Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Turqi, ku një foshnjë 2-muajshe është rrahur barbarisht nga babai i saj në Gaziantep. Mësohet se ai është vënë në pranga nga policia.
Një videon tronditëse, që po bën xhiron e medieve turke, ku duket Yunus Göç duke rrahur egërsisht fëmijën vetëm, sepse ai po qante.
Sipas haberturk.com, pamjet e dhunshme janë filmuar nga telefoni, kamerën e të cilit nëna e foshnjës e kishte lënë fshehurazi hapur, para se të dilte nga shtëpia.
Në video dëgjohet foshnja që qan, ndërsa i ati e godet dhunshëm.Abuzimi përfundoi vetëm kur nëna u kthye në shtëpi dhe ia rrëmbeu fëmijën nga duart babit mostër. Fëmija u transportua në spital me hemorragji cerebrale, ndërsa babai i tij u arrestua.
Nëna, Semra Goc, u tha gazetarëve me lot në sy se prej ditësh nuk fle dot dhe se dëshira e saj është që burri i saj të marrë dënimin maksimal të mundshëm. Të dënohet me dënimin më të gjatë dhe të shkojë në burg. “Ai nuk duhet të dalë kurrë nga atje”, tha nëna e fëmijës.
