Ka nisur në Gjermani një prej gjyqeve më të përfolura. Në qershor të këtij viti, një shqiptar i Kosovës, i quajtur Rinor Z, qëlloi për vdekje bashkëkombasin e tij, Armin N, teksa po qëndronte në semafor me makinën e tij luksoze, një Porsche. Ngjarja tronditi qytetin e Hanoverit dhe shkaktoi panik pasi ndodhi në mes të qytetit. Në seancën e parë, Rinori mbante veshur një kapuç, ndërsa nuk foli përpara togave të zeza. Avokati i 33-vjeçarit shqiptar tha se ai veproi për vetëmbrojtje. Historia nis me një përplasje fizike mes Rinorit dhe Nexhip M, kunatit të Arminit. Gazeta BILD shkruan…
Author: tirana
“Prefekti” vepra e vendosur në skenë nga Teatri Kombëtar për Qazim Mulletin revokimi i figurës së Enver Hoxhës dhe Mbretit Zog, ishin sot pjes e debatit në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik. Në qendër të kësaj vepre letrare ishte Qazim Mulleti, kryetar të bashkisë së Tiranës (1939 – 1940) dhe më pas Prefekt të Tiranës (1942 – 1944). Kjo pjesë teatrale u transmetua live në facebook më 29 nëntor dhe ngjalli mjaft polemika. Deputeti Luçiano Boçi kërkoi të bllokohet vënia në skenë e asaj që e quajti “gjyqi politik” dhe kërkoi dhe bashkëpunimin e maxhorancës. Luçiano Boçi:…
Ish-deputeti Arben Ristani nga Korça ka zbuluar procedurat që do të ndiqen për zgjedhjet e reja në Partinë Demokratike, që sipas tij do të bëhen përmes parimit një anëtar një votë. Ristani ka thënë se në Kuvendin e datës 11 Dhjetor do të diskutohen vendimet antistatutore të Bashës, dhe do të futen dispozita në statut që të lejojnë referendumet e brendshme. Ristani është shprehur se do ti bënte nder pakicës që drejtohet nga Basha, që ti bashkohej Kuvendit të thirrur nga Berisha në datën 11 Dhjetor, që sipas tij i përket shumicës. Fjala e plotë e Ristanit: Tashmë është e…
Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano foli në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe për vrasjen makabër të 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani. Nano tha se autori i krimit ishte dënuar më parë si hajdut banesash, por pasi doli nga burgu nuk pati asnjë kallëzim për abuzim seksual në polici. Drejtori i Policisë tha se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nano: Në 16 nëntor u arrestua në flagrancë në Gracalli agresori që kishte groposur një të mitur me inicialet M.V.. Në Policinë e Shtetit ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash por për personin…
Ka nisur sot testimi për përzgjedhjen e 500 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, për Patrullë të Përgjithshme.Testimi me shkrim po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ndarë në 2 grupe, duke respektuar masat antiCovid.Korrigjimi do të bëhet me skuatron, në prani të vetë kandidatëve. Ata që do të shpallen fitues në këtë fazë, do të vijojnë garën me testimin fizik e psikologjik.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tiranë. Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kafja e Rremës”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtuese shtetasen E. L., me mjetin me drejtues shtetasin D. SH. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. SH., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Imam Shefqet Krasniqi ka deklaruar se fundit i botës është shumë afër. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha të gjitha shenjat e kiametit, nga zhveshja, lakuriqësia e femrave deri te lejimi i ndërtimit të gradaçelave. Imami nga Prishtina ka deklaruar se të gjitha këto i ka përmbledhur edhe në një libër të shkruar nga ai vetë në vitin 2014. “Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e…
ProCredit Bank ka bërë të njëjtën veprim si FiBank e cila vetëm pak ditë më parë, dekonspiroi të dhënat konfidenciale të klientëve të tyre, duke i kaluar në duart e anëtarëve të komisionit hetimor për konçensionin e inceneratorëve. E këta të fundit, duke qenë se mbledhjet i zhvillojnë online, bën që të gjitha të dhënat e personave që Partia Demokratike mendon se kanë lidhje me kompanitë koncensionare të inceneratorëve të rrjedhin në media. Në videon e publikuar shihet dhe se si vetë Jorida Tabaku tregon se ProCredit Bank u ka vënë në dispozicion të dhënat e klientëve me anë të…
Deputeti demokrat Ervin Salianji dhe socialisti Nasip Naço kanë debatuar me njëri-tjetrin në nisje të punimeve të sotme të Komisionit të Sigurisë. Shkak është bërë mesazhi i deputetit të PS Bujar Çela tre ditë më parë, i cili uroi Pavarësinë me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha. Salianji tha se ai ka fyer gjithë Shqipërinë, ndërsa Naço u shpreh se nga ana e tij i është bërë vërejtje deputetit socialist dhe Komisioni i Etikës do të marrë masat e nevojshme. Salianji: Një deputet që ka fyer gjithë Shqipërinë. Kjo është mbledhja e parë dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk ka…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigjie numrit një të PD-së, Lulzim Basha lidhur me firmat e mbledhur për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Pasditen e sotme, në një intervistë në ABC, Basha tha se firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar nuk u dorëzuan ashtu siç parashikon Statuti, gjë që sipas tij e kishte kërkuar edhe Paloka te ish-kryeministri Sali Berisha. Por ky i fundit, sipas Bashës ishte penguar nga diçka duke e ftuar që të tregonte se për çfarë bëhej fjalë. Përgjigjia në vend të Berishës është dhënë nga Paloka, deputeti Paloka…
Trajneri i skuadrēs matjane të futbollit Sajmir Patushi njoftoi paraditen e sotme se ēshtë dorëhequr nga drejtimi i skuadrës së Burrelit.Rezultatet e dobëta të ekipit në katër ndeshjet e fundit bënē që Patushi tē deklarojë largimin nga skuadra e vendlindjes.Pas një takimi me zyrtarët e klubit ai tha se nuk mund ta vazhdonte sfidën e nisur.Në katër ndeshjet e fundit Burreli ka siguruar vetëm dy pikë duke pësuar rënie në renditje.Patushi falenderoi drejtuesit e bashkisë, klubit, tifozēt dhe lojtarēt për mbēshtetjen dhe bashkëpunimin dhe premtoi se do të jetë një adhurues i skuadrēs matjane. /tirananews.al/
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Spanjë, për shkak se dyshohet si autorë të një vrasje që ka ndodhur dy vite më parë në qyteton Volfsburgut në Gjermani. Të arrestuarit janë Orgest Kurteshi dhe Eglis Veraj, të cilët pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë. Kurteshi, 33 vjeç dhe Eglis Veraj, 27 vjeç, akuzohen për një vrasje të ndodhur në gusht të vitit 2019. Më 13 gusht të vitit 2019, në Vorsfelde të Volfsburgut, një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë. Ai humbi jetën më pas në spital. Një tjetër 31-vjeçar i plagosur arriti që të mbijetonte. Të dy…