Reshjet e shiut dhe të dëborës që përfshin territorin e Shqipërisë 24 orët e fundit kanë krijuar problematika në disa akse rrugore. Në rrethin e Gramshit dy fshatra të dy njësive administrative janë mbuluar nga dëbora ku trashësia arrin deri në 30 cm. Për të udhëtuar drejt fshatit Rovje në njësinë administrative Kukur, në fshatin Grabova A të njësisë administrative Lenie, drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të përdorin zinxhirë. Aktualisht nuk ka raportime për fshatra të izoluar e ndërprerje të energjisë elektrike.
Author: tirana
Nga Janine di Giovanni “The National” Thuajse 3 dekada më parë, komuniteti ndërkombëtar lejoi përgjakjen e Bosnjës. Nën sytë e fuqive perëndimore, të cilat mund të kishin ndërhyrë më herët duke shmangur një katastrofë humanitare dhe një gjenocid, vendi përjetoi gati 4 vite luftë. Të gjitha luftërat janë mizore, por ajo Bosnjës ishte simboli i tmerreve të mëdha. Kryeqyteti Sarajevë, dikur vendi ku u mbajtën Lojërat Olimpike dimërore të 1984-ës, dhe një simbol i komuniteteve multikulturore, multifetare, iu nënshtrua një rrethimi barbar si në Mesjetë. Banorët e saj – intelektualë, evropianë kozmopolitë që kënaqeshin me muzikën klasike dhe poezinë –…
UEFA ka publikuar sot një peticion për të futur në fuqi ligjin e ri në nivel klubi dhe kombëtareje, vetëm për të mbrojtur më shumë lojtarët nga lëndimet serioze. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka informuar klubet dhe kombëtaret që ta nënshkruajnë këtë peticion, në të cilin përfshihen të gjitha procedurat që duhet ndjekur në raste të lëndimeve në kokë. “Tronditja në kokë është një lëndim serioz i cili duhet të menaxhohet dhe të trajtohet në mënyrën më të mirë. Shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që merr pjesë në nivel klubi dhe kombëtareje është pjesë serioze për…
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar lidhur me variantin e ri të Covid-19, Omicron i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Në një deklaratë Biden u shpreh se ka vend për shqetësim, por nuk duhet që të përhapet panik tek qytetarët. Varianti i ri është zbuluar dhe në SHBA, por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se nuk ka nevojë për masa të reja pasi qytetarët janë të vaksinuar dhe mbajnë masa. “Ndërsa do të duhen javë para se të mësojmë gjithçka duhet, doktor Fauci dhe ekspertë të tjerë besojnë se vaksinat do të vazhdojnë…
Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ditën e sotme ka vendosur që ta kalojë larg politikës dhe afër personave të zemrës. Ajo ka postuar foto ku shihet se ka dalë shëtitje nga Liqeni, teksa shihet duke shëtitur me karrocë, ku ndodhet nipi i saj. Topalli shihet në formë e veshur me të zeza teksa shëtit nga Liqeni me vajzën dhe nipin e saj.
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar përmes një postimi në rrjetet sociale stilisten shqiptare Nensi Dojaka, e cila ka fituar mbrëmjen e djeshme çmimin tjetër prestigjioz, British Fashion Award. “Pas çmimit prestigjioz të Luis Vuitton për stilistët e rinj Nensi Dojaka, ylli shqiptar i modës, ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz, British Fashion Award, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe Urime nga zemra dhe krenar për ty Nensi”, shkruan Rama.
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Fier ku Klodian Çalamani vrau djalin e fqinjit të tij, vetëm 8 vjeç dhe trupin tentoi tja varroste në oborrin e tij. Gjatë një interviste për “Uniko”, motra e Klodianit ka rrëfyer ngjarjen e 2006 ku ajo u detyrua nga Klodiani dhe shoku i tij, xhaxhai i Mateos për të marrë peng një 16 vjeçare. Për atë rast Klodian Çalamani u dënua për veprën penale heqje e paligjshme e lirisë, edhe pse vajza 16-vjeçare në atë kohë kallëzoi në Policinë e Fierit se Çalamani dhe Florian Vasiu tentuan të abuzonin…
Princ Leka ka kujtuar babain e tij të ndjerë, Leka Zogu I, me anë të një postimi prekës në Instagram, kur bëhen 10 vite nga vdekja e tij. Ai shkruan se kur u bë për herë të parë baba dhe mori në krah Geraldinën, pa brenda zemrës prindërit e tij. Më tej Princ Leka thotë se i ati i mungon shumë, kurse Elia emocionohet sa herë e kujtojnë. Letra e plotë: 10 vite pa ty i dashur Babi! Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe…
Në La Liga janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 15-të të saj. Pas kësaj javë janë zgjedhur edhe lojtarët më të mirë të saj dhe sipas WhoScored ka vend edhe për një lojtar shqiptar. Shkodran Mustafi i cili aktivizohet me Levanten është përfshirë në 11-shen e lojtarëve më të mirë të kësaj jave, i cili ka realizuar edhe gol. Mustafi nga WhoScored u vlerësua me notën 7.8. 🇪🇸 La Liga Team of the Week pic.twitter.com/qFw4L8MIkj— WhoScored.com (@WhoScored) November 30, 2021
Presidenti Vladimir Putin në “Russia Calling!” Forumi i Investimeve VTB zbuloi ditën e sotme se Rusia ka zhvilluar armë hipersonike me një shpejtësi maksimale prej 9 Mach. Duke folur me ekspertët e mbledhur, Putin e quajti zhvillimin e raketave me shpejtësi të lartë si një përgjigje “të nevojshme” ndaj “veprimeve perëndimore”. Pasi deputetja shqiptare tregoi për tumorin që iu ka rikthyer dhe betejës mes jetës dhe vdekjes, ‘Kosova ngrihet në këmbë!’, ja çfarë po ndodh tani “Ne kemi kryer tashmë me sukses testet dhe nga fillimi i vitit do të kemi në shërbim një raketë hipersonike me bazë deti të…
Të paktën 14 persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Azerbajxhan. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të ushtrisë, të cilët kanë sqaruar se helikopteri ishte duke kryer stërvitje në momentin që u rrëzua. Mediat vendase raportojnë edhe për persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të mjetit fluturues. “Sot, rreth orës 10:40 (GMT), një helikopter ushtarak i Shërbimit Kufitar Shtetëror u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në rajonin Khizi”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ushtria.
Shefi i rrjetit social “Twitter”, Jack Dorsey, ka njoftuar se do të heqë dorë nga posti drejtues i kompanisë, të cilën e ka themeluar më 2006. Zyrtari për teknologji në këtë kompani, Parag Agrawal do të drejtojë tani e tutje kompaninë. Dorsey, 45-vjeçar, ka thënë se ka vendosur të largohet për shkak të fuqisë që ka Agrawal në drejtim të rrjetit social, i cili përdoret nga rreth 200 milionë persona në ditë. “Jam shumë i mërzitur, por edhe i lumtur”, ka thënë ai në një letër drejtuar punëtorëve. “Nuk ka shumë kompani që kanë arritur në këtë nivel”, ka thënë…