Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me referendimin që po mbahet ditën e sotme për shkarkimin e Lulzim Bashës. Braçe të gjithë këtë e ka cilësuar si një ‘teatër’. Braçe nuk ka kursyer as ironinë, ku ka postuar edhe një tufe me gjela deti, teksa thotë se gjithë sa po ndodh e ka edhe një fund ‘për therje’.about:blank “Kongres, koncert, referendum, teatër por me një afat: 31 dhjetor! Gjithçka ka një fund, për therje! Ky miku im dje ne korie/Divjakeë e kishte të qarte; të pastër, të shëndetshëm, të…
Author: tirana
Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi është kapur me 23 emigrantë të paligjshëm në makinë. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale I.T. 46 vjeç, banues në Durrës, u ndalua duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte fshehur në karrocerinë e kamufluar të mjetit, me qëllim shmangien e kapjes nga policia, vihet në pranga 1 shtetas.
Selitë ku do të mbahet këtë të shtunë votimi për referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, krijuar në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetor, janë zhgarravitur gjatë natës së kaluar. Siç e shihni në këtë foto që ka siguruar Panorama, aty është shkruajtur “PS Tom Doshi”. Kujtojmë që këtë të shtunë, 18 dhjetor, mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, thirrur nga Kryesia dhe kryetari i partisë Lulzim Basha. Kryedemokrati nuk e njeh Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të Sali Berishës e për rrjedhojë edhe vendimet e marra prej tij. Berisha ka thirrur sot referendumin që anëtarësia e PD të…
Referendumi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ku anëtarësia do votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha ka nisur në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Një prej qendrave më të rëndësishme, ku do të votohet sot për shkarkimin e Lulzim Bashës është ajo e degës 2 në Tiranë, ku do të votojë dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, e cila është vendosur në një bar që quhet ‘Amerika’, pak metra larg selisë së Ambasadës Amerikane. Ky vendim për anëtarët e PD së degës nr.2 u mor ditën e djeshme me anë të një njoftimi dërguar atyre, ku…
Nuk ndalen replikat mes Oni Pustinës dhe mbështetësve të balerinit Ilir Shaqiri, përfshirë edhe familjarë të tij. Ilir Shaqiri është prej pretendentëve për të fituar “Big Brother VIP”, i cili po portretizohet edhe si një nga pretendentët për të fituar reality-shoën. Teksa shumë persona e konsiderojnë si inteligjent dhe njeri model, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme jashtë, duket se ka të tjerë që nuk mendojnë kështu. Madje, edhe figura publike. Konkretisht po flasim për Oni Pustinën, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Ai ka lënë një koment për Ilirin në faqen zyrtare të “Big Brother…
Një studim i zhvilluar në Britaninë e Madhe tregon se doza e tretë e vaksinën mbron deri në 85% nga varianti Omicron i Covid. Sipas këtij studimi doza përforcuese siguron mbrojtje dhe bën që Covid të kalohet me doza të lehta. Por edhe pse vaksina përforcuese ndihmon në luftën kundër Omicron, sërish mbrojtja është më e paktë nëse e krahasojmë me variantet e tjera. Studiuesit thonë se ka një shkallë të lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacione lidhur me pasojat e vërteta të variantit të ri. Ekspertët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë shkakton vërtetë Omicron dhe…
Një anëtar i PD-së në Kamëz, ka grisur kartën e anëtarësisë së partisë që është në emrin e Lulzim Bashës si kryetar. Pasi votoi në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, ai tha se e grisi teserën pasi është me emrin e Bashës që nuk e njeh si kryetar. “Është me emrin e Bashës, nuk e njoh si kryetar, nuk e kam njohur asnjëherë”, tha ai.
Një ndodhi e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zyrat e degës nr. 1 të Partisë Demokratike në kryeqytet, ku është konstatuar se në shkallë ka pasur prezencë vaji makinash, ndërsa dera ka qenë e mbyllur me silikon. Kjo është vënë re nga përkrahësit e Berishës në degën nr. 1 në kryeqytet, të në momentin kur i janë afruar zyrave për të zhvilluar votimin për shkarkimin e Lulzim Bashës, kanë vënë re se te shkallët ishte hedhur vaj makinash, ndërsa dera ishte e mbyllur me silikon, për të mos i lejuar ata që të kryejnë procedurën e njoftuar një…
Trupa e Marinës amerikane ka bërë me dije se ka shkarkuar 103 ushtarë të cilët refuzuan që të merrnin vaksinën anti-Covid. Mediat e huaja bëjnë me dije se deri më tani ushtria amerikane ka shkarkuar 30,000 anëtarë të shërbimit aktiv, të cilët ende refuzojnë të vaksinohen edhe pas mundësive të shumta për ta bërë këtë përtej afateve të vaksinimit. Ndërkohë në SHBA pjesa më e madhe e ushtarëve tashmë janë të vaksinuar.
Kjo e shtunë është vendimtare përsa i përket situatës së krijuar në Partinë Demokratikë kohët e fundit e cila duket se është ndarë në dy kampe, në ato që mbështesin kryetarin Lulzim Basha dhe nga ana tjetër përkrahësit e ish liderin Sali Berisha. Pas Kuvendit të 11 dhjetorit mëngjesin e sotëm ka nisur votimi në të Korçë, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe në të gjithë qarqet e tjera për referendumin e miratuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së një javë më parë për shkarkimin e kryedemokratit Basha. Ka nisur pa probleme votimi në katër Bashkitë e Qarkut Dibër. Megjithëse temperatura të…
Kampet kundërshtare brenda Partisë Demokratike këtë të shtunë do të organizojnë dy aktivitetet më të rëndësishme që do të dëshmojnë dhe qëndrimet e shumicës. Kryetari demokrat Lulzim Basha mesditën e sotme do të mbledhë delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës, vendim të marrë një javë më parë në kuvendin e zhvilluar me 11 dhjetor. Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve delegatët e PArtisë Demokratike dhe mbështetësit e bashës do të jenë pjesë e Kuvendit, nëpër rrethe mbështetësit e Berishës do të votojnë për referendumin për shkarkimin e…
Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar mjaft të qeshura në studion e “Zonë e Lirë”. Moderatori Arian Çani ka komentuar momentin kur “Sofia” shkon të fshijë buzët e Ramës të cilat ishin me gjurmët e kafes. Rama me batutë tha, “ajo nuk më dëgjon, por më shikon nga buza.” Pjesë nga biseda Arian Çani: Po lëre nuk ka gjë, janë gjurmët e kafes në buzë, s’ka gjë… Si ja fshin Sofia buzët sa bukur Ramës Rama: Çfarë të bëj unë nuk më dëgjon, por më shikon nga buza, s’kam çfarë bëj unë.