Author: tirana

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë takimin të mbajtur në samitin e NATO-s në Riga ka komentuar situatën mes Rusisë dhe SHBA-ve. “Nëse Rusia pushton Ukrainë, ne jemi gati të veprojmë”, ka thënë Blinken. Gjithashtu ai ka nënvizuar se për Uashingtonin mënyra më e mirë për zgjidhjen e konfliktit mbetet diplomacia. “Ne nuk dimë nëse Putin ka marrë vendimin për të pushtuar, por ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha rastet”, ka thënë më tej Blinken.

Read More

“Foltorja” ka rikthyer ish-kryeministrin Sali Berisha në Tropojë pas disa vitesh. Pasi ka zhvilluar një sërë takimesh në disa qytete të vendit, sot Berisha së fundmi ishte në Tropojë për të ftuar demokratët të bëhen pjesë e Kuvendit Kombëtar që ai ka propozuar ta zhvillojë më 11 dhjetor, dhe jo më 18 dhjetor kur ka vendosur kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me strukturat. Në takimin e Berishës ishin deputeti i PD-se, Isuf Çela, ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj, deputeti i PD-se, Flamur Noka, ish-deputetet Aleksandër Biberaj, Florion Mima, Klevis Balliu, si dhe Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i Forumit Rinor të PD

Read More

Bebe Rexha mund të ketë tre këngë që secila kanë miliarda shikime, por ajo ende nuk ka fituar ndonjë çmim të madh. Sipas saj, kjo ndodh për tre arsye, politika, paraja dhe marka. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për TMZ, Bebe shprehet se nuk i nevojiten trofetë për të bërë që njerëzit të duan muzikën e saj. “Mendoj se ka të bëjë me politikë, paratë, të qenit brand…të gjitha këto. Nuk e di, krejt çfarë di është se unë do të vazhdoj të kompozoj dhe shkruaj më të mirën që mundem”, tha këngëtarja 31-vjeçare. E pyetur se…

Read More

Gjurmimi në të kaluarën e të famshmëve dhe ndryshimi i tyre ndër vite zgjon kuriozitet të madh të fansave. Por kjo nuk vlen vetëm për femrat, të cilat zakonisht janë të përfolura për këtë pjesë. Edhe meshkujt bëjnë ndërhyrje, madje viteve të fundit një numër i madh i vipave i janë nënshtruar transplantit të flokëve. Këtij trendi i është bashkuar edhe Dj PM dhe më parë ai dukej ndryshe. Pamja e stome nga ajo e para dy viteve ndryshon, veçanërisht në pjesën e flokëve.

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka sekuestruar pasuri të një shtetasi të dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Burime nga organi i akuzës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin F.Abdurrahmani, i dënuar në Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”. NJOFTIMI I PROKURORISË Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen veprime, për procedimin pasuror nr.3, datë 24.11.2021, që…

Read More

Përdorimi i Wifi është mjaft i dëmshëm për shëndetin e njerëzve.Por ne duhet të dimë disa të dhëna interesante, për të arritur të mbrohemi nga ai. A duhet të fikni Wifi-në natën? Ju mund të mos e kuptoni, por edhe kur Wi-Fi nuk po përdoret, ai ende dërgon valë për pajisjet që të lidhen dhe të komunikojnë me të. Kjo do të thotë që ndërsa flini, ruteri juaj pa tel lëshon rrezatim EMF përmes këtyre valëve të vazhdueshme. Edhe kur flini, ju jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit EMF ndërsa pajisjet tuaja nuk janë në përdorim. Fikja e Wi-Fi-së së shtëpisë…

Read More

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ditën e sotme ka bërë një ndërhyrje delikate pasi i është rikthyer pas 9 vitesh tumori në tru. Kaona, vajza e madhe e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, ka ripublikuar një fotografi e cila mban mbishkrimin “E ka kaluar dy herë kancerin. Cila është superfuqia jote?”. Adriana Matoshi sot iu është nënshtruar operacionit në një spital të Tiranës, ku sipas familjarëve e miqve të saj, ka përfunduar me sukses operimin për të hequr tumorin në kokë. Më herët ka reaguar edhe i dashuri i saj, Keith Owen Groeneveld, me mbishkrimin: “Faleminderit Zot. Operacioni ishte i…

Read More

Pas spektaklit të djeshëm, Beatrix dhe Donald kanë nisur të falenderojnë njëri- tjetrin për emocionet e ndjera. “Jam shumë i lumtur që të kam takuar”, i ka thënë Donaldi Beatrixit, ndërsa ajo e ka falenderuar që e ka bërë të ndihet aq mirë. “Më duket çdo gjë e çuditshme”, ka shtuar Donaldi. Dyshja ka shkëmbyer sërish puthje në qafë, por puthja në buzë nuk ka ndodhur ende. Mbrëmjen e kaluar Donaldi pohoi se Beatrix ishte personi me të cilin donte të ndante çdo gjë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. View this post on Instagram A post shared by Big…

Read More

Katër persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet F. B., 18 vjeç, banues në Gramsh dhe u procedua penalisht shtetasi me inicialet F. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronin, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi kanabisi, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 grirëse lënde narkotike, nje sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një dorezë metalike. Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi me inicialet V.Xh., 39 vjeç, banues në Durrës,…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar në 80-vjetorin e lindjes aktorin e madh të skenës shqiptare, Luftar Paja. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla teksa ka publikuar një foto të aktorit të shquar, shkruan se Luftar Paja është krenaria e Gorishovës, Qarkut të Fierit dhe gjithë shqiptarisë. “Urimet më të mira të madhit Luftar Paja në 80-vjetorin e tij të lindjes. Je krenaria e Gorishovës, Qarkut të Fierit dhe gjithë shqiptarisë🤗🇦🇱”, shkruan Balla.

Read More

Para tre ditëve, Lionel Messi u kurorëzua për herë të shtatë si fitues i Topit të Artë. Megjithatë, diçka e tillë shkaktoi shumë polemika, duke qenë se pjesa më e madhe opinionit sportiv ishte e mendimit se fituesi duhej të ishte Robert Lewandowski, me polakun që shënoi një numër rekord golash në Bundesligë duke thyer edhe një legjendë si Gerd Muller. Ndërkohë, në rrjetet sociale ka nisur një luftë e madhe teksa fansat e futbollit kanë reaguar në masë. Një ndër to që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë edhe një koment i gjatë në të cilin mbështetej Ronaldo…

Read More

Gjykata e Posaçme ka dënuar me nga 1 vit burg Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të arrestuar më herët në dyshimin e korrupsionit në zgjedhjet e prillit në Dibër. Ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër, konkretisht nga Kandidati i PD, Luan Haka dhe mbështetësit e PD më 22 prill. Asokohe, policia tha se “në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik”. Drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu pretendoi atëherë se paratë po…

Read More