Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fatbardh Kadilli merr pjesë edhe në Kuvendin e 18 Dhjetorit: Të largohen Basha e Berisha

12:43 / December 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatbardh kadilli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka vendosur të marrë pjesë edhe në Kuvendin e 18 Dhjetorit të PD të thirrur nga Lulzim Basha.

Në një prononcim për Klan News nga Pallati i Kongreseve ku zhvillohet Kuvendi i18 Dhjetorit, Kadilli u shpreh se Partia Demokratike duhet të bashkohet. Sipas tij, që kjo të ndodhë duhet të largohen Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Fatbardh Kadilli:Do dëshiroja që ky Kuvend të mos kthehej në Kuvendin e ndarjes. PD nuk mund ta durojë dot ndarjen në 2 copa. Ne na duhet një parti e bashkuar, nuk na duhet një parti e ndarë. Ky është qëllimi pse jam këtu. Ata që kanë mundësi ta kuptojnë, nuk duhet të ndahet Partia Demokratike. Çdo lloj akti ndarës dëmton Partinë Demokratike.

Të largohet Basha, mos kandidojë Berisha dhe të shkojmë drejt një procesi për të zgjedhur një ekip të ri, të pastër politik. Kjo është zgjidhja. Demonstrim force nuk ka kuptim mes njëri-tjetrit, edhe ato çfarë kanë ngjarë nuk janë të mira. Unë uroj që vendimet të jenë të matura dhe t’i shërbejnë bashkimit. Vendimet përjashtuese nuk i shërbejnë bashkimit, si nga njëri krahë si nga krahu tjetër.

Pyetje: Është zgjidhje për ju largimi i Lulzim Bashës?

Fatbardh Kadilli: Padyshim. Hap rrugën e zgjidhjes. Por dhe vetëpërmbajtja e Berishës dhe moskandidimi i Berishës.

Pyetje: Po rikthimin e Berishës në krye të PD si e shihni?

Fatbardh Kadilli: Të dyja janë të këqija, si qëndrimi i Bashës si kryetar, si ardhja e Berishës. Nuk duhet të kthehet Berisha. Në qoftë se ne largojmë Bashën për të sjellë Berishën kemi ikur nga shiu në breshër.

Kujtojmë se Fatbardh Kadilli mori pjesë edhe në Kuvendin e 11 Dhjetorit të iniciuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026

De Sousa: Shqipëria, hapa përpara në rrugëtimin drejt BE. Të ketë progres në të gjitha reformat

11:01 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.