Jemin Gjana, i cili ndodhet në krye të Komisionit Statutor është shqetësuar nga muzika e lartë në sallën në Pallatin e Kongreseve. Në momentin që deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbaroi fjalën e rij, Gjana duhet të jepte emrin pasardhës që do të fliste në podium. Muzika me volum të lartë nuk po e lejonte të dëgjohej dhe ai kërkoi që të ulej. “Fjala, fjala për zotin….(nuk dëgjohet). Shkurtojeni pak atë muzikë. Ju lutem uleni atë muzikë, më pak muzikë në renditje,”- tha Gjana.
Author: tirana
Deputetja Flutura Açka dha mesazhin e saj në Kuvendin Kombëtar të PD. Açka u tregua e ashpër me Berishën, teksa u shpreh se “Ata kanë të drejtën e tyre që PD të përmirësohet, apo edhe të kërkojnë dorëheqjen e Bashës, por nuk zgjodhën rrugën demokratike. Ata e sollën PD në një tranzicion të ri, që jemi të detyruar ti japim fund sot”. Gjithashtu deputetja iu drejtua Bashës, duke i kërkuar që të heqë klishenë e krijuar se një politikan hyn i mirë në politikë dhe del i keq, dhe të japë shembullin e kundërt. “Ata kanë të drejtën e tyre…
Nga Vlora ku prezantoi ligjin e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se 2022 do të jetë viti i mbylljes së sporteleve. Rama paralajmëroi sanksione edhe financiare për vonesat në përgjigje ndaj qytetarëve, pjesë e të cilave tha kreu i qeverisë do të jenë edhe titullarët jo vetëm punonjësit. “Ajo që ne mësuam në 4 vite ishte se nga njëra anë një numër shumë i madh qytetarësh mbeteshin skeptikë. Ne hartuam ligjin e bashkëqeverisjës që u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë u miratua nga Kuvendi, u kthye nga zyra e presidentit për arsyet e mosarsyes dhe do të…
Ka nisur tashmë ndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët në vend. Për të shmangur radhët pranë qendrave të pagesës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar grafikun me datat e shpërndarjes së shpërblimit për të gjitha kategoritë përfituese në radhët e pensionistëve në të gjithë vendin, të cilët edhe këtë fundvit do të sigurojnë bashkë me pagesën mujore të pensionit edhe bonusin prej 5,000 lekësh. Nga vendimi i miratuar pak ditë më parë nga Qeveria do të përfitojnë 688 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Grafiku i detajuar për ndarjen e shpërblimeve: Pensionistëve që e marrin pensionin pranë…
Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar propozimin e Kryesisë që personat e shpallur ‘non grata’ nga qeveria e SHBA nuk duhet të kenë asnjë funksion drejtues në PD! “Me propozim të Kryesisë, në mbledhjen e djeshme, pas një debati të gjerë brenda kryesisë. i propozohet Kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD e Shqipërisë, vendos shpallja ‘non ngrata’ nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD”, tha kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit të PD, Jemin Gjana. Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD.
Teksa shpjegoi dukurinë e përzierjes së traditave të ndryshme në Tiranë, gjatë emisionit Tiranë-Prishtinë gazetari Sokol Balla ka treguar një episod me të ndjerin Sokol Olldashi, ish deputet në PD. Balla tha se kur Olldashi u takua me disa mbështetës të PD dhe u bëri premtime duke u thënë që “jeni tanët”, gjë që në atë kohë ndante veriun nga jugu, ata thanë se “janë tiranas dhe jo të tyrët”, Balla u shpreh se virusi i Tiranës është i tillë, që kush jeton në këtë qytet fillon të ndihet i tillë, ndërsa shtoi se e njëjta gjë ndodh edhe me…
5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD janë të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve sot, ndërsa lajmin e bëri të ditur, Jemin Gjana. Ai i kërkoi strukturës së PD-së që nesër pasi të jenë hedhur në sistem 5004 emrat të bëhen publik. “Pasi kanë marrë të dhënat e 14 komisioneve të krijuara po me vendim të Kryesisë për regjistrimin e delegatëve. Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë komisionit ka regjistruar të dhënat e pjesëmarrjes. Nga totali i anëtarëve sipas prezencës të nënshkruar prej secilit prej…
Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për verën dhe vreshtarinë në Shqipëri. Ky projektligj ka për qëllim të përcaktojë vendosjen e rregullave për kultivimin e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin, marketingun, potencialin e prodhimit dhe kontrollet e produkteve të verës në Republikën e Shqipërisë, me qëllim përshtatjen me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar. Po ashtu, projektligji ka si qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke ruajtur një konkurrencë të drejtë ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tjerë në sektorin e verës dhe nxitjen e përmirësimit të cilësisë së produkteve, duke mundësuar ndërkohë…
Një shkundje e fortë tërmeti është ndjerë në Milano pak pas orës 11:30. Ansa raporton se në shumë zona të qytetit pallatet janë dridhur dhe njerëzir kanë dalë në rrugë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, termeti ka qenë i magnitudës mes 4.3-4.8 me epiqendër në zonën e Bergamos. Lëkundja është ndjerë deri në Milano.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, është shprehur se Lulzim Basha nuk e ka arritur kuorumin për thirrjen e Kuvendit të Kombëtar. “Kuorumi i Bashes 7 x 7 = 42”, shkruan ai me ironi në rrjetet sociale, duke bërë një ironi therëse. Kujtojmë se Kuvendi i PD, i thirrur nga Basha po mbahet në Pallatin e Kongreseve, me një sallë të mbushur, ndërsa disa dhjetra demokratë ndodhen në hyrje të godinës.
Kreu i PD Lulzim Basha gjatë Kuvendit të rij Kombëtar që po mbahet LIVE në këto momente në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka sulmuar hapur dhe drejtëpërdrejt Sali Berishën, ish-kryetar dhe ish-kryeministër i Shqipërisë. Duke folur hapur, Basha ka akuzuar Berishën për ndikimin e tij në PD dhe ka ushtruar ndikim si një kryetar i dytë edhe pse kishte dhënë doreheqjen e tij publike. Kryetari i PD shtoi se vetë ai e ka lejuar Berishën ta bëjë këtë gjë, duke shkaktuar dualitet dhe duke fajësuar këtë të fundit për humbjet dhe përçarjen ndër vite të demokratëve. Gjithashtu Basha shtoi…
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal edhe tek vendimi për të përjashtur ish kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar. Basha theksoi se e mori këtë vendim për të mos e bërë dramën e tij, dramë të demokratëve. Ai tha se i takonte atij të merrte mbi vete peshën e atij vendimi dhe të kthehej në rrufepritëse të akuzave që vërshuan. Mes të tjerash Basha nënvizoi se fitorja nuk mund të vijë kurrë duke pasur një non grata në radhët e PD. “Pas shpalljes së tij non grata për korrupsion madhor dhe pengim…