Policia italiane ka sekuestruar këtë të mërkurë 423 kg drogë. Bëhet e ditur se në total janë arrestuar 16 persona, mes tyre dhe tre shqiptarë. Ata janë identifikuar si Eriseld, Ledi dhe Emiljano Hoxhaji. Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se droga vinte nga Shqipëria dhe Malta e më pas tregtohej në qytete të ndryshme të Italisë.
Author: tirana
Policia e Tiranës njofton se një vajzë 24-vjeçare me inicialet Xh.M është zhdukur sapo është kthyer nga Italia. Kanë qenë familjarët e të resë që kanë denoncuar rastin e pazakontë në polici. “Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.
Deri më tani demokratët që mbështesin Foltoren e Sali Berishën kanë mbledhur më shumë se 4900 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit. Deklarata u bë nga deputeti Belind Këlliçi në emisionin Publikisht në RTSH me gazetaren Blerta Tafani. Ai tha se Kuvendi synon t’i japë fund krizës politike në PD që sipas tij i zgjat jetën politike Edi Ramës. “Kur Basha dhe të tjerët u bindën që firmat janë. Sot firmat nuk janë më 4200, janë mbi 4900. Të mohosh këtë realitet dhe t’i quash këtë miting, këta i kanë bërë mitingjet për të bërë Lulzim Basha…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë sot me një deklaratë të jashtëzakonshme, ku ka denoncuar raste të tjera korrupsioni të kapur nga Njësia Antikorrupsion. “Dua t’ju siguroj që kemi në rrugën e duhur. Unë sot dua ta nis me një falënderim për punën e Njësisë Antikorrupsion por edhe për bashkëpunimin me prokurorinë. Të gjitha rastet e denoncuara nga ne janë regjistruar si vepra penale. Për rastin e Fierit ku ne denoncuam korrupsionin në AKU, gjykata e ka lënë njërin në burg ndërsa tjetri ‘arrest në shtëpi’. Dua të ndaj me ju disa raste të reja. E nisim me kadastrën,…
Ylli i Arsenalit, Gabriel u përlesh me një grabitës i cili ishte me një shkop bejsbolli në garazhin e makinës së brazilianit për të vjedhur makinën tip Mercedes dhe jo vetëm. Ata i kanë kërkuar çelësat, telefonin dhe orën sapo futbollisti doli nga makina . Pamjet zbuluan edhe grabitësin i cili u sul me shkop bejsbolli pasi në përleshje e sipër me lojtarin e Arsnealit, ky i fundit ia hoqi kapuçin dhe e identifikoi. Arteta on Gabriel:"It's not a nice thing to go through when you have family involved. Gabi showed a lot of character. Credit to the boy. After…
Prindërit e 20-vjeçares Caroline, e cila u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos kanë vendosur që vajzës së vogël t’i ndryshojnë mbiemrin. Në lidhje me këtë vendim të prindërve të Caroline, ka reaguar edhe Babis, i cili e ka quajtur të padrejtë që vogëlushes Lidia t’i hiqet mbiemri i tij. Mediat greke bëjnë me dije se një i burgosur është shprehur se Babis lajmin për ndryshimin e mbiemrit të të bijës e ka marrë vesh nga mediat dhe është shprehur shumë i revoltuar, pasi nuk e priste një reagim të tillë nga prindërit e Carolinës “Ai…
Kryepolici Gledis Nano ka vendosur theksin te ristrukturimi i Policisë së Shtetit, teksa ishte i pranishëm në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Ai tha se për të parandaluar ngjarjet kriminale, duhet të ketë një ristrukturim të strukturave të policisë, në mënyrë që dhe ngjarjet kriminale të zbulohen në kohë. “Në vijim të kësaj pyetje, që prej afro 1 muaji është iniciuar edhe ngritja e grupit të punës lidhur me ristrukturimin e Policisë së Shtetit. Kjo ka të bëjë me analizë, për përmirësim të strukturës organike dhe për të rritur numrin e punonjësve të policisë aty ku ka më shumë nevojë. Një…
Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj Donaldit pas afërsisë së tij me Beatrix. Në atë që po konsiderohet si ‘tradhti’ ndaj Borës, ajo ka postuar një foto në Instastory, ku ka hequr Donaldin nga Instagrami ne shenje revoltimi ndaj veprimeve të tij. “Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që si kanë këto vlera” – ka deklaruar ajo.
Muaji dhjetor do të mbyllet me hyrjen e planetit Jupiter në shenjën e Peshqve, i cili së shpejti do të sjellë lajme të mira për të gjitha shenjat e ujit dhe jo vetëm. Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për muajin dhjetor! Dashi: Tensionet jeta në çift… Dashi i dashur, muaji dhjetor do të sjellë disa probleme më shumë sentimentale në shenjën tuaj : kalimi i gjatë i pafavorshëm i Venusit në shenjën e Bricjapit krijon fërkime dhe tension në jetën tuaj në çift. Nga pikëpamja profesionale, megjithatë, do të mund të mbështeteni në favorin e Mërkurit deri në ditën…
Tashme trekendeshi Bora, Donald, Trixa eshte kryefjala e dites. Mbremjen e djeshme teksa Semi revoltohej per situaten e Trixes dhe Donaldit ai deklaroi se po ben ate gje qe do dhe do beje ate qe do! Por pas reagimeve te shumta, ka ardhur dhe ai i dj Vin Veli, ish burri i Bora Zemanit. Ai ka publikuar nje foto me nje vajze qe supozohet te jete e dashura e tij e perbri shkruan: ”Na ndihmoni me ca kokoshka”- duke e ironizuar këtë që ndodhi. E në fakt duket më shumë si një mesazh inati kundrejt Borës.
Rrugës për në Tropojë, lideri demokrat, Sali Berisha, u ndal edhe në Has. Në qytetin e Krumës ai u prit nga qindra demokratë. Duke improvizuar Foltoren përpara tyre, Berisha tha se Hasi është dhe do jetë gjithmonë demokrat. “Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë, të mbrojë interesin kombëtar. Askush nuk ka luajtur rolin që ju, Kukësi dhe Tropoja, luajtën gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Bijtë e bijat e Kosovës janë të vendosur t’i dalin zot vendit më shumë se kurrë”. “Miqtë e mi, ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë…
Nga Rainer Zitelmann Në muajt shkurt dhe mars 1921, punëtorët flakën tej mjetet e tyre të punës, dhe hynë në grevë në të gjithë Rusinë. Një nga qendrat e kësaj proteste ishte Petrogradi. Njësitë speciale të ÇEKA-s hapën zjarr ndaj punëtorëve demonstrues. Në mesin e bolshevikëve shpërtheu paniku, ndërsa punëtorët dhe ushtarët u vëllazëruan midis tyre. Kronshtadi, një bazë detare dhe qytet-port i pozicionuar në një ishull pranë Shën Petersburgut, ishte vendi i një rebelimi nga marinarët e dy kryqëzorëve të blinduar. Më 1 mars, aty u grupuan më shumë se 15.000 njerëz, që përfaqësonin 1/4 e popullsisë civile dhe…