Komisioni Europian ka prezantuar një paketë globale investimesh të quajtur “Global gateway” që synon të mobilizojë një financim prej 300 miliard eurosh për projekte globale nga 2021 në 2027. Kjo strategji europiane ka në bazë të saj projekte ndërlidhjesh në fushën e infrastrukturës, transportit, enegjisë, mbrojtjen e mjedisit, arsimin, përmirësimin e sigurisë shëndetësore. Një pjesë e këtij plani global është dhe plani ekonomik dhe i investime për Ballkanin Perëndimor prej 30 miliard eurosh, që përbën një të tretën e prodhimit kombêtar bruto të gjithë rajonit dhe që do ofrohet ne grante dhe hua branda 7 viteve. Gjatë prezantimit të paketës…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama e ka kaluar ditën e sotëm në jug të vendit. Vendndodhjen e tij e ka “zbuluar” kryebashkiaku socialist i Sarandës Adrian Gurma, përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale. Peshkatarët e zonës kanë qëlluar me fat këtë të mërkurë dhe kanë kapur dy peshq gjigand, të cilët i kalojnë 2.5 metra.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua sot në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Evropian, z. David Maria Sassoli. Vizita e znj. Nikolla u realizua në kuadrin e përpjekjeve për të lobuar për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare me BE-në brenda vitit 2021. Kryetarja Nikolla e falënderoi Presidentin Sassoli për mbështetjen e tij të fuqishme, personale dhe institucionale, për avancimin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së. “Nisma juaj për të vendosur një dialog ndërmjet Parlamentit Evropian dhe kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e…
Marcus Lamb, bashkëthemelues dhe CEO i rrjetit televiziv “Daystar” ka humbur jetën pasi ishte infektuar me Covid-19. Lamb ka humbur jetën në moshën 64-vjeçare, pasi nuk arriti të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës. Ai ishte ndër personat që kishte kundërshtuar hapur vaksinimin kundër koronavirusit, në një kohë kur bota po përballet me virusin që u ka marrë jetën me miliona personave. “Me zemër të thyer njoftojmë se Marcus Lamb, president dhe themelues i Daystar Television Network, është ndarë nga jeta,” kanë njoftuar familjarët e tij.
Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme pranë një stacion treni në qytetin gjerman të Mynihut. Stacioni është ndër më të frekuentuarit në qytetin e madh gjerman. Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve që po bëhen pranë stacionit Donnersberger Brücke. Deri më tani bëhet fjalë për 3 persona të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, thotë policia e Mynihut. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje. Lëvizja e trenave janë ndërprerë për momentin. Policia tha se po kujdeset për njerëzit, ndërsa shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk dihet. Deri më tani nuk ka prova për një krim. Shpërthimi u dëgjua kilometra larg.
Mëlçia në trupin tonë është një lloj fabrike gjakut. Merr pjesë në ripërtëritjen e tij, dhe gjithashtu ndihmon në forcimin dhe stimulimin e tretjes në trup. Ajo është një filtër përmes të cilit pastrohen të gjitha toksinat dhe papastërtitë nga gjaku. Prandaj, mund të konkludojmë se mëlçia është bartëse e shëndetit, gjallërisë, energjisë, pamjes së mirë dhe humorit të mirë. Mënyra më e mirë për të parandaluar shëndetin e mëlçisë është pastrimi i tij çdo ditë – pini një lugë çaji vaj ulliri të përzier me lëng limoni çdo mëngjes në stomak bosh. Pas 15-20 minutash mund të shijoni mëngjesin.…
Mbrëmjen e djeshme Donaldi la pas historinë me Borën, duke shprehur hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina e ka ironizuar këtë situatë me anë të një postimi në rrjete sociale. “Mirëmëngjes se kemi vendosur akoma për kë shkon këtë muaj”, ka shkruar ai. Kujtojmë se pak kohë më parë Bora u takua me Donaldin brenda “Big Brother VIP”, ku aktori i rrëmbeu dhe një të puthur. Nisur nga kjo, dita vijuese iu dedikua vetëm atyre. I gjithë publiku e nisi ditën duke thënë “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit”. Pikërisht kësaj i referohet dhe Atdheu në postimin…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Turqi, ku një foshnjë 2-muajshe është rrahur barbarisht nga babai i saj në Gaziantep. Mësohet se ai është vënë në pranga nga policia. Një videon tronditëse, që po bën xhiron e medieve turke, ku duket Yunus Göç duke rrahur egërsisht fëmijën vetëm, sepse ai po qante. Sipas haberturk.com, pamjet e dhunshme janë filmuar nga telefoni, kamerën e të cilit nëna e foshnjës e kishte lënë fshehurazi hapur, para se të dilte nga shtëpia. Në video dëgjohet foshnja që qan, ndërsa i ati e godet dhunshëm.Abuzimi përfundoi vetëm kur nëna u kthye në shtëpi…
Burrë e grua kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, ku një automjet me drejtues shtetasin Sh. K., 65 vjeç., ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. Ll., 70 vjeç i cili udhëtonte me bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Me datë 01.12.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Don Bosko”, në një restorant, aksidentalishit ka rënë nga shkalla shtetasi E. Sh., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më mirë vdes sesa të shkoj te Real Madrid”. Kjo është deklarata e bujshme që bëri Gerard Pique në emisionin “The Hormiguero” në Spanjë. Jo vetëm kaq, mbrojtësi i Barcelonës foli edhe për një fenomen të ditëve të sotme, që sipas tij, Netflix dhe Instagram po vrasin futbollin. Mes shumë temave të ndryshme, nuk mund të mungonte edhe Lionel Messi: “Kur u largua Messi nga Barcelona, ishte një ditë shumë e vështirë, sepse kam ndarë dhomën e zhveshjes me të që kur isha 13 vjeç. Kemi qenë bashkë për 15 apo 16 vite. Leon e kam si vëlla. Ishte e…
Kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë, publikoi magazina britanike ‘’The Economist’’. Ndërkaq, Parisi dhe Singapori e ndajnë vendin e dytë. Më pastaj vijojnë Zyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku. I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask. Berlini ra për tetë vende në vendin e 50-të dhe është më i liri nga gjashtë qytetet gjemane në listë. Frankfurti renditet si qyteti më i shtrenjtë gjerman dhe e zë vendin e 19-të. Problemet me furnizimin dhe masat antikovid, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e harxhimeve për jetesë në shumë qytete në botë, thuhet në…