Teksa dje ishte dhe provimi i fundit i Maturës Shtetërore, lënda me zgjedhje, maturantët janë hedhur sot në protestë.
Një grup nxënësish janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë ripërsëritje të testit. Nxënës që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, ndërkohë që shprehen se pyetjet ishin jashtë programit.
Me parrulla në duar dhe me thirrje kundër Ministrisë, nxënësit kërkuan si alternativë që të hiqen ato pyetje që kanë qenë jashtë programit.
