TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Analisti Dritan Hila: Meta është një figurë e konsumuar, s’ka inteligjencën për të qenë lider

18:59 / June 29, 2022

E rëndë, 25-vjeçarja gjendet pajetë në rrugë

18:50 / June 29, 2022

Protesta/ Berisha e fut në grupin e punës pa e njoftuar, ironizon deputeti i PD-së

18:45 / June 29, 2022

Belgët ngrenë alarmin: Mafia shqiptare na ka pushtuar

18:44 / June 29, 2022

Po flinin në hekurudhë, treni “vret” dy emigrantët në Maqedoninë e Veriut

18:43 / June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Shehaj akuzon kryeministrin se i dha statusin e investitorit strategjik burrit të ministres Xhaçka, Spiropali: Nuk është në konflikt interesi

11:06 / June 23, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Agron Shehaj ka hedhur akuza të tjera në kuvend për Investimet Strategjike dhe fitimit të të drejtës për të investuar për bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka.Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar.

Duke ju përgjigjur Agron Shehajt, Ministrja e shtetit Elisa Spiroplai, tha se ai i ka gabim pyetjet dhe se ai është personi i gabuar për ti ngritur ato.

“Do më dukej shumë normale të kërkohej nga të tjerë. Nga ata që kanë rrëmbyer flamurin e politikës, që flasin për ekonomi duke menduar xhepin e tyre. Dhe duke mallkuar gjithçka që nuk ka lidhje me xhepin e tyre. Mendojnë jo me logjikë për interesin vetiak. Ju Shehaj e keni njohur biznesin dhe po bëni këtë në politikë, por ju dëshmoni moskuptim ose gjyq popullor si hetim për investimet strategjike. Po cënoni klimën e investimeve në vend”, tha Spiropali.

Në një moment Gazment Bardhi ka ndërhyrë nga vendi duke iu përgjigjur Spiropalit.

“Mos qesh Gaz se shumë gaz ke pasur këto kohë.”tha Spiropali.

“Investimet strategjike janë potencial zhvillimi.”

(Ndërhynë sërish Gazment Bardhi)

Sipas Elisa Spiropalit, statusi i investitorit nuk është favor që qeveria ua bën dhuratë investitorëve, por në bazë të disa kritereve dhe për një të mirë publike.

“Jeni në garë të ethshme me Gazin që kërkon të imitojë Joridën.”

“Vendimet për investimet strategjike janë vendime në parim që kalojnë në këshillin e ministrave. Është derivat i ligjit dhe jo një përfitim i ri. Po të kërkoni e gjeni.”

Sipas Spiropalit, Olta Xhaçka nuk është anëtare tek organi i dhënies së Investimeve Strategjike dhe nuk ka konflikt interesi.

“Nuk përfaqëson vendimmarrje të Komitetit të Investimeve Strategjike. Olta Xhaçka me shkresë zyrtare ka kërkuar që të mos marrë pjesë në Këshillin e Ministrave. Një individ nuk mund të ndikojë në vendimin kolegjial. Heqja dorë parandalon konfliktin e Interesit.” tha Spiropali.

“Nuk po na e shpikni ju rrotën. Artan Gaci dhe Xhacka njihet nga të gjithë. Në asnjë rast nuk është fshehur që është në emër të tij. Sa i përket vendimit të Komitetit, janë të mbështetura në kuadër ligjor dhe subjekti i ka përmbushur kriteret. Është investim privat.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Analisti Dritan Hila: Meta është një figurë e konsumuar, s’ka inteligjencën për të qenë lider

18:59 / June 29, 2022

E rëndë, 25-vjeçarja gjendet pajetë në rrugë

18:50 / June 29, 2022

Protesta/ Berisha e fut në grupin e punës pa e njoftuar, ironizon deputeti i PD-së

18:45 / June 29, 2022

Belgët ngrenë alarmin: Mafia shqiptare na ka pushtuar

18:44 / June 29, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

PD ndan grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut

17:47 / June 29, 2022

Vijon rritja e infektimeve me Covid në Shqipëri, 581 raste të reja në 24 orët e fundit

16:43 / June 29, 2022

Një i plagosur me armë në Tiranë, dyshimet e para

16:25 / June 29, 2022

SMS-ja që i shpëtoi jetën/ Si u njoftua drejtoresha në Shkodër për eksplozivin në makinë

15:52 / June 29, 2022
Te fundit

Analisti Dritan Hila: Meta është një figurë e konsumuar, s’ka inteligjencën për të qenë lider

18:59 / June 29, 2022

E rëndë, 25-vjeçarja gjendet pajetë në rrugë

18:50 / June 29, 2022

Protesta/ Berisha e fut në grupin e punës pa e njoftuar, ironizon deputeti i PD-së

18:45 / June 29, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.