Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Princ Leka kujton babain e ndjerë, tregon kërkesën e fundit që ai i bëri kur ishte në spital

14:21 / November 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61a61f76c0cdc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princ Leka ka kujtuar babain e tij të ndjerë, Leka Zogu I, me anë të një postimi prekës në Instagram, kur bëhen 10 vite nga vdekja e tij.

Ai shkruan se kur u bë për herë të parë baba dhe mori në krah Geraldinën, pa brenda zemrës prindërit e tij.

Më tej Princ Leka thotë se i ati i mungon shumë, kurse Elia emocionohet sa herë e kujtojnë.

Letra e plotë:

10 vite pa ty i dashur Babi!

Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe momente të vështira, ku forca dhe kurajo jote më kanë munguar. Kur u bëra baba dhe mora në krahë për herë të parë Geraldinën e vogël, ju pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime! Sa do doja tju kisha pranë ato çaste! Ajo do ishte gezimi juaj më i madh, është aq e dashur!

10 vite më parë të përcollëm në atë botë tjetër ku të gjithë takohemi një ditë, e unë lutem që së bashku me mamin të jeni në paqen e amshuar!

Babi, kur ti mbylle sytë e na fike shpirtin, ishin shqiptarët e tu ata që na dhanë ngushëllim, na mbushën me dashuri në ato ditë aq të dhimbshme. Erdhën nga të gjitha trojet për të të përcjellë e nderuar ty, njeriun që besonin, Mbretin e tyre. Ti arrite të bashkosh shumë zemra, solle shpresë në kohë shumë të vështira, fitove respektin dhe besimin e shumë njerëzve. Kur mbështetësit dhe dashamirësit e Familjes Mbretërore të kujtojnë ty, flasin për një burrë me karakter të fortë, me urtësi dhe vlerat më të vyera shqiptare. Do doja shumë të të ngjaj, të ngjall atë besim dhe shpresë, pasi më ke trashëguar shumë dashuri për këtë vend, i shtrenjti babai im! Hera e fundit kur ti pamë sytë e hapur e të përlotur ishte 28 nentori, ku kërkove flamurin në dritaren e dhomës së spitalit. Ai flamur që e deshe aq shumë! Na mungon shumë, madje Elia emocionohet çdo herë që të kujtojmë, e të kujtojmë gjithmonë…

View this post on Instagram

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.