Author: tirana

E ftuar në “Natën me Aulonën”, këngëtarja Ronela Hajati si rrallë herë ka rrëfyer për jetën e saj të përditshme nga konsumimi i alkoolit e deri tek sherret në klabe. Ronela ka treguar se është rrahur me një djalë. E pyetur nga moderatorja Aulona Musta nëse është tipi i sherreve, këngëtarja ka treguar se mundohet t’i evitojë debatet dhe tregohet tolerante, por në rastin e sherrit me një djalë nuk e ka mbajtur dot veten. “Jam rrahur vetëm me një djalë, e kam bërë të vdekur. E meritonte. Ishim në një klub dhe ky djali ishte me dy goca dhe…

Read More

Shpërndarja e bonuseve të fundvitit ka nisur. Ndryshe nga viti i shkuar, këtë herë tërheqja e shpërblimeve nuk do të bëhet me data të caktuara, por do të jetë e ndarë në oraret e paradites dhe pasdites. “Për të eliminuar radhët, është hartuar një grafik. Nga mëngjesi deri në mesdrekë do të marrin shpërblimin ata që marrin edhe pensinin. Ndërsa nga mesdreka deri pasdite, do të tërheqin bonusin ata që kanë marrë pensionin deri në datën 15 dhjetor”, shprehet Astrit Hado. Nëse një pensionist nuk e merr dot shpërblimin prej 5 mijë lekësh këtë muaj, kjo mundësi nuk i digjet.…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L. (L)., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Ndërkaq, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 48 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Rendit Publik. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dokument i plastifikuar me mbishkrimin “Policia”.

Read More

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” ka organizuar një lojë shumë të bukur dhe romantike për dy çiftet e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sarah me Pajtimin dhe Beatrix me Donaldin kanë zhvilluar një lojë me pyetje, ku do të kuptonin se sa mirë e njohin njëri-tjetrin. Ata do t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe kishin disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre. Një pyetje që i ra çiftit Donald-Beatrix ishte se sa lidhje ka pasur aktori i njohur. Ky i fundit u përgjigj duke thënë se ka pasur tre lidhje që nga…

Read More

Në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, në PD një ndër emrat të cilët triumfuan me bujë dhe me vota ishte edhe Agron Shehaj. Pas zgjedhjeve ai tentoi të kandidonte për PD, ku humbi ndjeshëm përballë kryetarit Lulzim Basha. Nesër kur bëhet përplasja e parë më e madhe mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe referendumin për shkarkimin e kryetarit të PD, Agron Shehaj ka zbuluar pozicionimin e tij. Shehaj me anë të një posti në rrjetin e tij social, ka bërë thirrje që anëtarët e PD në njësinë 5 dhe 7 të Tiranës të…

Read More

Një 56 vjeçar me inicialet A.B është vënë në pranga në zonën e Astirit në Tiranë pasi është kapur duke shpërndarë kokainë dhe kanabis. Bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa në zonën e Astirit në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe më pas kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 56 vjeç, banues në…

Read More

Punimet për lotin 1 të bypass Shkodër kanë përfunduar dhe i gjithë ky segment me gjatësi 4.8 kilometra tashmë është i hapur për lëvizjen e automjeteve. Aksi është i pajisur me të gjithë elementët urbanë, troturarë, korsi biçikletash, ndriçim dhe gjelbërim, duke shërbyer edhe si një pedonale për qytetarët shkodranë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali dhe Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi inspektuan punimet e kryera për këtë vepër. “Është një lot që përbëhet nga 4.8 kilometra gjatësi, me dy kalime nga 7 metra gjerësi…

Read More

Irena Mici ia doli të mposhtë tumorin, por kjo sëmundje e rëndë e la pa stomak. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka rrëfyer të gjithë vështirësitë dhe forcën që iu desh të mblidhte për t’ia dalë, edhe pse jeta e saj ndryshoi tërësisht. Ajo shprehet se ka qenë djali i saj ai që e bëri të mblidhte forcat dhe të luftonte për t’u rikthyer në jetën që ishte para se të merrte vesh sëmundjen. “Pata shumë fat, u operova brenda javës, kisha tre operacione rresht, u mendua se pati sukses operacioni i parë, por jo, pastaj u bë…

Read More

“Do ketë arrestime të tjera”, ky ka qenë paralajmërimi i gazetarit Artan Hoxha lidhur me aferën korruptive të incineratorëve, që çoi në pranga ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Duke folur në “ABC Live”, gazetari Artan Hoxha ka thënë se incineratorët janë denoncuar nga mediat që në vitin 2016 dhe nëse prokuroria do hetonte, shqiptarëve do i kursehej një dëm prej 150 milion euro. Hoxha ka theksuar se SPAK e ka bërë të qartë se do të ketë arrestime të tjera, por sipas tij çështja është se nëse SPAK do të vijojë me personat me detyrë nën Lefter Kokën apo…

Read More

Në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Bejo Bresho, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D. (P), pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.…

Read More

Mbrëmë është festuar 20 vjetori i themelimit të “Top Media”, ku të pranishëm ishin gazetarë e emrat e mëdhenj të “Top Channel” përfshirë konkurrentët e “Përputhen” dhe të larguarit nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Padyshim aty nuk mungoi as Fifi, e cila u pa e afërt me pjesën tjetër të banorëve por edhe me Arbana Osmanin. Një moment që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte një kërcim i këngëtares me Arbanën, i cili përfundoi me puthje në buzë.

Read More