Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Njësia Antikorrupsion çon me Prokurori 5 zyrtarë të lartë, ministri Manja zbardh detaje: Në Kadastrën e Durrësit ka raste…

12:35 / December 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61a75ad2d293a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë sot me një deklaratë të jashtëzakonshme, ku ka denoncuar raste të tjera korrupsioni të kapur nga Njësia Antikorrupsion.

“Dua t’ju siguroj që kemi në rrugën e duhur. Unë sot dua ta nis me një falënderim për punën e Njësisë Antikorrupsion por edhe për bashkëpunimin me prokurorinë. Të gjitha rastet e denoncuara nga ne janë regjistruar si vepra penale. Për rastin e Fierit ku ne denoncuam korrupsionin në AKU, gjykata e ka lënë njërin në burg ndërsa tjetri ‘arrest në shtëpi’. Dua të ndaj me ju disa raste të reja.

E nisim me kadastrën, që është edhe objekti i përditshëm dhe i drejtpërdrejtë i punës sonë ku kemi rastet më të shumta të referuara.

Në Kadastrën e Durrësit ka raste që po trajtohen. 2 rastet e para kanë të bëjnë me lejë legalizimi në kundërshtimi me ligjin. Nuk respektohen procedurat. I treti është flagrant. Është printuar leja e legalizimit dhe i është dhënë qytetarit dhe më pas janë bërë proceduarat. Data e dhënies së lejes është më parë se të bëheshin dokumentet. Është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit dhe procedurat.

Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës. Një nëpunës është bërë pjesë përmes dokumenteve shkollore të falsifikuara. Përveç doganierit ne kemi denoncuar edhe noterin, për të cilin kemi kërkuar edhe hetimin disiplinor. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë e DSHTRR, që ka të bëjë me ryshfetin direkt në sportel”, tha Manja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.