Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Armela Krasniqi në vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë

14:17 / December 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani nentor 2021 Wolfgang Kreissig armela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në këtë takim, Krasniqi u prit nga Dr. Wolfgang Kreissig, Kryetar i Institutit, në përbërje të të cilit janë 14 autoritete rregullatore Gjermane, të ndara sipas landeve, dhe Peter Matzneller, drejtues i Marrëdhënieve me Jashtë në Institut, njëherësh nënkryetar i bordit të ERGA-s.

Zyrtarët diskutuan mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen autoritetet rregullatore në ditët e sotme si dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe mbi të gjitha ndjekjes së praktikave më të mira në këtë drejtim.

Bashkëbiseduesit u ndalën tek rëndësia që ka implemtimi i Direktivës 2018/1808 si një mjet i mirë për të rregulluar disa aspekte të rëndësishme të tregut mediatik. Sipas Dr. Kreissig, Gjermania në cilësinë e vendit kontribues për përpilimin e kësaj Direktive, ka përfunduar implementimin e saj dhe është në fazën e diskutimit të çështjeve me të cilat tregu mediatik përballet për shkak të zhvillimeve të vrullshme teknologjike.

Krasniqi dhe Dr. Kreissig u ndalën dhe tek vëmendja që i duhet kushtuar edukimit mediatik përmes gjithëpërfshirjes së aktorëve përkatës në këtë fushë.

Në fund të këtij takimi, krerët e institucioneve u ndalën tek monitorimi i përmbajtjeve dhe rëndësia që ky proces të kryhet si një vlerë e shtuar në ofertën programore që i bëhet publikut. Dr.Kreissig i’u përgjigj pozitivisht ftesës për të vizituar AMA-n dhe Shqipërinë në një moment të përshtatshëm për të dy palët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026

Presidenti Begaj takim me Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH: Diskutime për çështje të aktualitetit

12:56 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.