Author: tirana

Për Vladimir Putin, rreziku i një grushti shteti në Moskë po rritet. Këtë ia ka komunikuar një agjent i inteligjencës ruse Vladimir Osechkin, një aktivist rus dhe themelues i grupit të të drejtave të njeriut Gulag.ru. “Pakënaqësia po rritet” , shkruan zyrtari anonim i FSB-së, i cituar nga Times. “Në mesin e “007-tave” ka nga ata që nuk do të jenë më në gjendje të shkojnë me pushime në Itali ose të marrin fëmijët e tyre të vegjël në Disneyland Paris. Ata nuk duan të kthehen në Bashkimin Sovjetik dhe çdo muaj shtesë lufte rrit mundësinë e një rebelimi.” thuhet…

Read More

Udhëheqësit e NATO-s do të takohen sot, 24 mars në Bruksel. Në samitin e sotëm do të marrë pjesë edhe presidenti i Amerikës, Joe Biden i cili mbërriti ditën e djeshme në Bruksel. Një mori samitesh emergjente mund të ndihmojë në përcaktimin e fazës tjetër të përgjigjes perëndimore ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, për të cilën zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se po hyn në një shtrirje të pasigurt, por të përgjakshme. Njoftimet mbi sanksionet e reja, qëndrimi i forcave të NATO-s dhe ndihma ushtarake priten të jenë pjesë e takimit diplomatik, sipas zyrtarëve amerikanë dhe evropianë.

Read More

Në vitin 2021 në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian aplikuan për azil rreth 9 mijë shtetas shqiptarë. Sipas Eurostat, shqiptarët ishin të dytët pas turqve, me 16% të aplikimeve total nga vendet e Europës. Statistikat e Eurostat bëjnë të ditur se preferenca e shqiptarëve për të aplikuar për azil mbetet Franca, që në vitin 2021 mori rreth 4900 aplikime, ose 54% të totalit. Franca mbetet e preferuar për shkak të lehtësive që ka në bërjen e dokumenteve, mosdëbimeve dhe lehtësive sociale. Në vend të dytë ishte Gjermania, me 13.5% të totalit të aplikimeve. E treta është Greqia, me 12.6%…

Read More

Moti i kthjellët dhe rritje temperaturash do të karakterizojnë vendin tonë këtë të enjte. Në ultësirën perëndimore do të ketë mot me diell, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë në lindje të vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka ndarë kujtime nga takimet me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Duke e cilësuar atë miken e shqiptarëve, Meta thotë se roli i saj për çlirimin e Kosovës dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë ishte jetik dhe mbetet historik. “Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të një nga personaliteteve më të spikatura të politikës së jashtme amerikane, Sekretaren e Shtetit në vitet 1997-2001, Madeleine Albright.Ajo mishëronte në mënyrë të përkryer vlerat më të shkëlqyera të demokracisë amerikane.Me personalitetin e saj të jashtëzakonshëm, Zonja Albright fuqizoi rolin e gruas në politikë…

Read More

Në kryesinë e Partisë Demokratike ka pasur debate lidhur me selinë e PD, e cila sipas disa deputetëve është me dyer hekuri. Deputeti Salianji ka kërkuar që ato dyer të hiqen dhe ka kërkuar që të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe të japë legjitimitetin formal. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ia vlen te merremi me dyert. Debatet në Kryesinë e PD Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për te gjithë, ku te gjithë mund te përfaqësohen si ngjyrime. Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar qe te japë legjitimitetin formal.…

Read More

Arian Çani ka deklaruar në MCN TV se ish-kryeministri Sali Berisha kërcënohet vetëm nga mosha dhe SPAK-u, duke shtuar se amerikanët nuk mund ta shpallin një parti organizatë terroriste. “Berisha sot kërcënohet vetëm nga mosha e tij. Në moshë të thyer gjithçka mund të ndodhë, larg qoftë. Berisha politikan kërcënohet vetëm nga amerikanët. Përfshij SPAK-un brenda, drejtësinë. Ende amerikanët s’e kanë marrë vendimin që Berisha do dalë para drejtësisë. Nëse nuk ndodhin këto jo Basha, por as Zoti s’e ndalon dot. Berisha mund të kthehet në PD, nëse Basha braktiset nga njerëzit e tij. Por unë nuk mendoj që amerikanët,…

Read More

Anëtari i Kryesisë së PD, Jemin Gjana ka propozuar që t’u kthehet vendimeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 nëntorit, 8 janarit. Në mbledhjen e Kryesisë të nisur prej rreth 1 ore, Gjana tha se në një momento të dytë të mendohet për negociata. Ndërkohë Alibeaj ka mohuar skenarë të tjerë që rrëzojnë ato vendime. Gjana: Qëndrimi im përfundimtar në këtë mbeldhje është ky: t’u kthehemi qëndirmeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 dhjetorit, 8 janarit. T’i mbajme ose t’i rrezojmë. Pastaj të shohim a shkohet në negociata. Nëse gjithmonë, gjënë e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë të…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon inspektimet në tregje dhe markete të ndryshme të vendit që pas shfaqjes së gripit të shpendëve në disa zona të vendit. AKU njofton se Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, mori informacion nga drejtues të rrjeteve të marketeve mbi efikasitetin dhe inspektimet e AKU-së që nga fundi i janarit e deri më sot. “Ne kemi nxjerrë një urdhër për shtimin e kontrolleve dhe monitorimin më të thelluar gjatë periudhës së fundit të janarit dhe e kemi shtrirë deri tani, që kur kjo sëmundje filloi të shfaqej në vendet e BE-së. Kemi qenë rigorozë për…

Read More

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare amerikane e Shtetit, një mike e madhe e popullit shqiptar të Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeç. Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright. Albright ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e vendit në mandatin e saj të dytë. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin…

Read More

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Demokratike në orën 19:00 për të diskutuar për situatën e brendshme në parti pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Xhelal Mziu sugjeroi që të kenë një komision të përbashkët dhe të mos i bëjnë karshillëk njëri-tjetrit. Ai përmendi që foltorja e Sali Berishës ka nisur organizim në të gjitha degët. Xhelal Mziu: Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i 6 marsit foli për shumicë në anën tjetër. As ne, as ata nuk bëjmë dot pa…

Read More