Author: tirana

Policia e Shtetit publikoi rezultatet e 759 aplikantëve që u testuan sot për të studiuar në Akademinë e Sigurisë dhe për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme. Faza e parë e testimit të kryer sot ishte teorik dhe në fazën e dytë do të përzgjidhen konkurentët me pikët më të larta. Rezultatet u publikuan në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Testimi i 759 aplikantëve u përshëndet dhe nga Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Provimi u krye me dy grupe (ora 7:00 dhe ora 12:00) në Pallatin e Kongresve.

Read More

Këngëtari Burtint Imeri ka postuar një foto nga spitali, duke shqetësuar ndjekësit e tij. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka postuar një foto të nënës së tij, duke i mbajtur dorën, ndërkohë që ajo shihet e shtrirë në shtrat. Në përshkrimin e fotos, kangëtari shkruan vetëm “mum’ (mama) duke e shoqëruar atë më nje emoji zemre. Ai nuk ka bërë të ditur se cila është arsyeja e shtrimit të nënës së tij.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” të mbajtur ditën e sotme në Tropojë shprehu garancinë se të gjithë delegatët e Tropojës kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Berisha u bëri edhe njëherë thirrje drejtuesve të PD që sipas tij nuk janë zgjedhur por emëruar në pozicionet e tyre, të japin dorëheqjen. “Gjatë gjithë karrierës time politike kam bërë gjithçka për një marrëdhënie të mirë me SHBA-të. Jam krenar për këtë gjë. Por ajo letër erdhi nga armiqësia e Geroge Soros. Unë nuk kam patur asgjë personale me të. Nuk mund të pajtohesha kurrë me veprimet e tij. Ai mori shoqërinë…

Read More

Ish-kreu i PD-së, Eduard Selami në një interviste për Zërin e Amerikës deklaroi se debati në këtë parti është i vonuar. Ish-deputeti demokrat e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha një fatkeqësi të PD-së. Sipas Selamit, Basha ta kishte filluar këtë debat më përpara. “Debati në Partinë Demokratike ishte i vonuar. Fatkeqësi e PD ka qenë Sali Berisha. Basha ta kishte filluar këtë debat më përpara. Basha nuk është lider, është i vënë nga Sali Berisha”, tha Selami.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Tropojë, ku ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Lulzim Bashës. Në një kohë që Lulzim Basha thotë se po takon demokratët në bazë, Berisha e akuzon se ai po “blen” demokratët duke i kërkuar që të firmosin për ’18 dhjetorin’ dhe në këmbim do i japë poste drejtorësh dhe zv.ministrash në qeverinë e Ramës. Kjo sipas Berishës, është një tregues se Basha dhe Rama po bashkëpunojnë.   Vjen përgjigja e Lulzim Bashës për Sali Berishën. “Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme,…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se është koha që Bashkimi Evropian të mendojë rreth vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit. “Si mund të nxisim dhe të mendojmë potencialisht rreth vaksinimit të detyrueshëm brenda Bashkimit Evropian? Kjo kërkon diskutim dhe qasje të përbashkët. Por, mendoj se ky është diskutim që duhet të zhvillohet”, deklaroi ajo në një konferencë për media. Në anën tjetër, çështja e shëndetësisë është përgjegjësi ekskluzive e secilit shtet anëtar të BE-së. Dhe kjo ishte hera e parë që dikush nga zyrtarët evropianë nxitën debat rreth vaksinimit të detyrueshëm. Përpos Austrisë, asnjë shtet tjetër deri…

Read More

Kanë mbetur edhe pak ditë nga 11 dhjetori, data e mbajtjes së Kuvendit të PD të thirrur nga Sali Berisha, ndërkohë që një javë pas tij Lulzim Basha do të mbaj një tjetër Kuvend të PD. Por edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Gazment Oketa, thotë se ka ende kohë për dakordësi mes palëve në PD. Pjesë nga intervista në MCN Tv Çfarë domethënie kanë datat 11 apo i datës 18? Oketa: Na ka vendosur në një pozitë të vështirë. Unë jam i gjykimit se pavarësisht se ditët kalojnë ka ende kohë që…

Read More

Tragjik ka rezultuar fati i një 61-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë aksidentalisht në banesën e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Rriten shifrat e COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 228 raste të reja dhe 5 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka inspektuar ditën e sotme, procesin e konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme, në fazën e parë, atë të teorisë. Nano ka inspektuar disa procese të kësaj faze dhe ka përgëzuar administratorët e procesit, për korrektësinë dhe transparencën. Drejtor Nano ka përshëndetur konkurrentët që po zhvillonin testimin dhe i ka falënderuar ata, për dëshirën dhe aplikimin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, si dhe u uroi atyre suksese, duke i garantuar se i gjithë procesi është transparent dhe monitorohet nga disa struktura të Policisë së Shtetit, si dhe nga SHÇBA.…

Read More

Kreu i PD Lulzim Basha vijon të japë mesazhe të qarta kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha sa i përket mbajtjes së Kuvendit Kombëtar. Basha thotë se Ka vetëm një datë për Kuvendin dhe ajo është 18 dhjetori dhe jo 11 dhjetori siç kërkon Berisha. “Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktor ekstra-politikë që s’kanë lidhje me interesat e demokratëve të krimit të organizuar oligarkë por edhe kundërshtari jonë politik është investuar që diçka të nisur nga Berisha për interesin e tij personal ta shfrytëzojë për…

Read More

Sali Berisha po zhvillon Foltoren e tij të radhës në Tropojë. Ish kreu i PD-së, ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të Lulzim Bashës. “Në 8 vite peng kryetari që na çoi nga dështimi në dështim, me qëndrimet e tij defaktorizoj PD, e çoi para alternativës të jetë apo të mos jetë. 2 ditët e fundit, pengkryetari me një grusht vasalësh, po përpiqen që të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh, zv.ministra në kabinetin e Ramës”, tha Berisha.

Read More