Author: tirana

Një ndërhyrje tepër e rrallë kirurgjikale në zemër, e cila kryhet për herë të parë në vendin tonë, është realizuar me sukses nga doktor Selman Dumani, kardiokirurg. Operacioni i rrallë është kryer në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet, ku në zemrën e një pacienti, është vendosur një protezë pa qepje, ndërhyrje kjo që kryhet për herë të parë në Shqipëri nga dr.Selman Dumani dhe ekipi i QSUT! Operacioni doli me sukses të plotë dhe pacienti Rasim Bracaj, 77 vjeç është në gjendje të mirë shëndetësore!

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha është kapur mat nga kamerat teksa ‘spiunon’ telefononin e nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku. Teksa ndodhej i ulur në sallën e Pallatit të Kongreseve, Basha kthen sytë nga celulari i Tabakut, gjë që habit edhe vetë këtë të fundit. Tabaku ngre kokën me habi, por më pas nis t’ia tregojë vetë kryedemokratit ato që po shikonte në celular.

Read More

Cristiano Ronaldo dhe Sir Alex Ferguson janë ribashkuar sërish. Dyshja u ulën për një bisedë për sponsorine Man United “Inside View” dhe episodi i plotë do të publikohet së shpejti. Man United publikoi një videon ngacmuese në Twitter ku dy heronjtë e klubit mund të shihen duke folur me njëri-tjetrin. Ferguson tha: “Është jetike që njerëzit të dinë se ju kujdeseni.” Kamera më pas kalon te Ronaldo, i cili, në mënyrë të përzemërt, tha: “Gjithçka që më tha, e bëri. Dhe është e vështirë.” Dhe klipi përfundon me Ferguson i cili tha: “Duhet të kuptosh, disa gjëra janë më të…

Read More

Anëtarja e Komisionit të rithemelimit, Albana Vokshi në një deklaratë për media ka dhënë të rejat e fundit nga procesi i votimit për shkarkimin e kryedemokratit Basha. Vokshi thotë se ka pasur shumë fluks në qendrat e votimit, ndërsa interesi i demokratëve është shumë i lartë, ndërsa shton më tej se e sotmja është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Në total janë 107 qendra votimi, ku sipas Vokshit në radhë të gjata presin qytetarë për orë të tëra, ndërsa më tej ka bërë edhe raportin e votimeve deri në orën 11:30: Qarku Shkodër,…

Read More

Anëtari i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka vendosur të marrë pjesë edhe në Kuvendin e 18 Dhjetorit të PD të thirrur nga Lulzim Basha. Në një prononcim për Klan News nga Pallati i Kongreseve ku zhvillohet Kuvendi i18 Dhjetorit, Kadilli u shpreh se Partia Demokratike duhet të bashkohet. Sipas tij, që kjo të ndodhë duhet të largohen Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Fatbardh Kadilli:Do dëshiroja që ky Kuvend të mos kthehej në Kuvendin e ndarjes. PD nuk mund ta durojë dot ndarjen në 2 copa. Ne na duhet një parti e bashkuar, nuk na duhet një parti e ndarë. Ky është…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen për Erion Alibej, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe për dy vrasje të ndodhura në korrik të vitit 2021. Konkretisht sipas prokuorisë Erion Alibej akuzohet për vrasje me paramendim të Emiljano Ramazanit më 20 korrik të vitit 2020 në lagjen “28 nënotri” në Elbasan. Po ashtu Alibej akuzohe edhe për vrasjen e Regis Runajt më 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhi”. Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e…

Read More

Një ditë para spektaklit, Ana Gjebrea ka rrëfyer emocionet e pjesëmarrjes në Festivalin Evropian të Këngës për fëmijë. Vajza e moderatorit Ardit Gjebrea u shpall fituese e “Festivalit të Fëmijëve”, dhe do të interpretojë këngën “Stand by you”. Eurovisioni për fëmijë do të mbahet më 19 Dhjetor në Paris dhe Ana po bën përgatitjet e fundit para konkursit. Sot ajo ka dhënë një intervistë për TV Klan ku është shprehur se kjo eksperiencë për të është pozitive dhe se nuk ndihet aspak e stresuar. “Po kjo është një eksperiencë ndryshe, nuk mund të them që është e njëjta gjë si…

Read More

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes dhe dyshohet se ndaj tij është organizuar një atentat me armë zjarri. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Glyfada, ku është plagosur me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motoçikletë biznesmeni që merrej me tregtim karburantesh në vendin fqinj, 43 vjeçari me iniciale E.Th, i cili dyshohet se është shqiptar. 43-vjeçari bëhet me dije se ka qenë shok me biznesmenin shqiptar Mario Diamanti, të vrarë në Atikën Perëndimore para një muaji. Viktima në momentin e sulmit të…

Read More

Gati 1 orë me vonesë nga orari zyrtar i publikuar nga vetë PD, Lulzim Basha është nisur nga selia e PD drejt Pallatit të Kongreseve. Siç mund ta shihni edhe në fotot e bashkëngjitura lajmit, Basha tashmë ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga kryetari në detyrë. “Lulzim Basha, Lulzim Basha, Lulzim Basha,”– thërritën demokratët e pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Read More

Kuvendi Kombëtar i Lulzim Bashës pritet të nisë ndërkohë që është me një vonesë prej 50 minutash pasi pritet ardhja e kryetarit të PD. Një delegat pjesë e këtij Kuvendi ka folur për mediat duke deklaruar se PD gjendet në ditë të vështira por pjesmarrja e sotme në Pallatin e Kongreseve sipas tij vërteton se demokratët janë me Bashën e jo me Berishën. “Kësaj i thonë hyp se të vrara, zbrit se të myta. A i kemi shkuar të gjithë bashkë PD-së në këto 30 vjet? Pse duhet të përçahemi? Unë sot jam këtu që PD të mos përçahet, as…

Read More

Ish-deputetja demokrate dhe ish-kryeparlamnetare Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me referendumin që po zhvillohet në PD për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Në një status në Facebook, Topalli shkruan se në votime kanë shkuar demokratë dhe themelues të degëve të Partisë Demokratike për të larguar Lulzim Bashën. Pas këtij të fundit, thotë Topalli, radhën e ka Kryeministri Edi Rama. “Goodbye Lul! Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB! Sot kanë shkuar për të votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk dalin nga shtëpia; sot janë…

Read More