evropian.