Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Zbulohet formula për një zemër të shëndetshme gjithë jetën

08:40 / December 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
u6 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shëndeti i mirë i zemrës është një objektiv parësor që duhet ta ketë çdo njeri. Ai nuk ka plotësisht një origjinë gjenetike dhe është në varësi edhe të stilit të jetesës. Rrjedhimisht, njeriu mund të marrë disa masa, sado të vogla, për të bërë një ndryshim rrënjësor në shëndetin e zemrës. Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson një ulje shumë të madhe kur njeriu heq dorë nga jeta pasive dhe angazhohet në aktivitet fizik për të paktën një orë në javë.

Ekspertët thonë se sa më aktiv të jetë njeriu, aq më shëndetplotë është ai. Megjithatë, sipas studimeve një orë aktivitet i plotë fizik gjatë javës bën një ndryshim të rëndësishëm. Studimet e fundit rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj. Gjeni më poshtë të shpjeguar në artikull formulën e jetëgjatësisë.

5 Racione fruta dhe perime
Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës. Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve. Bëni një përpjekje të vërtetë dhe qëndrojini parimit të pesë racioneve fruta dhe perime në ditë. Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

10 Minuta aktivitet fizik
Këshillohet të kryeni çdo ditë të paktën 10 minuta aktivitet intensiv fizik në ditë. Rekomandimet thonë që njeriu duhet të lëvizë minimalisht për 30 minuta në ditë, por 10 minuta munden të bëjnë ndryshim. Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind. Ngjisni shkallët, ecni, lëvizni në të mirë të zemrës.

8 Orë Gjumë
Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën. Garantimi i saj mund të jetë proces sfidues për ju, megjithatë është shumë e rëndësishme. Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime. Këto hapa mund të provohen fillimisht gjatë harkut kohor të dy javëve përpara se të bëni ndryshime madhore në stilin tuaj të jetesës./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.