Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të rrepta kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19. Çdo person që hyn në Kosovë duhet të jetë i pajisur me çertifikatë vaksinimi nga data 3 janar. Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza. Në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48…
Author: tirana
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllezërit”. Zbardhen 38 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Beratit. Arrestohen 2 autorët e dyshuar, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në një banesë. Sekuestrohen disa nga mjetet që përdoreshin për të kryer vjedhjet. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale në DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të…
Profesionistët e mjekësisë janë ata që do të testohen këtë herë. Sipas kuadrit ligjor, para se të marrin liçencën si fillim duhet të testohen. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka përcaktuar muajt dhjetor-janar në dispozicion të bluzave të bardha, mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë, mami, logopedë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie e logopedie. Ne faqen e saj zyrtare është dhënë njoftimi për afatin, si dhe kushtet e provimeve për të cilat duhet të jenë në dijeni më parë kandidatët që futen në sezonin XXI të provimeve të shtetit. Aktualisht QSHA po bën gati listat e kandidatëve me emrat dhe përbri tyre datën e…
Të gjithë e kanë ndonjë periudhe të keqe në punë. Ndonjë javë ose muaj që gjithçka po shkon ters. Se çfarë ndodhë që gjatë gjithë asaj kohe klientët kanë ankesa dhe pakënaqësi, shefi nuk është i kënaqur me ecurinë e projektit dhe me ato që i propozoni, duhet të punoni për një kohë të gjatë pas orarit etj. Të gjitha këto mund t’ju japin stres duke e vështirësuar një periudhë të jetës, por ka shumë dallim në mes të të qenit i ngarkuar emocionalisht për një kohë dhe së funksionuari në një mjedis që vazhdimisht është toksik. Mjedisi toksik dhe…
Një nxënës 15-vjeçar vrau tre gjimnazistë dhe plagosi tetë persona të tjerë kur hapi zjarr me një pistoletë gjysmë automatike në një shkollë të mesme në Miçigan dhe u arrestua menjëherë, njoftoi policia lokale. Një nga të plagosurit ishte një mësues dhe të tjerët ishin nxënës në shkollën e mesme Oxford në Oksford të Miçiganit, rreth 65 km në veri të Detroitit, tha zyra e Sherifit të Qarkut Oakland. Motivi i autorit është i panjohur, thanë zyrtarët. Të vrarët ishin një djalë 16-vjeçar, një vajzë 17-vjeçare dhe një vajzë 14-vjeçare, u tha gazetarëve në vendngjarjezëvendës sherifi Michael McCabe. Dy nga…
Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu e bore në të gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas 24 orësh pa reshje. Sipas ARRSH gjatë natës për të shmangur ngricat është punuar gjithë natën me shpërndarjen e kripës, për të vijuar pa probleme qarkullimi i makinave. “Reshjet kanë pushuar Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset ARRSH #MIE”, thuhet në njoftimin e…
Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2020 u dhanë gjithsej 19.5 mijë leje qëndrimi për arsye familjare për shtetasit shqiptarë, në një nga vendet e BE-së. Nga këta, 52% ishin të moshës nën 19 vjeç, nga 48% që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm. Sipas Eurostat, gati 30% e totalit të lejeve të dhëna…
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Dita Jonë’, komentoi përplasjet brenda PD-së. Ai thotë se i druhet një shkëmbimi zjarri në PD në mbajtjen e Kuvendeve. “Mua zakonisht më dalin parashikimet. E di shumë mirë se çfarë do ndodhë me datë 11, por aspak i bindur se çfarë do të ndodhë me datë 18. Sepse me 11, e thashë, Berisha e di mirë çfarë bën. Ndikon dhe ana emocionale që ai krijon. Por, gjithsesi do ketë krizë që nuk do zgjidhet kollaj. Berisha do e finalizojë këtë që ka nisur, çështja është se…
Aktori i humorit, Donald Veshaj ka reaguar mbrëmjen e së martës në lidhje me marrëdhënien e tij me këngëtaren, Beatrix Ramosaj. Pasi panë një klip ku shfaqeshin momentet më të bukura të tyre, ishte Donaldi që foli pasi Trixa ishte në siklet. “Trixa e ka siklet këtë gjënë dhe unë e kam kuptuar. Nuk dua që Trixa të jetë në siklet për asgjë. Ajo që dua është kjo”, tha aktori i njohur. Pas kësaj deklarate moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani i dha një mesazh nga ekrani Bora Zemanit, duke u shprehur se e ndjen si një grua presionin…
Një udhëkryq romantik në “Ferraris” për Milanin, që gjen Andriy Shevchenko në rrugën e tij, një legjendë e vërtetë e historisë së fundit të kuqezinjve dhe trajneri i ri i Genoa prej disa javësh. Milani, megjithatë, nuk mund të “mëshirojë”, sidomos pas dy humbjeve radhazi të pësuara ndaj Fiorentinës dhe Sassuolo, që e bëri të humbasë kreun e klasifikimit. Nga ana tjetër, “rossoblù” vijnë nga barazimi në Udine, pas nokautit në shtëpi, në debutimin e Shevës, kundër Romës. Trajneri ukrainas mbështetet te të rinjtë Ekuban dhe Bianchi në sulm, ndërsa në mesfushë shkon drejt konfirmimit të Badelj në “regji”, me…
1 dhjetori është Dita Botërore kundër SIDA-s, ku bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj. Po ku qëndron Shqipëria në luftën kundër HIV/AIDS? Raportohet se që nga viti 1993, në Shqipëri janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV-AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar. Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura. Dyzet vjet që nga raportimi i rasteve të para të SIDA-s, HIV ende kërcënon botën. Sipas Programi të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS,…
Teksa ditën e djeshme postoi disa pamje magjike nga Valbona e mbuluar me dëborë, kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm është ndalur sërish tek dëbora. Përmes një fotoje me dëborë Rama ka uruar të gjithëve një muaj të paqtë. “MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të parë të dimrit zyrtar, ju uroj një dhjetor të paqtë në rrugën e mbylljes së vitit” shkruan Rama.