Author: tirana

Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e nisur që prej më shumë se 1 orë e 30 minuta në selinë blu. Nënkryetari Enkelejd Alibeaj dhe me pas deputeti Ervin Salianji kanë propozuar që në strukturat qendrore të mos jenë individët ‘non grata’. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjerë. Gjekmarkaj dhe Salianji kanë kërkuar kthimin e këtij në rezolutë. Pjesë nga diskutimet për këtë propozim Dhurata Çupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojmë dot lëtë ndaj demokratëve? Kreshnik Çollaku:…

Read More

Filmi “Arbëria” është një film, i cili u kushtohet arbëreshëve të Italisë. Ky film së shpejti do të fillojë të shfaqet në platformën e filmave “Netflix”. Francesca Olivieri është regjisorja dhe skenaristja e këtij filmi. “Arbëria” trajton jetën e arbëreshëve në Itali, ku Aida Greco, një stiliste e njohur, është protagonistja e këtij filmi. Me vdekjen e babait të saj, ajo kthehet në fshatin ku lindi, i vendosur midis Kalabrisë dhe Bazilikatës. Vazhdimi është një ballafaqim brezash tërësisht femëror, i cili do ta lejojë Aidën të përballet me distancën e krijuar ndër vite mes vetes dhe komunitetit, të cilit i…

Read More

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla vijon të qëndrojë në “arrest shtëpie” që prej datës 13 dhjetor. Llalla ishte shpallur në kërkim prej kohësh, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Romë, të Italisë. Nga burime të sigurta mësohet se Interpol Tirana konfirmon se ish prokurorit të përgjithshëm i është refuzuar pjesërisht kërkesa për azil. Akuzat për të cilat akuzohet në Shqipëri, njihen si shkelje nga shteti italian, duke rritur mundësitë e hapjes së një procesi administrativ që mund të marr kohë. Në Itali, Llalla kishte kërkuar azil politik, pasi refuzon të njoh dënimin nga Gjykata e Posaçme me dy…

Read More

Në Britani, varianti Omikron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi. Pasi bisedave me kolegët britanikë, ministri gjerman i Shëndetësisë Lauterbach paralajmëron se pret “valë të pestë masive” të virusit në Gjermani. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach shprehet i shqetësuar për rrjedhën e pandemisë në Gjermani. Lidhur me variantin e ri të koronavirusit Omikron, politikani socialdemokrat tha në Hannover se ai pret një “valë të pestë masive”. Lauterbach-u tha se është në kontakt me kolegët në Britani dhe tregimet e tyre janë shqetësuese. “Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi këtu me të vërtetë për një sfidë, që nuk…

Read More

Varianti Omicron i Covid ka vendosur me shpatulla pas murit Anglinë dhe Premier League. Situata është drejt kolapsit, me rastet e lojtarëve pozitivë që rriten me ritme të frikshme. Te Chelsea u konfirmuan pozitivë Lukaku, Werner, Chilwell e Hudson-Odoi, Liverpool ka rastet e dyshuara të Van Dijk, Fabinho e Jones. Ndërkohë, Liga Angleze e futbollit njoftoi shtyrjen e pesë ndeshjeve të fundjavës. Pas Manchester United-Brighton, nuk do të luhen as Southampton-Brentford, Watford-Crystal Palace, West Ham-Norwich dhe Everton-Leicester. Me situatën e infektimeve që ka dalë jashtë kontrollit, u vendos të mos luhej as ndeshja ndërmjet Leicester dhe Tottenham, sepse te “dhelprat”,…

Read More

Kryeministri Rama ka replikuar me një qytetar në rrjetin e tij social “Facebook”. Qytetari i shkruan Ramës se ka denoncuar zyrtarë në Kadastër në portalin E-Albania, por nuk ka asnjë reagim nga shteti. Rama i shkruan se denoncimet të gjitha hetohen si fillim pastaj merren masat. Replika Qytetari: Kur denoncon kadasten ne portal sa vite duhet te presesh qe ta marresh certifikaten ???? se une kam denoncu dhe kam marre verem nje prgj nga sistemi qe denocimi juaj u pranua.. vetem kaq . pse nuk i burgosni punojsit e kadastres sic burgosni qytetaret e varfer per energji elekrike???? Rama: asnje…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 26.109 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 123 qytetarë, duke e çuar këtë numër në total në 135.301. Në terapi intensive janë shtruar 917 pacientë ndërsa të shëruarit janë 13.704. Norma e pozitivitetit 3.6%.

Read More

Berati i UNESCO-s ka ndezur dritat e festave. Fillimisht janë ndezur dritat e pemës tradicionale të Krishtlindjeve, e cila është vendosur këtë vit në mes të lagjeve muzeale “Mangalem” e “Goricë” dhe më pas vellullimi i dritave ka mbuluar gjithë qytetin. Dritat festive, të vendosura në të gjitha hapësirat publike të qytetit antik të Beratit e kanë zbukuruar atë, duke e shndërruar atë në një qytet vërtet “magjik”. Dritat dhe zbukurimet janë vendosur në të gjitha pemët përgjatë Pedonales së qytetit, ndërkohë që edhe rrugët janë mbuluar nga dekori festiv. Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat…

Read More

Këngëtarja nga Tetova, Big Mama ka ndarë sot me banorët e Big Brother Albania një pjesë shumë të hidhur nga jeta e saj. Në diskutim e sipër, Big Mama iu tregoi banorëve të shtëpisë se ishte mbytur në liqenin e Strugës, së bashku me një mik të saj. Big Mama: Ju e dini se unë jam mbytur me shokun. Shoku im ka ndërruar jetë ndërsa mua më kanë kthyer me elektroshok. Ndoshta ka 9 vite në liqenin e Strugës. Më fobi se unë nuk e ka njeri, ta shohësh vdekjen me sy, se ai nuk ka ditur not. Ai është…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi sot vaksinën indiane kundër COVID-19, Covovax. Kjo vaksinë “prodhohet nga Instituti i Serumit të Indisë me licencë nga Novavax dhe është pjesë e portofolit të Covax (Sistemi Ndërkombëtar i Shpërndarjes së Vaksinave Covid), i cili do të rrisë përpjekjet për të vaksinuar më shumë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta” nënvizoi OBSH. “Vaksinat mbeten një nga metodat më efektive të mbrojtjes kundër formave të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga SARS-COV-2, pavarësisht shfaqjes së varianteve të reja”, tha Mariangela Simaou, përgjegjëse e OBSH-së. “Ky miratim pritet të lehtësojë aksesin në vaksina për vendet…

Read More

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, ka komentuar zhvillimet politike në PD. Ai ka thënë se kriza e krijuar në partinë opozitare nuk duhet të jetë gëzim për Partinë Socialiste, pasi sipas tij, edhe ajo ka të njëjtat probleme me lidershipin e partisë, dhe kjo gjë do të shfaqet në vijim. Pjesë nga intervista në News24 Nuk besoj se dobësimi i opozitës duhet të sjellë gëzim te socialistët. E para sepse problemet janë të njëjta në lidership. Është aplikuar nga PS në zgjedhjet e 2009, ne kërkonim të kishte një votëbesim për kryetarin, e të tjerët i shërbyen kryetarit dhe vendosën…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit, Gledis Nano, priti në një takim kortezie kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco. Nano dhe Del Monaco i vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes Policisë së Shtetit dhe OSBE-së, si dhe theksuan nevojën e bashkëpunimit akoma më shumë, pasi ndihma e dhënë nga OSBE-ja, jo vetëm në trajnimin e punonjësve të Policisë për proceset zgjedhore, por edhe për menaxhimin e integruar të kufijve apo në fusha të tjera, ka sjellë rritje të profesionalizmit në burimet njerëzore të Policisë së Shtetit. Drejtori Nano ka kërkuar mbështetjen e Prezencës së…

Read More