Author: tirana

Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë më shumë se 15 mijë rusë deri më sot kur është bërë 1 muaj që prej nisjes së sulmit të Rusisë në tokën e tyre, ndërkohë që numri i tankeve dhe blindave të shkatërruar duket të jetë shumë i lartë. Sëfundmi ata sulmuan një anije të mbushur me mjete ushtarake dhe raketa në portin e Berdyanskut, ndërsa herë pas here shpërndajne edhe video nga momentet e sulmeve ndaj autokolonave ruse që përpiqen të furnizojnë ushtrinë me ushqime dhe karburant. Footage from a Ukrainian military UAV apparently showing an ATGM strike on a Russian tank.🔥🇺🇦Russian tanks…

Read More

Aktori i humorit, Gazment Paja, ka reaguar pas lajmit të pulbikuar se kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro. Në një postim në rrjete sociale, Paja pohon se ka marrë statutin e investitorit strategjik, por thekson se nuk ka përfituar asnjë cm2 tokë nga shteti. Postimi i plotë: Nuk kam perfituar asnje cm2 tokë nga shteti. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje…

Read More

Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës. Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Read More

Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Kodër Priftit kanë dalë sërish në protestë kundër shembjes së banesave të tyre dhe thanë se kërkesa e tyre është shumë e qartë. Banorët shprehen se duan një marrëveshje korrekte, që është e firmosur nga të dyja palët, duke theksuar se pavarësisht protestave, Bashkia e Tiranës nuk ka kontaktuar asnjë banor. Një prej banorëve ka paralajmëruar se të gjithë banorët do të bëjnë kallëzime individuale, pasi sipas tyre kjo është e vetmja formë për të vënë në lëvizje gjykatës. “Të bëjnë kallëzime individuale, se kështu e vini gjykatën në lëvizje. Se nëse i bën…

Read More

Revista restigjoze amerikane ‘People’ ka publikuar në faqen e Instagramit pamjet e veçanta nga një fluturim i nisur nga Emiratet e bashkuara Arabe drejt Shqipërisë. Në avionin e linjës për në Rinas, të mbushur plot e përplot me pasgjerë udhëtonte edhe një djal i vogël i cili gjatë udhëtimit ka shpëthyer në të qara. Pas tentativave të shumta vogëlushi ka mundur të qetësohet vetëm pas gjestit të veçantë të të gjithë pasagjerëve të cilët njëzëri kanë kënduar ‘Baby Shark’. Pamjet janë filmuar nga një prej udhëtarëve dhe po bëjnë xhiron e rrjetit në të gjithë botën. “Këtë quajmë punë grupi”–…

Read More

Një 37-vjeçar nga Shkodra për pak e mashtroi policinë me versionin e vjedhjes së automjetit, nëse njëri nga agjentët nuk do kishte qenë kërkues me pyetjen që i bëri “na trego ku e kishte parkuar makinën”. Në të vërtetë, sipas policisë numër 1 në kryeqytet agjentët kërkuan vendparkimin e makinës jo për të kryer kërkime se mos shoferi kishte harruar vendin, por deshën që të siguronin pamje të kamerave të sigurisë. Realisht nga këqyrja e kamerave rezultoi se denoncuesi nuk kishte qenë asnjëherë me mjet në këtë zonë, por përkundrazi ai shfaqet duke shëtitur në këmbë dhe duke hyrë në…

Read More

Televizioni rus ka shfaqur pamje që me sa duket tregojnë presidentin Vladimir Putin duke mbajtur një takim të Këshillit të Sigurimit sot me zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ky i fundit nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, dhe kishte zëra se ministri ishte i sëmurë ose madje ishte arrestuar, shkruan BBC. Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Putin do të mbante një takim të Këshillit të Sigurimit sot dhe u pyet gjithashtu për vendndodhjen e Shoigut. Ai tha se ministri “ka shumë gjëra për t’u kujdesur, ka një…

Read More

Ditën e sotme kanë tërhequr një vëmendje jo pak të madhe, disa kuaj të zinj të vendosur në oboriin e Kryeministrisë. Ato janë pjesë e ekspozitës “Leviatani mekanik” që do të çelet sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Autori i Ekspozitës është artisti Ergys Krisiko, ndërsa kuratore është Ajola Xoxa. Krijesa mitologjike e Leviatanit është një përbindësh nënujor i përmendur për herë të parë në Testamentin e Vjetër Biblik. Siç shpjegohet në tekstin kuratorial, kjo krijesë është simbol i fuqisë së madhe krijuese të Zotit, por ka edhe anën e errët. Shihet gjithashtu si një bishë demoniake dhe e…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit ngritur shqetësimin për situatën e çmimeve në vend. Kryemadhi tha se 40% e popullsisë shqiptare jeton nën minimumin jetik, ndërsa sipas saj paketa e rezistencës së ndërmarrë nga qeveria nuk mjafton. Kryetarja e LSI tha para deputetëve se i ka mbërritur një video me ministrat e qeverisë në Dubai, ku siç thekson ajo në fytyrat e tyre nuk shihej dhimbja për luftën apo krizën. “Të gjitha këto duhet t’ja dimë për nder lartmadhënisë tonë, Zeusit. Është shumë korrekte kur lemë një kohë të limituar për paketën e furnellës…

Read More

Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, ka dhënë informacionin e fundit në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vend. Ajo tha se sipas saj po ndërmerren të gjitha masat që t’i vihet fre vatrave. Gjeci bëri me dije se janë 382.672 shpendë të ngordhura dhe vazhdon procesi për eliminimin e tyre. Po shuajmë vatrat po kryhet tamponimi i zonës po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët është siguruar baza mbrojtëse. 382 672 shpendë të ngordhur, vijon procesi për asgjësim. Veterinerët kanë kryer vizita dhe kontrolle në 63 stabilimente s’ka raste të dyshuara”, tha ajo. “Është e rëndësishme për tregtarët…

Read More

Një 26-vjeçar është plagosur me thikë në një kalçeto në Kamëz. Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve për lojën në kalçeto. Fill pas plagosjes, i riu është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është identifikuar.

Read More

Deputeti socialist, Erion Braçe i është kundërpërgjigjur Sali berishës duke thënë se atij sot nuk i takon të flasë, pasi sipas tij, këtij vendi në këto 30 vite i ka sjellë vetëm të këqija, të cilat i ka sjellë të renditura në Foltoren e Kuvendit. “Kisha fjalë diçka, por kur dëgjoj Berishën me të njëjtin fjalim si 30 vitet e më para, të takon të flasësh, akuzosh edhe dënosh siç bën këtu, po kur ke bërë vetëm keq për 30 vite dhe të mos pendohesh asnjë minutë, duhet ta qepësh, Privatizimi i OSSH goditja më e madhe në energji, shoqëruar…

Read More