Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Na jep lekët ose të vrasim ​​djalin”, dy minorenët  kërcënojnë 14-vjeçarin dhe nënën e tij

11:50 / June 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1363b733 45ed 4076 ae48 36798b6e1493 kypG U33501627167515KEG 656x492@Corriere Web Milano 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezër, 14 dhe 15 vjeç janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë bërë kërcënime dhe sulme të vazhdueshme ndaj një djali të moshës së tyre dhe nënës së tij.

“Na jep paratë, përndryshe do të të vrasim djalin”. Ishte ky mesazhi që dy djemtë i dërgonin vazhdimisht nënës së një 14-vjeçari, ndërsa një herë i gjeti edhe në shtëpinë e saj, të vendosur për të marrë një borxh të pretenduar prej pak më pak se 200 euro.

Ky borxh sipas tyre ishte grumbulluar për blerjen e marijuanës që nga i biri i saj 14-vjeçar, i cili e kishte për përdorim personal.

Pas presionit, kërcënimeve përmes Whatsapp-it dhe  telefonatave, nëna iu drejtua karabinierëve. Ata arrestuan dy djemtë në bazë të një dispozite të gjykatës për të mitur, e cila i urdhëroi ata të mbaheshin në paraburgim në komunitet, pasi akuzohen për zhvatje, trafik droge dhe armëmbajtje.

Sipas rikonstruktimit të ngjarjes, viktima ka qenë nën kërcënime të vazhdueshme, sidomos kërcënime për rrahje me qëllim kthimin e parave.

Në atë moment ai iu drejtua nënës së tij, por pavarësisht kësaj, vëllezërit e mitur me prirje kriminale kanë këmbëngulur duke i thënë kësaj të fundit se nëse nuk do t’u shlyente borxhin, do ta kishin goditur me thikë djalin e saj.

Karabinierët ndërhynë pikërisht në takimin e rënë dakord nga gruaja me zhvatësit, të cilët u shfaqën secili me nga një thikë në çantë, ndërsa njëri prej tyre mbante edhe 16 doza hashash.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vdekja e këngëtarit grek, arrestohen mjekë! “Doktorët lidhje me politikën, tentuan të fshehin provat”

12:20 / September 20, 2026

Vuçiç akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta: Për Mlladiçin na sulmuan, për Thaçin heshtën

11:19 / September 20, 2026

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.