Qeveria amerikane ka deklaruar zyrtarisht se anëtarët e forcave të armatosura ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë, tha në një deklaratë të mërkurën Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Deklarata zyrtare e SHBA-së se Moska ka kryer shkelje të ligjeve të konfliktit vjen pasi Blinken, Presidenti Joe Biden dhe Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman thanë të gjithë se ishte mendimi i tyre personal se krimet e luftës kanë ndodhur. “Sot, mund të njoftoj se, bazuar në informacionet e disponueshme aktualisht, qeveria e SHBA vlerëson se anëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë. Vlerësimi ynë bazohet në…
Author: tirana
Një tjetër komandant rus u vra nga forcat ukrainase këtë të mërkurë. The Times shkruan se koloneli Alexei Sharov u vra duke luftuar me ushtarët ukrainas që po i rezistojnë pushtimit rus në qytetin e rrethuar bregdetar të Mariupolit . Ai ishte komandanti i Urdhrit të Gardës 810 të Brigadës Zhukov, një degë elitë e marinsave ruse e vendosur në Sevastopol. Sharov është koloneli i 5-të që vritet nga forcat ukrainase. Vdekja e tij thuhet se është konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarë në vend.
Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro. Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat…
Numri i të infektuarve me COVID është ulur ndjeshëm në vendin tonë. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë ka raportuar 18 raste të reja me COVID. Betejën me COVID nuk e ka humbur asnjë qytetar. Në 24 orët e fundit janë kryer 550 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 18 qytetarë, në këto bashki: 8 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës. Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët…
Franca është gati të përgatitet për Botërorin e ardhshëm 2022 në Katar pasi është kualifikuar tashmë në fazën e grupeve. Kombëtarja e Deschamps do të luajë kundër Bregut të Fildishtë në një ndeshje miqësore (e premte 25 mars) dhe Afrikën e Jugut më 29 mars. Sfida që do të jenë të rëndësishme për të shuar dyshimet e fundit të trajnerit për skuadrën që do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Por mbi të gjitha për të kuptuar se si të vendoset taktikisht një ekip titullar hipotetik. Mirëpo për shkak të lëndimit do të mungojnë Pavard, Kante dhe gjithashtu Karim…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 31-vjeçar në Greqi punësoi një 18-vjeçare si dado për fëmijën e tij ( që autori nuk kishte) dhe e përdhunoi nën kërcënimin e thikës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nea Philadhelphia në Atikë, në apartamentin e burrit 31-vjeçar, i cili punësoi 18-vjeçaren nëpërmjet një postimi në Facebook. Rasti i tmerrshëm i përdhunimit u zbulua të dielën, më 20 mars. Autori , i cili nuk ka fëmijë, ka lënë takim në një pallat në rrugën Anagenniseos në Nea Philadelphia me pretekstin se kërkonte me urgjencë një dado për vajzën e…
Sot, ish Kryeministri Sali Berisha priti në një takim të veçantë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre. Në këtë takim, ata e falenderuan zotin Berisha për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, Qeveria e Partisë Demokratike dhe Z. Berisha në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve nëMalin e Zi. Berisha theksoi në takim se, pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi dhe…
Dashi Gjatë kësaj të enjte do të jeni nën një atmosferë miqësore, të ngrohtë dhe dashurie. Mund të jeni pjesë e një eventi festiv ose e një dreke familjare. Nesër do të dëgjoni fjalët që keni pritur prej kohësh nga partneri, partnerja juaj. Demi Disa Demë do të ndihen shumë të irrituar. Gjendja financiare nuk do të jetë ashtu sikurse ju dëshironi duke ju shkaktuar stres. Mos u përpiqni të luftoni me rrethanat. Rekomandohet të mos mendoni rreth problemeve, por të relaksoheni gjatë kësaj të diele. Binjakët Binjakët nuk do të jenë të lumtur nesër. Një gjendje e tillë mund…
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mbajti të mërkurën një seancë dëgjimore për pasojat e shëndetit mendor gjatë periudhës së pandemisë dhe masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për këtë çështje. Vjollca Braho, zv.ministre e Shëndetësisë theksoi se ka pasur një numër të madh personash që kanë kërkuar ndihmë gjatë kësaj periudhe, gjë që ka çuar në dyfishimin e numrit të qendrave komunitare që ofrojnë këtë shërbim. “Në vitin 2019 është shtuar numri i qendrave komunitare të shërbimit të shëndetit mendor duke arritur në 10 të tilla. Përveç tyre janë dhe 14 shtëpi mbështetëse, ku janë shtruar 150…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç shprehet se botën e pret një konflikt edhe më i madh dhe më i ashpër në fund të vitit se ai që po ndodh aktualisht në Ukrainë. Sipas mediave vendase, Vuçiç parashikoi dhe paralajmëroi liderë të shumtë botërorë për atë që do të ndodhë në Ukrainë. ” Më pëlqen të udhëhiqem nga faktet, e quaj logjika e përcaktorëve të hekurt. Siç e parashikova konfliktin në Ukrainë, besoj se deri në fund të vitit do të ketë një konflikt më të madh. Do të doja të bëja një gabim” – paralajmëroi Vuçiç. Presidenti thekson se interesi më…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin po bllokon qindra anije plotë me grurë në Detin e Zi. Presidentja e KE tha gjatë fjalimit të saj ë seancën plenare të Parlamentit Evropian tha se Perëndimi duhet të bashkëpunojë për çështjet e blerjes së gazit dhe naftës. “Në vend që të konkurrojmë me njëri-tjetrin dhe të rrisim çmimin e gazit, ne duhet të veprojmë tashmë si evropianë të jemi bashkë dhe jo të veprojmë si 27 shtete të ndryshme”, tha presidentja e KE. Ndër të tjera ajo tha se Vladimir Putin është bërë…
Nga Dritan Gremi Çmimi i kafes në baret e Tiranës dhe zonat përreth saj shënoi këtë mëngjes një rritje prej 10 lekësh të reja. E pakonsiderueshme mund të duket për dikë, por shumë, për xhepat e atyre qytetarëve që në ditë si këto përballen me rritje spekulative të çmimeve në çdo sektor. E nëse ka nga ata që kafen mund ta konsiderojnë si shpenzim luksi, le të themi se ky është sërish një gabim.Për një sipërmarrës që e njeh nga afër biznesin e një bari kjo rritje është jo vetëm e paarsyetuar, por krejtësisht abuzive. E nëse fshihemi pas gishtit,…