Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Varhelyi: Do të lidhim të gjitha kryeqytetet e Ballkanit me rrugë dhe hekurudha midis tyre dhe me BE-në

14:12 / December 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Varlehy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Europian ka prezantuar një paketë globale investimesh të quajtur “Global gateway” që synon të mobilizojë një financim prej 300 miliard eurosh për projekte globale nga 2021 në 2027. Kjo strategji europiane ka në bazë të saj projekte ndërlidhjesh në fushën e infrastrukturës, transportit, enegjisë, mbrojtjen e mjedisit, arsimin, përmirësimin e sigurisë shëndetësore.

Një pjesë e këtij plani global është dhe plani ekonomik dhe i investime për Ballkanin Perëndimor prej 30 miliard eurosh, që përbën një të tretën e prodhimit kombêtar bruto të gjithë rajonit dhe që do ofrohet ne grante dhe hua branda 7 viteve.

Gjatë prezantimit të paketës nga presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen dhe komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi, ky i fundit është shprehur, se plani ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor do të filloje të jape rezultate brenda mandatit të Komisionit Europian.

Varhelyi ka venë në pah, se plani do ndryshojë realitetet në terren, duke përshpejtuar dhe ulur koston e lëvizjes së personave, mallrave, serviseve dhe energjisë.

“Ky plan përfshin ndërlidhjen e infrastrukturës me autostrada dhe hekurudha me synimin për të lidhur të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor midis tyre dhe me BE-në ». Ndërkohë që për energjinë, do të mund të bëjmë të mundur tranzicionin nga qymyri, që përbën burimin kryesor energjitik në energji të rinovueshme dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Qëllimi kryesor i kësaj pakete investimesh globale është rritja e rolit të Bashkimit Europian në botë përfshirë Ballkanin Perëndimor, duke reduktuar rolin e aktorëve të tjerë si Kina, me iniciativa si projekti “Brezi dhe Rruga”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.