Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj solli mbrëmjen e kësaj të marte në “Opinion” rastet kur gjatë hetimeve për ngjarje apo grupe kriminale kanë dalë në skenë vajza që bënin pjesë në to. Hajdarmataj solli rastin kur një vrasje u zbulua nga një vajzë që ishte pjesë e grupit shoqëror të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Por një tjetër rast edhe më interesant ishte ai i një vajze rreth 25 vjeçe në Lezhë, e cila bënte lojë të dyfishtë. Ajo ishte pjesë e dy grupeve kriminale dhe që informacionin që merrte nga palët e përdorte sipas interesave të saj…
Author: tirana
Juventusi kthehet te suksesi dhe ngjit ngadalë shkallë në renditje. Skuadra e Massimiliano Allegrit mposhti sonte me rezultatin 2-0 në transfertë ekipin e Salernitana-s që lufton për mbijetesë. Nga një gol për pjesë për bardhezinjtë, që gjithashtu rrezikuan jo pak dhe vendasit ishin pafat duke goditur shtyllën me Ranieri.
“Mashtrime”, i ka quajtur Lulzim Basha deklaratat e Ilir Metës i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Nga Radari Informativ në Abc përballë Jonida Shehut, Basha i bëri thirrje Metës të thotë të vërtetën se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve. “Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia…
Mediumi fotografik PetaPixel i ka kushtuar një artikull qytetit të Poliçanit, i cili ka qenë një nga qytetet me fabrikat më të mëdha të armatimit në vend në kohën e regjimit komunist. Në artikull përshkruhet e gjithë fabrika e armatimit në Poliçan si dhe fshehja e saj nga bota e jashtme. Stafi i tabloidit amerikan gjithashtu ka udhëtuar në Shqipëri për të parë pikërisht këtë depo armatimi, ku dhe kanë mundur të shkrepin disa foto. Gjithashtu në shkrim thuhet se për të ndërtuar fabrikën e armatimit janë përdorur pajisjet më të reja në atë kohë të marra nga Franca, por…
Kërkimi intensiv për variantin e ri të koronavirusit të identifikuar për herë të parë në Afrikën Jugore sapo ka filluar. Liderët botërorë u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos kenë frikë, por të vaksinohen, nëse munden. Çfarë është varianti Omicron? I identifikuar për herë të parë në Botsvana dhe Afrikën e Jugut, ky version i ripërtërirë i koronavirusit ka shkaktuar shqetësim midis shkencëtarëve dhe zyrtarëve të shëndetit publik për shkak të numrit jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve që kanë potencialin ta bëjnë virusin më të transmetueshëm dhe më pak të ndjeshëm ndaj vaksinave ekzistuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë e…
Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ajo ka thënë se nuk e sheh Berishën as në krye të PD-së e as në formimin e një partie të re. “Nuk e shikoj Berishën në krye të PD apo të formimit të një partie të re, rreshtimi i deputetëve i aleatëve të tyre, ky është një nga problemet kryesore, dhe unë doja ta ktheja përmbys këtë lloj modeli, sot nuk mund të jemi një vlerë e shtuar për politikë, se na ka penguar rreshtimi me kryetarët, dobësimi i kryetarëve është thelbësore. Po të vijnë këta 2 individë…
Rruga e Abrit nuk është shfrytëzuar vetëm për të udhëtuar nga Dibra, Mati e Bulqiza në drejtim të kryeqytetit apo anasjelltas. Dhjetra qytetar nga Tirana kanë udhëtuar drejt Qafës së Murrizit në Xibër për të shijuar pamjen fantastike të krijuar nga bardhësia e borës. Vizitorët ndjehen të mrekulluar nga pamja që ofrohet aty, por edhe peizazhi gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor. Të rinj e familjarë shfrytëzuan këtë panoramë për tu dëfryer në borën e parë në këtë zonë, si dhe fiksuan momentet e bukura në aparatet e tyre celulare. Sakaq, rruga është e kalueshme pa probleme edhe në bajpasin…
Ish-deputetja e PD në Vlorë Nadire Meçorapaj, i ka numëruar dështimet kryetarit në detyrë, Lulzim Basha. Ish-deputetja shkruan se nisma e dekomunistizimit, është një tjetër dështim dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha. POSTIMI I PLOTË “Nisma e dekomunistizimit, një tjetër dështim, besprerje dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha Asnjëherë se pate seriozisht, asnjëherë nuk e çove të paktën deri te protokolli i Kuvendit. Fjalë shumë e për e lumë. E trumbetove edhe gjatë legjislaturës së kaluar, dhe kurrë nuk u vumë në dijeni as ne si deputetë, aq më tepër ne nga shtresa e të përndjekurve,…
Shefja e departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka treguar që shumë shpejt në Shqipëri do të vijë edhe vaksina Johnson & Johnson kundër COVID-19. “Ne në vendin tonë kemi larmishmëri vaksinash. Shumë shpejt pritet të vijë edhe Johnson & Johnson”- tha Bino në Top News. Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë aplikuar vaksinat Pfizer, Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik V.
Dashi Me ndihmën e rrjetit tuaj të fuqishëm mund të implementoni planet e biznesit. Do të përdorni dijet tuaja për të marrë përfitime. Gjithashtu do të keni harmoni në jetën tuaj personale. Do të ketë bashkëpunim të mirë mes jush dhe partnerit. Demi Do të besoni më shumë, madje mund të planifikoni të shkoni në ndonjë vend fetar për të gjetur paqen e mendjes. Do të dhuroni për bamirësi ose për ndonjë vend shpirtëror. Njerëzit që ju rrethojnë mund t’iu kërkojnë ndihmë për sa i përket financave ose mbështetjes morale. Do të shijoni çdo moment me pak durim. Binjakët Mund…
Stimulimi i trurit me valë elektromagnetike mund të ndihmojë në luftën kundër varësisë ndaj kokainës. Konfirmimi i kësaj teknike mbërrin nga një studim i kryer në spitalin universitar Careggi të Firenze. Kjo lloj terapie, e cila është vënë në përdorim në struktura të ndryshme spitalore, konsiston në gjenerimin e mikro-shkarkesave të vogla elektrike, jo të dhimbshme dhe që stimulojnë zona të trurit ku mendohet se gjenden qendrat e varësive, duke i rikthyer në funksionimin fiziologjik cerebral. Në fazën studimore kësaj teknikeiI janë nënshtruar një grup pacientësh për një periudhë tre mujore. Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Plos One”.…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 20 tetor të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive dhe mugesë burimesh financiare për justifikimin e tyre. Shkarkimi u vendos me shumicë votash nga komisionerët Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari, ndërsa kryesuesja e trupës, Xhensila Pine doli në pakicë, duke vlerësuar në analizën e saj se subjekti kishte provuar thuajse gjithë burimet financiare të pasurive dhe balanca negative prej 1 milion lekësh nuk ishte penalizuese. Bjeleri u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për aspektin profesional u konsiderua se kishte arritur nivelin minimal kualifikues.…