Author: tirana

Qeveria ka publikuar strategjinë e shëndetësisë për 10 vite (2021-2030) dhe pesë politika kryesore të saj që do të financohen në kuadër të objektivave të vendosura. Në totalin e kostove peshën më të madhe prej 56 për qind do ta marrë politika e fuqizimit të sistemit të integruar shëndetësor. Politikat e tjera janë ato të investimit në shëndetin e popullatës gjatë ciklit të jetës, progresi drejt mbulimit uiniversal shëndetësor, fuqizimi i reagimit të sistemit ndaj emergjencave dhe shëndeti dixhital. Një pjesë të rëndësishme të strategjisë duket se zë edhe situata e pandemisë COVID- 19 por që sipas tabelës së kostimit…

Read More

Një kirurge në Austri është gjobitur pasi amputoi këmbën e gabuar të një pacienti. Në vend të këmbës së majtë, pacientit iu pre e djathta dhe gabimi u zbulua dy ditë më vonë. Të mërkurën, gjykata e Linzit e shpalli fajtore 43-vjeçaren për neglizhencë dhe e gjobiti me 2700 euro. E veja e pacientit 82-vjeçar, i cili ndërroi jetë përpara se çështja të kalonte në gjykatë, përfitoi 5000 euro dëmshpërblim. Në Maj, pacienti u shtrua në një klinikë në Freistadt ku i duhej të kryente operacionin, por kirurgia shenjoi këmbën e gabuar. Gabimi u identifikua gjatë një kontrolli rutinë të ndryshimit…

Read More

Rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duket se nuk është përmbajtur gjatë një bisede që ka zhvilluar me kryeministrin britanik, Boris Johnson, teksa e cilësuar këtë të fundit si ‘palaço’. Ky raportim erdhi pasi Presidenti francez u ankua për sjelljen e Johnsonit, pasi udhëheqësit biseduan me telefon pas përmbytjes së një varke me emigrantë në Kanalin Anglez, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona. Macroni u zemërua, pasi Johnsoni publikoi në internet një letër që ia kishte dërguar atij. “Fola dy ditë me parë me kryeministrin Johnson në mënyrë serioze. Për pjesën time, vazhdoj ta bëj këtë, siç bëj me të gjitha shtetet…

Read More

Dy persona janë vënë në pranga, dhe 5 të tjerë janë proceduar, në kuadër të operacionit policor “TAKSIA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Saranda drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në…

Read More

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico tashmë është emëruar në krye të QSUT-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë përmes një postimi në facebook. Fico zëvendëson në këtë post Enkelejd Joti, i cili u emërua në krye të RTSH-së. Para kësaj detyre, Albana Fico ka mbajtur postin e kreut të ISHP-së. Postimi i plotë: Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta MëEMiraËshtëPërpara SkaKohëPërPushim

Read More

Ministria e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga Franca dhe kushtet që duhet të plotësojnë shqiptarët për të shkuar atje. Duke nisur nga data 2 dhjetor, qytetarët që do të shkojnë në Francë duhet të jenë të vaksinuar me të dyja dozat nga Pfizer, Moderna ose AstraZeneca dhe përveç kësaj, nevojitet testi PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit. Për fëmijët 6 deri 18 vjeç, të cilët janë të pavaksinuar mund të hyjnë në territorin francez vetëm me test PCR negativ, por duhet të shoqërohen nga prindër të vaksinuar. Franca nuk ka vendosur…

Read More

Një 27-vjeçare shqiptare ka mbërritur në spital me plagë në kokë dhe këmbë pasi e hodhën nga një makinë në lëvizje. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në Torino ku shqiptarja punonte si prostitutë. Edhe pse nuk është në rrezik për jetën ajo mbahet në koma, për të shmangur ndonjë komplikim, pasi plaga që ka në kokë përbën njëlloj shqetësimi për mjekët. Autoritetet janë vënë në kërkim të autorit të kësaj ngjarje i cili ka udhëtuar me një makinë gri, marka dhe targat e të cilës ende nuk bëhen me dije. Sipas asaj që raportojnë mediat,…

Read More

Çmimi mesatar i një metri katror në Tiranë deri në fund të muajit shtator 2021 arriti në 1,121 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”. Tremujori i tretë 2021 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve për zonën e ish bllokut me 3% në raport me 3 mujorin e dytë të vitit, brenda Unazës të vogël 3% dhe jashtë Unazës të vogël 0,5%. Çmimet e apartamenteve për 3 ndarjet e zonave sipas indeksit “Keydata” në 3-mujorin e tretë të vitit janë 1,71% më të larta se tremujori i dytë (çmimet mesatare reale dhe mediane të shitjes…

Read More

Një bandë të rinjsh shqiptarë është ndaluar nga policia italiane. Raportohet se në pranga kanë rënë 2 shqiptarë dhe 1 maroken. Të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin grabitje të ndryshme, ku rasti më flagrant ishte grabitja e një 17-vjeçari italian. Ngjarja ndodhi në parkun publik të Carbonera. 17-vjeçari italian po qëndronte me të dashurën e tij, ku “bosi” shqiptar i bandës, vetëm 18-vjeç iu afruar dhe më pas erdhën edhe shqiptari tjetër 20-vjeç dhe marokeni 19-vjeçar. I riu italian tentoi të ikte, por u ndalua nga njëri prej anëtarëve të bandës i cili e goditi me grusht në…

Read More

Shëndeti i mirë i zemrës është një objektiv parësor që duhet ta ketë çdo njeri. Ai nuk ka plotësisht një origjinë gjenetike dhe është në varësi edhe të stilit të jetesës. Rrjedhimisht, njeriu mund të marrë disa masa, sado të vogla, për të bërë një ndryshim rrënjësor në shëndetin e zemrës. Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson një ulje shumë të madhe kur njeriu heq dorë nga jeta pasive dhe angazhohet në aktivitet fizik për të paktën një orë në javë. Ekspertët thonë se sa më aktiv të jetë njeriu, aq më shëndetplotë është ai. Megjithatë, sipas studimeve një orë…

Read More

Një moment skandaloz ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Big Brother, pas darkës së Pavarësisë, ku Sabiani ka gjuajtur në të pasme Beniadën. Video e cila po bën xhiron e rrjetet derimë tani nuk është publikuar nga vetë Top Channel, ndërkohë që ndjekësit hedhin akuza se Sabiani e ka ngacmuar më tej Beniadën, dhe është dashur ndërhyrja e Ilirit që situata të mos precipitonte. Siç shihet dhe nga pamjet, Sabiani e gjuan Beniadën në të pasme, ndërsa kjo e fundit dëgjohet duke i thënë: Mos ma prek sumën. Nuk përjashtohet mundësia që këngëtari të ketë qenë nën…

Read More