Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Damian Gjiknuri në takimin e partive europiane socialiste: U rikonfirmua rëndësia e integrimit të Ballkanit Perendimor

13:27 / June 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri mori pjesë në takimin përgatitor të grupit të Partive Europiane Socialiste (PES) për Këshillim Europian me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PES, Sergei Stanishev.

Të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm ku u rikonfirmuan njëzëri rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perendimor në familjen europiane ishin dhe Kancelari Scholtz dhe përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme Joseph Borrell.

 Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri thekson se partitë simotra të së majtës europiane konfirmuan njëzëri rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perendimor në familjen europiane si garanci stabiliteti dhe sigurie në një Europë të trazuar. “Pata kënaqësinë të ndjek nga afër mbledhjen e partive europiane socialiste, pra gjithë familja e social-demokratëve europianë me liderë kryesorë Olaf Scholtz dhe shumë liderë të tjerë të familjes së majtë ku u ritheksua edhe njëherë mesazhi i rëndësisë së zgjerimit. U shpreh keqardhja dhe zhgënjimi që edhe kësaj radhe rrezikohet përsëri procesi i zgjerimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ai.

Gjiknuri shton se në takimin përgatitor të grupit të Partive Europiane Socialiste u theksua edhe një herë nevoja imediate e zgjerimit, pasi vendet i kanë përmbushur të gjitha obligimet e tyre. “Gjithçka mbetet thjesht pjesë e politikës konservatore ku vendet mbajnë peng njëri-tjetrin dhe nëse do të vazhdojë kështu, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian do të rrezikohet. Ky qe një mesazh i të gjithë partive të majta, bënë thirrje ndaj të gjithë vendimmarrësve që ky proces të ecë sa më shpejt përpara në të mirën e sigurisë europiane, për të mirën e Bashkimit Europian”, nënvizon Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit në konferencë me Hoxhën: Izraeli dhe Shqipëria, miqësi më të thellë se diplomacia

13:02 / October 12, 2026

Qeveria prezanton “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”: 325 oferta me ulje deri në 40% për qytetarët

12:50 / October 12, 2026

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

11:14 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.