Author: tirana

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pati një rritje të ndjeshme të çmimeve në vend, kryesisht të naftës dhe çmimit të grurit. Por kjo është shfrytëzuar nga tregtarët, për të rritur çmimet edhe për produkte të tjera. Deputeti socialist Erion Braçe ka konstatuar se është rritur edhe çmimi i kafes. Sipas Braçes, megjithëse kafja e importuar nga Italia është rritur me 150, pra me 1.25 lekë për në filxhan kafeje, nëpër lokale nuk kanë nguruar që ta rrisin çmimin me 20 lekë për një filxhan kafeje. ‘Zhvatje, asgjë tjetër’ shkruan Braçe. ‘Po turp a keni? Edhe çmimin e një filxhani…

Read More

Udhëheqësit e NATO-s kanë mbërritur në Bruksel për të shqyrtuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Grupi u mblodh për një “foto familjare” tradicionale përpara takimit të tyre, i cili është përshkruar si një nga më të rëndësishmit në historinë e aleancës, teksa lufta hyn në muajin e dytë. Pjesë e këtij samiti është edhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama.

Read More

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me tensione. Deputeti i Grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar me ngulm ndryshimin e rendit të ditës. Debatet Edmond Spaho: Keni shkelur rregulloren Ermonela Felaj: Ju ftoj të uleni të zini vendin tuaj. Rregulloren po zbatojmë. A mund të dëgjoni para se kuvendi të marërë një vendim. Ju ftoj të qetësoheni dhe të zini vendin tuaj. Edmond Spaho: Lexo rregulloren Ermonela Felaj: Do më duhet të dëgjoj dy folës para se kuvendi të marrë një vendim. Zoti Spaho jeni pa mikrofon. Ju lutem të dëgjojmë edhe kolegët e tjerë deputetë. Taulant…

Read More

Policia zbulon në Fushë-Milot të Kurbinit, në katin e parë të një banese, një laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, si dhe një sasi lënde narkotike. Dy persona u prangosën, njëri prej tyre me detyrë elektricist pranë OSHEE Kurbin, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër. Gjatë operacionit të koduar “ Trinomi” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Dean Gega, 28 vjeç, banues në Kurbin, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ylli Pali, 24 vjeç, banues në Burrel, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i…

Read More

Dy vatra zjarri në bashkinë e Klosit dhe një në bashkinë e Matit po dëmtojnë masive pyjesh, kryesisht me dushqe.Mbi 50 hektarë në fshatrat Kurdari e Patin, të bashkisë Klos po përshkohen nga zjarri.Shuarja e tyre nga forcat dhe mjetet e pushtetit lokal ēshtë e pamundur. Vendorët kērkojnē ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e tyre.Po ashtu kërkohet ndërhyrja e Policisë për zbulimin dhe ndalimin e autorëve pasi dyshohet se zjarret janë të qëllimshëm.

Read More

Ushtria ukrainase thotë se një anije e madhe ruse është shkatërruar pranë portit jugor të Berdyansk. Marina ukrainase shkroi në Facebook se anija ruse e quajtur “Orsk” u godit dhe u përfshi nga flakët në detin Azov mëngjesin e kësaj të enjteje. Mediat ukrainase raportojnë se një anije ruse është fundosur, dy të tjera janë në flakë dhe se janë goditur një depo municioni e një magazinë karburanti. Megjithatë mediat ndërkombëtare thonë se e kanë të pamundur që ta konfirmojnë informacionin. Rusia e ka pushtuar Berdyansk-un disa javë më parë dhe e përdor për furnizim. Porti shtrihet mes Krimesë dhe…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Goca dhe Gra” është diskutuar indeksi i Lumturisë, ku shqiptarët kanë dalë ndër vendet më të palumtura. Nëpërmjet një sondazhi të realizuar shumë njerëz ishin të palumtur nga politika. Nisur nga kjo Armina ka thënë: Epo duhet të ndërrohet qeveria. Kaq ka mjaftuar që Dalina Buzi t’ja kthejë me humor duke thënë: Ju festoni largimin tani, largimin e Daddy Yankee. Një deklaratë kjo që lidhej direkt me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Read More

Policia e Tiranës me anë të një njoftimi bën me dije se është gjetur një burrë i vdekur në hotel, dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Njoftimi i policisë Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Nga Fatos Hoxha Në disa mesazhe publike kam shprehur shqetësimin e thellë për degradimin e papërballueshëm të PD dhe kam bërë thirrje që PD të rikthehet në vlerat dhe idealet themeluese të saj.PD mund dhe duhet t’a nxjerrin nga gropa ku ka rënë vetëm udhëheqës që identifikohen me idealet dhe vlerat themeluese, udhëheqës që nuk bartin ngarkesa negative nga qeverisja e saj, njerëz që kanë reputacion publik antikorruptiv, që janë të panjollë, karizmatikë dhe shpresëdhënës.PD ka nevojë për udhëheqës që identifikohen me shoqërinë, që i flasin asaj, që frymëzojnë, që ngjallin besim dhe që japin shpresë.PD ka nevojë për udhëheqës…

Read More

5 mijë planete jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar gjatë 30 viteve të fundit. Është rekord që konfirmohet nga NASA, Agjencia Hapësinore Amerikane që thekson se këtu përfshihen të gjitha zbulimet të cilat janë konfirmuar nga disa vrojtime në çdo rast. Zbulimet e para janë bërë në 1992, me 3 planetë njëherësh, ndërsa 65 planetët e fundit të zbuluar janë konfirmuar në 21 Mars 2022, duke arritur edhe shifrën aktuale. Mes 5 mijë botëve të reja, ka edhe planetë të vegjël shkëmborë si Toka jonë, ka gjigandë të gaztë shumë më të mëdhenj se Jupiteri, disa janë etiketuar si Super…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Votimi i 6 marsit shërbeu si një sondazh gjigand me rreth 360 mijë banorë të rritur, për të testuar se sa përkrahje kishte Berisha në elektorat, 9 vjet pas humbjes së tij plebishitare të 2013-ës dhe pas shpalljes persona non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Në listat e zgjedhësve të 6 bashkive ku u votua ishin 655 mijëzgjedhës, por vetëm 360 mijë afërsisht banojnë në Shqipëri (të tjerët janë në emigracion). Dhe nga ata 360 mijë që banojnë në Shqipëri vetëm 63 mijë votuan për kandidatët e Berishës (të përkrahur edhe nga LSI e PDK). Me fjalë…

Read More

The Guardian shkruan se gratë dhe fëmijët refugjatë që ikin nga lufta në Ukrainë për në Poloni janë në shënjestër e tutorëve të dyshuar dhe trafikantëve të seksit që veprojnë të vetëm ose në banda të organizuara. Lajmi është bërë i ditur sipas organizatave bamirëse që punojnë në kufi. “Ne kemi regjistruar rastet e para të tutorëve që grabisin gratë ukrainase pranë pikave të strehimit të refugjatëve në Lublin; duke u fshehur nën maskën e ofrimit të transportit, punës ose akomodimit”, tha Karolina Ëierzbińska, një koordinatore në Homo Faber, një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në qytetin polak të Lublinit. “Nuk…

Read More