Author: tirana

Komisioni i Venecias mbështet zgjatjen e organeve të vettingut në Shqipëri. Burimet thanë se draft opinioni mbështet kërkesën e maxhorancës për zgjatjen e afateve të vettingut. Me propozim të deputetes Klotilda Bushka, Këshilli i Legjislacionit për ndryshimet kushtetuese votoi që t’i drejtohej për opinion ‘Venecias’ lidhur me propozimin e tyre. Kujtojmë se maxhoranca nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e këtij Këshilli.

Read More

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës. Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 314.

Read More

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia e yndyrës “kokëfortë” rreth belit është bërë shumë e thjeshtë dhe përgjithësisht rekomandohet të konsumoni shumë ujë për ta hequr qafe atë.Më poshtë keni disa këshilla se si të eliminoni yndyrën dhe cilat janë ato gjëra që s’duhet të bëni kur bëhet fjalë për këtë proces: Shmangni produktet e qumështit Po, edhe pse qumështi është pije e shëndetshme, duhet ta shmangni atë për të patur një stomak të sheshtë. Konsumimi i qumështit mund të çojë në gazra. Më mirë konsumoni kos…

Read More

Edhe pse çdo shenjë e zodiakut është padyshim shumë interesante dhe çdo grua ka një bukuri të parezistueshme në vetvete, sidoqoftë disa syresh prej tyre janë më të dallueshme! Janë më interesante dhe më të veçanta se të tjerat për arsye nga më të ndryshmet. Peshqit Gratë e kësaj shenje janë tërheqëse për nga natyra dhe shpesh karakterizohen nga prania e një atmosfere misterioze. Ato janë në gjendje të krijojnë kontakte dhe marrëdhënie pa konflikte, dhe gjithashtu të marrin gëzim dhe kënaqësi prej tyre. Përveç kësaj, peshqit janë të vëmendshëm dhe kujdesen për partnerin e tyre, gjithmonë duke e rrethuar…

Read More

Sipas të dhënave nga Izraeli, vaksina Pfizer është 90% efektive kundër variantit Omicron. Varianti Omicron u zbulua për herë të parë në Botsvana, dhe është përhapur me shpejtësi kudo duke detyruar vendet të marrin masa për të parandaluar përhapjen e tij. Sipas studimit, Pfizer ka rezultuar 93% efektive kundër variantit Delta dhe 90% efektive kundër Omicron. Shenjat pozitive për efektivitetin e vaksinave kundër Omicron janë konfirmuar edhe nga ministri izraelit i Shëndetësisë, Nijan Horoviç. “Në ditët në vijim do të kemi informacione më të sakta për efektivitetin e vaksinës kundër Omicron, por tashmë ka vend për optimizëm, pasi kemi indikacione…

Read More

GJKKO dënon me 8 vite burgim ish- shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila, i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Gjykata e Posaçme dha 12 vite burg për Kohilën me akuzën për veprën penale trafik lëndësh narkotike, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra e vaksinimit të përqendruar në stadiumin “Air Albania” tha se të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë janë të shqetësuara sa i përket përhapjes së variantit Omicron në disa vende, teksa bëri thirrje për vaksinimin kundër Covid-19. “Është e rëndësishme të vijojmë vaksinimin edhe në raport me variantin e ri Omicron që tashmë ka shqetësuar botën. Jo duke i vendosur vendet në panik, por i ka vendosur në një gatishmëri të shtuar të gjitha vendet, ashtu sikurse edhe ne”, tha Manastirliu. Duke folur për variantin e ri Omicron, Manastirliu tha se…

Read More

Ka reaguar për herë të parë mësuesi “pedofil” i Beratit, Ëngjëllush Bregu. Ky i fundit u akuzua pas rikthimit në punë në shkollën “22 Tetori” në Berat, por në fakt ai ka prej 4 vitesh që jep mësim. Për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live”, Ëngjëlli flet në lidhje me akuzat dhe ata që i quan si sulme personale. Ai u shpreh se ka katër vite që është rikthyer në mësimdhënie dhe se nuk ishte “22 Tetori” shkolla e tij e parë. Deklarata e plotë e mësuesit Ëngjëllush Bregu: Kisha vetëm katër ditë që jepja mësim te “22 Tetori”, më pritën…

Read More

Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë vaksinimin e detyrueshëm në përgjigje të përhapjes së variantit “shumë ngjitës” Omicron” në të gjithë Evropën. Kështu është shprehur ditën e sotme presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen tha se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë me shpejtësi dozat e treta dhe të mbështesin vendet që aplikojnë përkohësisht testet PCR para udhëtimit edhe brenda kufijve të bllokut. E pyetur nëse e mbështeti qeverinë greke në vendosjen e një gjobe mujore prej 100 € (85 £) për personat mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen kundër Covid-19, Von…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu. KLGJ ka vendosur  pranimin e masës disiplinore për ulje page në masën 20% për një periudhë prej 6 muajsh. Kërkesa e ILD-së është depozituar në KLGJ me 28 korrik, ndërkohë që inspektimi disiplinor ndaj Fetahut ka filluar në vitin 2017, pas publikimit të disa video përgjimesh të një qytetari me gjyqtaren dhe një punonjës policie nga emisionit ‘Stop’ në TV Klan. Në videon e transmetuar me 31 janar 2017, magjistratja akuzohet se ka marrë 2 mijë euro rryshvet…

Read More

Dy konkurrentet e ‘Big Brother VIP. Monika dhe Einxhel kanë diskutuar për debatin që kjo e fundit pati me Ilirin disa ditë më parë. “E heqim faktin që ti Ilirin e respekton. Nëse Iliri do të ishte një tjetër person që ti nuk e ke të afërt dhe do të shikojë debatin që Iliri mua më sulmoj tek pjesa e profesionit dhe tentoj të me prekte aty nuk do e quajte të pistët?”, e pyeti Einxhel. “Kam shkuar dhe i kam thënë Ilirit, të lutem mos u kap në profesion dhe shumë herë kam dal i kam thënë gjëra që…

Read More

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë. Në këtë takim, Krasniqi u prit nga Dr. Wolfgang Kreissig, Kryetar i Institutit, në përbërje të të cilit janë 14 autoritete rregullatore Gjermane, të ndara sipas landeve, dhe Peter Matzneller, drejtues i Marrëdhënieve me Jashtë në Institut, njëherësh nënkryetar i bordit të ERGA-s. Zyrtarët diskutuan mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen autoritetet rregullatore në ditët e sotme si dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe mbi të gjitha ndjekjes së praktikave më…

Read More