Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Von der Leyen: Do të mundësohet që të gjithë evropianët të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

18:29 / December 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ursula von der Leyen.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se është koha që Bashkimi Evropian të mendojë rreth vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.

“Si mund të nxisim dhe të mendojmë potencialisht rreth vaksinimit të detyrueshëm brenda Bashkimit Evropian? Kjo kërkon diskutim dhe qasje të përbashkët. Por, mendoj se ky është diskutim që duhet të zhvillohet”, deklaroi ajo në një konferencë për media.

Në anën tjetër, çështja e shëndetësisë është përgjegjësi ekskluzive e secilit shtet anëtar të BE-së. Dhe kjo ishte hera e parë që dikush nga zyrtarët evropianë nxitën debat rreth vaksinimit të detyrueshëm.

Përpos Austrisë, asnjë shtet tjetër deri më tani nuk ka imponuar vaksinimin e detyrueshëm, marrë parasysh se fjala është për çështje të ndjeshme që shkakton debat të ashpër në opinion.

Vetëm për shkak të futjes në përdorim të të ashtuquajturave certifikatave për COVID-19, në disa shtete evropiane pati protesta të dhunshme dhe trazira.

Në anën tjetër, presidentja e Komisionit Evropian konfirmoi që deri në mars të vitit 2022, BE-ja do të pranojë edhe 360 milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer dhe Moderna kundër koronavirusit.

“Kështu do të mundësohet që të gjithë evropianët të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, njoftoi ajo.

Sipas Von der Leyen, BE-ja arriti marrëveshje me kompaninë Pfizer/ BioNTech që të përshpejtohet prodhimi i vaksinave për fëmijë, që do të duhej të ishin të qasshme nga 13 dhjetori i këtij viti.

Agjencia evropiane për Barna (EMA) miratoi vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç të kompanisë Pfizer/BioNTech./REL

von der leyen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.