Author: tirana

 I burgosuri shqiptar në Greqi, Fabio Dushku, i cili u përfshi në një konflikt me presonazhin e Instagramit Kozak Braçin, që rezultoi në rrëmbimin e këtij të fundit, ka thënë se ishte vetëm një mësim për të. Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Dushku tha se mediat e kanë tepruar me fjalët rrëmbim pasi ishte vetëm një leksion që ata i dhanë Kozakut, për shkak të sharjeve dhe ofendimeve që ky i fundit bënte në Instagram. Ai gjithashtu tha se me njerëzit e Kozakut kanë lidhje dhe për ngjarjen në fjalë i kërkon falje nënës së…

Read More

Nga e hëna në Berlin nuk do të jetë më e mundur të shkosh në restorant, kinema apo ekspozitë pa u vaksinuar. Kjo është rregullorja e re e prezantuar nga Senati për të korrigjuar rritjen e fortë të infektimit me Covid në kryeqytetin gjerman. Për të hyrë në kinema apo restorant, por edhe në qendra sportive apo SPA, nuk do të lejohet më vetëm e rezultati i një testi Covid.

Read More

Policia Kufitare në Morinë ka sekuestruar 8 kilogramë e 691 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në pranga ka rënë S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër. Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Alfa Romeo” , me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaron se Sali Berisha me nismën që ka ndërmarrë po konsumon imazhin e tij të ndërtuar prej vitesh. Për Gjekmarkajn, rruga e nisur nga ish lideri i PD-së, është e pamundur dhe pa krye. Me tej deputeti demokrat ka theksuar se kjo nismë do të lërë viktimat e saj dhe viktimë nuk mund të jetë kurrësesi SHBA. “E mendoj Berishën si një personazh karizmatik. Ne po rritemi me Sali Berishën. Më vjen keq që e shoh në këtë pozitë që konsumon imazhin e vet atë që ka ndërtuar vit pas viti. Është krenari e…

Read More

Vijojnë ndryshimet në strukturat e policive vendore. Gjatë javës së fundit në Komisariatin e Policisë së Sarandës janë ndryshuar disa prej drejtuesit e sektorëve. Viktor Gogaj nga Zv/Shef i Komisariatit Sarandë është emëruar drejtues Komisariati në Himarë. Haki Koshi u vendos Shef i Postës së Policisë Livadhja e në vend të tij si Zv/Shef Qarkullimi në Sarandë është emëruar Ermal Kodhima. Mësohet gjithashtu se Edilion Kolagji është emëruar Komandant i Repartit “Shqiponja” ndërsa lëvizje ka pasur edhe në sektorin e krimeve ku janë transferuar disa oficerë. Gjatë ditës së sotme në Komisariatin e Sarandës ka qenë edhe Drejtori i Qarkut…

Read More

Më 10 nëntor, autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se kanë identifikuar 12 raste me variantin Delta Plus të koronavirusit. Këto raste janë identifikuar nga 59 mostra të analizuara në një laborator në Gjermani. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, varianti Delta vazhdon të jetë dominues në Kosovë, megjithatë “ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të variantit të ri Delta Plus”. Varianti Delta Plus i koronavirusit është “kushëri” i Deltas, ndërsa është identifikuar nga shkencëtarët britanikë në muajin shtator. Për shkak se nuk është variant që përbën interesim apo shqetësim ende, ai nuk është emërtuar zyrtarisht sipas një shkronje të alfabetit grek, sikur…

Read More

Hysen Uka është një gazetar i njohur në rajonin e Dibrës. Është një nga intelektualët e krahinës që “luftoi” fort për ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Ai dhe specialistë të fushave të ndryshme e ngritën zërin dhe kërkuan ndërtimin e saj, jo vetëm për Dibrën, por dhe për lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë. Teksa përshkruan plot entuziazëm ndërtimin e kësaj rruge, Uka thotë për Tirananews se: “Njerëzit me të cilët e kam konsultuar e ndarë këtë ide, sigurisht ishin njerëzit e mi më të afërt, i ndjeri kushëriri im Petrit Uka me profesion topograf, i ndjeri Hamit Xhaferi, Bujar Karroshi,…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me Lulzim Bashën nëse shkarkohet nga posti në PD, ai deklaroi se PD nuk është parti përjashtuese. “PD nuk përjashton. Gjatë historikut të saj janë larguar njerëz, por janë larguar vetë. Kështu që Lulzim Basha me gjithë dëmin e tmerrshëm që ika bërë PD-së, megjithëse është peng për fajin e vet, përsëri unë mendoj se ai do të jetë vetë që do të përcaktojë vendin e tij. demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, deklaroi Basha.

Read More

Një puthje në buzë në prapaskenë mes Anës dhe Mikelës ka sjellë situatë të çuditshme në “Për’Puthen” këtë të mërkurë. Vajzat janë puthur pas lojës në grup mes djemve dhe vajzave. Kur janë pyetur në studio, Ana ka thënë se më shumë ka shance që të dilte me Mikelën në takim se sa me një pjesë të djemve në panel. “Unë e dashuroj figurën e femrës dhe Mikela është një vajzë që i përmbush të gjitha, si nga karakteri, si nga pamja. Më shumë shanse ka që të dal me Mikelën se sa shumicën nga çunat. Mua më pëlqejnë meshkujt”,…

Read More

Konkurrentja e re e Për’puthen, Ana ka rrëfyer disa detaje të reja për jetën e saj personale. Ajo tha se ka jetuar me mamanë e saj dhe vëllezërit e motrat, pasi i ka prindërit e divorcuar. Ana rrëfeu se babai i kishte tradhtuar mamanë dhe ky ishte shkaku i ndarjes së tyre. Gjithsesi, Ana tha se nuk ishte ajo që i tregoi mamasë së saj për tradhtinë, por një person tjetër. “Unë e zbulova që ai kishte një lidhje. Kisha besim të verbër, por më pas e zbuluan të gjithë. Pastaj ndodhi ndarja. Prindërit e mi janë ndarë nga tradhtia.…

Read More

OSHEE ka vendosur 50 milionë lekë të rinj gjoba ndaj qytetarëve të cilët kanë kapur duke vjedhur energji. Drejtori i departamentit të matjes dhe leximit Ermal Murati thotë se Tirana ka numrin më të madh të subjekteve që abuzojnë, pasi mendojnë se akoma mund ta vjedhin energjinë elektrike. “Aktualisht vetëm për muajin tetor dhe fillimin e nëntorit kemi vendosur 50 milionë lekë të rinj gjoba për rastet që kemi identifikuar, dhe nuk janë pak. Tirana përfaqëson bazën më të madhe të konsumatorëve, që do të thotë do të kemi dhe grupe konsumatorësh, pa i paragjykuar, që në kulturën e tyre…

Read More