Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Konkursi për Patrullën e Përgjithshme, drejtori i Policisë së Shtetit inspekton procesin

17:34 / December 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AKADEMIA E SIGURISE GLEDIS NANO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka inspektuar ditën e sotme, procesin e konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme, në fazën e parë, atë të teorisë.

Nano ka inspektuar disa procese të kësaj faze dhe ka përgëzuar administratorët e procesit, për korrektësinë dhe transparencën.

Drejtor Nano ka përshëndetur konkurrentët që po zhvillonin testimin dhe i ka falënderuar ata, për dëshirën dhe aplikimin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, si dhe u uroi atyre suksese, duke i garantuar se i gjithë procesi është transparent dhe monitorohet nga disa struktura të Policisë së Shtetit, si dhe nga SHÇBA.

“Pavarësisht dinamikës së punëve dhe ngarkesës së përditshme, unë e gjeta kohën, pasi e quaj shume të domosdoshme që të vija para jush dhe të thoja dy fjalë: Në radhë të parë faleminderit që keni pranuar dhe keni vendosur që të na bashkoheni, fillimisht në testim, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Unë paraprakisht ju uroj të gjithëve suksese dhe ju garantoj që procesi do të jetë transparent dhe fitoftë më i miri dhe të fitojnë ata që e meritojnë, kjo për të ecur dhe për të bërë një ndryshim në Policinë e Shtetit, për të përmirësuar radhët, cilësinë dhe profesionalizmin në Policinë e Shtetit.
Jam njohur fillimisht me fazën e parë të testimit. Stafi që monitoronte gjithë testimin tuaj, më ka bërë prezent situatën paraprake, nuk ka patur asnjë problem dhe mua për këtë më vjen mirë, deri më tani.

Paralelisht me strukturat policore ka dhe struktura të tjera që monitorojnë gjithë procesin, ndaj jua rithem me bindje që do të jetë një proces shumë transparent për gjithësecilin nga ju dhe për ne. Kjo na e bën punën më të lehtë për të përzgjedhur ata kandidatë që vërtet arrijnë kuotën e vendosur për t’u bërë pjesë ose për të kaluar në fazën tjetër të testimit. Ju uroj të gjithëve suksese dhe ashtu siç e kam unë personalisht sfidë drejtimin e Policisë së Shtetit dhe çuarjen përpara të të gjitha projekteve aktuale të Policisë dhe zhvillimin apo fillimin e projekteve të reja, të cilat do të jenë në favor në radhë të parë të të gjithë punonjësve të Policisë, për tua bërë jetën dhe punën më të lehtë, po ashtu edhe krijimin e besimit te komuniteti, gjë që është çelësi kryesor për suksesin tonë.
Ju inkurajoj të jeni të fokusuar, hiqini emocionet, jepni më të mirën tuaj, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Faleminderit! Ju uroj suksese, punë të mbarë edhe shpresoj të shihemi në fazat e tjera të konkurrimit.”, tha Nano.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ish-shefja e SHISH nën masën “arrest në shtëpi”, largohet në heshtje nga SPAK

15:22 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.