Author: tirana

Deputeti socialist Erion Braçe ka thënë nga foltorja e Kuvendit se deputetët dhe administrata vetë shkelin me të dyja këmbët rregullat që miratojnë. Braçe ka treguar se në lokalin brenda Parlamentit pihet cigare dhe ndonjë prej deputetëve “mendon se tymi i tij të mbron nga koronavirusi”. “Po të dalësh nga këtu tani dhe të shkosh në klubin e Parlamentit, jo vetëm që s’kanë maskë por dikush mendon se tymi i duhanit që konsumohet atje të mbron nga koronavirusi. Ky është një problem akoma më i madh. Dhe kur nuk rrezatohet zbatimi i rregullave dhe i masave këtu në sallën e…

Read More

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj deklaroi se është firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme me Bankën Europiane për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë. Ahmetaj tha se projekti për furnizimin me 24 orë ujë është lajm i mirë jo vetëm për qytetarët e Tiranës. “Lajm i mirë për qytetarët e Tiranës. Marrëveshja që ne nënshkruajmë ka komponentë të rëndësishëm. 80 milion janë kredi. Pjesa tjetër do të ofrohet nga buxheti i shtetit, por kryesisht nga ndërmarrja e ujësjellësit të Tiranës. Komponenti i dytë i rëndësishëm është infrastrukturor. Elementi i tretë i rëndësishëm është se nëpërmjet këtij investimi sjellim…

Read More

Personat me aftësi të kufizuar u mblodhën këtë të enjte para kuvendit, teksa zhvillohet seancën e radhës parlamentare. Ata kërkojnë t’u rritet ndihma ekonomike, pasi thonë se duan të jetojnë të pavarur ekonomikisht dhe t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një interperlancë me deputetin Tritan Shehu për “Open Balkan”, doli jashtë për të biseduar me tetraparaplegjikët. “Më vjen mirë që dole. Presim nga ju diçka të mirë. Kemi nevojë të kemi parametra ekonomikë të pavarur nga të tjerët”, i tha kryeministrit një nga protestuesit. Personat me aftësi të kufizuar thanë se nuk kanë marrë asnjë…

Read More

“Figura e Enver Hoxhës nuk mund të shihet vetëm zi. Duhet kapërcyer vështrimi i të parit bardh e zi të disa figurave apo ngjarjeve historike përfshirë dhe Enver Hoxhën. Duhet thënë për atë që bëri e atë që nuk bëri. Ai udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me të mirat dhe të këqiat”, kështu ka deklaruar historiania Nevila Nika. Sipas saj shumë figura e personazhe historikë në kohë të ndryshme kanë pasur vështrime të ndryshme në librat e historisë, përfshirë këtu dhe Ismail Qemalin që deri në vitin 1962 ishte pothuajse shumë pak I përfshirë në librat e historisë, e njëjta…

Read More

Afrimiteti i madh i Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania është kthyer në temën më të komentuar të momentit ndërkohë që rrjeti ka shpërthyer me komente negative ndaj tyre. Kujtojmë se Donaldi pak javë më parë shprehur hapur se e do ende Bora Zemanin, e cila edhe e surprizoi, derisa vetëm 10 ditë më parë i dërgoi edhe varësen e tij, si dhuratë për 3 vjetorin e njohjes së tyre. Por, së fundi ai ka shprehur pëlqim edhe për Beatrixën, ku edhe kjo e fundit ka deklarauar të njëjtën gjë, edhe pse në internet…

Read More

Kryeministri, Edi Rama hodhi poshtë mundësitë për ndikim nga Rusia, Kina apo faktorë të tjerë të jashtëm. Ai tha se Ballkani i Hapur kishte si qëllim të na afronte më shumë drejt Integrimit Europian ndërsa tha se ishte bërë një ftesë për të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa më tej sa i përket Kosovës tha se kjo e fundit humbet duke mos u bashkuar në këtë nismë dhe duke munguar në tryezën e shteteve pjesëmarrjes. Kryeministri, Edi Rama: Është një hapësirë ku unë synoj që të zbatohen 4 liritë e BE-së, krahasimi që i bëni me Jugosllavinë…

Read More

Nga sot, çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Doza e tretë apo përforcuese mund të aplikohet të çdo person mbi 18 vjeç, 6 muaj nga injektimi i dozës së dytë, sqaron ministria. Masa e re do të njoftohet edhe në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve ditës e sotme, ku priten të jepen edhe të tjera detaje rreth çështjes. Në muajin Nëntor, nisi aplikimi i dozës së tretë te personat mbi 60 vjeç.

Read More

Rasti i parë me “Omicron”, varianti i ri i koronavirusit është konfirmuar sot në Greqi. Ministri i Shëndetësisë Thnaos Pleyris deklaroi se i shtetasi i infektuar është identifikuar në Kretë. Nuk ka ende të dhëna nëse ky shtetas ka hyrë në Greqi nga një nga vendet me numër të lartë të infektuarish me “Omicron”. “Omicron” ka shqetësuar të gjithë botën, ndërsa rastet me këtë variant janë konfirmuar në disa shtete të Europës. Duke folur për rreziqet që paraqet, epidemiologu Ilir Alimehmeti, shpjegoi tri ditë më parë në emisionin “Open”, se rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Afrikën e…

Read More

Këtë të enjte pritet që kryeministri Edi Rama të marrë dozën e tretë të vaksinës anti Covid. Sipas kryeministrisë pritet që Rama rreth orës 11:30 do të jetë në ambientet e stadiumit “Air Albania” për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Ndërkohë gjatë mesditës së sotme pritet që të mblidhet dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve të cilët do të analizojnë situatën Covid në vend. Ndërkaq sipas burimeve nga abcnews.al pritet që një nga vendimet e sotme të jetë dhe vendosja e marrjes së dozës së tretë të vaksinës për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Read More

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se pas reshjeve të mëdha të shiut dhe borës në vend ka nisur Programi Kombëtar i Pastrimit. Postimi i plotë: ShqipëriEPastër Pas reshjeve të mëdha dhe dëborës në një pjesë të vendit, ka rinisur Programi Kombëtar i Pastrimit Pastrimi i vendit ku jetojmë është PATRIOTIZËM sepse më e mira mënyrë për të treguar sa e duam tokën tonë është pastërtia dhe përgjegjshmëria në hapësirat e përbashkëta *momente nga pastrimi në Vlorë, Pogradec, Fier, Durrës, Skrapar, Kavajë, Selenicë, Maliq, Tepelenë, Memaliaj dhe Kukës ShqipëriaEArdhmjaJonë SkaKohëPërPushim

Read More

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të bërë një analizë të situatës epidemiologjike në vend deri më tani. Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve do të mbahet ditën e sotme në orën 14.00. Në një kohë kur varianti i ri i koronavirusit “Omicron” ka alarmuar autoritetet e shëndetit në të gjithë botën, nuk dihet ende nëse do të ketë një shtrëngim të masave. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Arena Kombëtare deklaroi të mërkurën se për momentin nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se në vijim të situatës do të rishikohen dhe masat kufizuese. Ndërkohë…

Read More