Koleksionit të bishave të tij, Noizy i ka shtuar edhe një Lamborghini. Ishte vetë reperi që postoi foto të makinës që kap vlerën e qindra mijëra eurove duke i lënë fansat pa fjalë. Por një person duket të mos jetë impresionuar edhe aq nga kjo makinë.Bëhet fjalë për babain e reperit i cili ka pasur një reagim epik, të cilin Noizy e ka ndarë me ndjekësit. “Ok ok kujdes dhe e gëzofsh”, është shprehur babai i Noizyt.
Author: tirana
Aktivistja Evi Kokalari njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se ka dorëzuar sot në SPAK padinë për deputetin e PD-së, Ervin Salianjin. Postimi i plotë: Padia ndaj Ervin Salianji sot u depozitua në Spak. Padia është për shpifje që ai i ka bërë publikisht. Dua të sqaroj se familja ime nuk ka mbajtur kurrë mbiemrin Hoxha, por është njohur gjithnjë me mbiemrin Kokalari. Im shoq ka qënë vetëm dy herë në Greqi dhe s’ka qënë kurrë pjesë e politikës as në Greqi & as në Amerike, jo më të jetë pjesë e ‘Agimit të Artë’ apo lobit Grek. ……
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, solli në studion e Ditarit të A2 CNN, këndvështrimin e saj në lidhje me situatën konfliktuale brenda Partisë Demokratike, ndërsa la të hapur dhe mundësinë e rikthimit të saj në këtë parti. Shqetësim për Hajdarin, është rikthimi i Partisë Demokratike në pushtet, përtej interesave të kryetarëve të saj. Ajo tha se Basha dhe Berisha duhet të largohen për t’i hapur rrugë bashkimit të partisë me potencialet e saj dhe me të rinjtë. “Pyetja që duhet bërë është: Konflikti që ka sot PD-ja, a do ta sjellë në pushtet? Dhe shumë demokratë janë të shqetësuar për…
Më në fund ndodhi puthja e shumëpritur mes Pajtimti dhe Sarës në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’. Mirëpo pas puthjes, Sarah i ka bërë një kërkesë Pajtimit. Ajo ka kërkuar që ky veprim të mbetet mes tyre dhe asnjë prej banorëve mos të dijë asgjë se çfarë po ndodh mes tyre. “Vetëm unë, ti dhe kamerat. Askush tjetër”,- tha ajo. Kësaj kërkese Pajtimi zgjodhi të mos t’i përgjigjej por la të nënkuptohet se e pranoi në heshtje. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë mes tyre.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozon të TVSH për ndërtesat në zonat rezidenciale dhe ato në bregdet. Sipas deputetit të PS, përjashtimi i këtyre ndërtesave nga TVSH-ja po dëmton turizmin dhe denatyron mjedisin. Sipas tij nga ndërtimet në zonat periferike po zhduket koncepti i fshatit. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha këto propozime do të përfshihen në ligjin e ri që do të bëhet për taksimin e pasurive. Braçe pati një debat edhe me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi. Braçe: Propozoj që të hiqet përjashtimi për furnizimin e ndërtesave apo i pjesëve të një ndërtese, si edhe furnizimi…
Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate ka nënshkruar një kontratë të re që e lidh me përfaqësuesen deri në dhjetor 2024. Kontrata e mëparshme i skadonte me përfundimin e Kupës së Botës, “Katar 2021”. 51-vjeçari është në krye të “Tre Luanëve” që nga nëntori 2016. Nën drejtimin e tij, Anglia arriti deri në finale të Europianit, por pa mundur ta fitonte trofenë, pasi dështoi te goditjet e penalltive përballë Italisë. “Mbetet një privilegj i jashtëzakonshëm udhëheqja e këtij ekip. Ne kemi një mundësi të madhe para nesh,” deklaroi Southgate pas zyrtarizimit të marrëveshjes së re. Ndihmësi i tij, Steve…
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social, ku ka bërë me dije se pasditen e sotme Ilir Meta do të mbajë një konferencë me gazetarët. Tedi Blushi ka ftuar mediat të jenë prezente në ambientet e presidencës. Konferenca e Metës vjen pas vendimit të SPAK për të pushuar hetimet për Ardian Dvoranin, ish-kreun e KED-së, ndaj të cilit presidenti kishte ngritur padi. Një tjetër temë që pritet të diskutohet nga Meta është dhe ajo për akuzat nga kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili e ka quajtur trekëndësh të Bermudës presidentin, Berishanë…
Deputeti socialist Paulin Sterkaj në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbështeti marrëveshjen me Britaninë e Madhe për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta në këmbim të 100 mijë paundëve për person. Ai deklaroi se kjo marrëveshje nuk ka arsye pse ta shqetësojë Shqipërinë për sa kohë siguria kombëtare nuk cenohet. “Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka…
Donaldi dhe Bora Zemani, janë të lidhur apo nuk janë? Kjo është një nga pyetjet e cila po “mundon” shqiptarët, por edhe vetë Donaldin. Së fundmi ai ka thënë se është single, përgjigje kjo e cila nuk është pritur fare mirë nga Semi. Kjo e fundit i ka thënë që Donadi nuk duhet të thojë që është single, pasi kur erdhi Bora, ai e puthi. Menjëherë ky argument i Semit është hedhur poshtë nga Antonela, e cila duke treguar eksperiencën e saj, tha që është normale. Sipas Antonelës, ka pasur raste kur ka takuar ish-të dashurin dhe i ka ardhur…
Robert Lewandowski është ende “Lojtari i Artë”, si në vitin 2020. Por, kurorëzim i këtij viti është me vlerë edhe më shumë, sepse këtë herë ishte bordi i trajnerëve dhe lagjendeva të futbollit të ngritur nga Tuttosport që votuan super bombarduesin e Bayernit si lojtarin më të mirë mbi 21 vjeç në Evropë. Një juri elitare, me më shumë se dyqind trofe karriere ndërmjet kampionateve, kampionëve, evropianëve dhe kupave botërore, e përbërë nga Shevchenko, Matthäus, Stoichkov, Butragueño, Nedved, Chapuisat, Toni, Eto’o, Costacurta, Van der Sar, Verón, Rui. Costa dhe Lina Souloukou, menaxherja e përgjithshme e Olympiacos me një rol drejtues…
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas DIHK-së, pritet të frenojë rritjen ekonomike. Në raportin e fundit të kësaj shoqate lidhur me tregun e punëtorëve të kualifikuar –raport që është i bazuar në hulumtimin e rreth 23,000 kompanie – DIHK tha se mungesa e personelit aktualisht paraqet rrezikun më të madh për industrinë gjermane. Sipas raportit të Shoqatës së Dhomave gjermane për Industri dhe Tregti, 51 për qind e firmave, të paktën, pjesërisht kanë probleme për të gjetur punëtorë. Në vjeshtë, vetëm 32 për qind e firmave raportuan se e kishin këtë problem dhe kjo përqindje i atribuohet pandemisë. Para krizës…
Një emigrant shqiptar, Aleksandër Miçi kërkon të rrëzojë senatorin veteran të Nju Jorkut Chuck Schumer. Në një intervistë për ‘The Post’ ai ka rrëfyer sesi u largua nga vendi pas periudhës së komunizmit. “Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë tirane dhe komuniste dhe po luftoja për të arritur në Amerikë.” “Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është një prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur kostot për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm luftojnë,” tha Mici për The Post. Mici, 46 vjeç, nisi zyrtarisht…