Dy persona janë përplasur fizikisht këtë të mërkurë me njëri-tjetrin, ndërsa sherri ka degraduar edhe në përdorimin e sendeve të forta. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 34-vjeçari S.M., banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushte dhe sende të forta A.K. Gjithashtu policia ka arrestuar shtetasin Th.H., pasi dyshohet se i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një ceremoni zyrtare, homologun e tij holandez, Mark Rutte.Teksa gjithçka ka qenë e organizuar, në nder të kryeministrit holandez, është bërë një prije para Kryeministrisë, atje ku e priste edhe i zoti i shtëpisë, Rama. Pasi u dëgjuan himnet kombëtare të dy shteteve, kryeministrat u drejtuan brenda Kryeministrisë, ku do të vijojë diskutimi pa kamera. Më pas pritet që të dy zyrtarët të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Agjenda e vizitës së kryeministrit të Holandës, Mark Rutte në Shqipëri: 11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë 11.30 – Takimi i homologëve…
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për pastrimin e qytetit të Tiranës. Gjatë seancës dëgjimore me Shoqatën për Autonomi Vendore për “Buxhetin e vitit 2022” në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Spaho u shpreh se pastrimi në Tiranë ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me 6 vjet më parë, duke ironizuar në këtë mënyrë Lulzim Bashën, i cili e drejtoi Bashkinë e Tiranës për 4 vite. “Unë kam një pyetje për z. Veliaj. Paraprakisht, duhet të them që ka një përmirësim pastrimi i qytetit të Tiranës, është i dukshëm, megjithatë desha të…
Pesë persona kanë rënë në pranga, tre janë proceduar penalisht, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të analizave të laboratorike të PCR-së. Gjithashtu në kuadër të operacionit të koduar “Morina” janë sekuestruar fleta analizash të dyshuara të falsifikuara, një automjet dhe 5 aparat celular. Përkatësisht në pranga kanë rënë B. Gj, 54 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”; -M.S., 40 vjeçe, I. K., 24 vjeç, K. P., 23 vjeç, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”; -B.K, 36 vjeç, për veprat penale “Dhënie ndihmë për…
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Më herët, ish-kryeprokurori kishte kërkuar pezullimin e këtij vendimi, por Apeli nuk e ka marrë parasysh këtë fakt. Kërkesa u bë nga ana e avokatit të Llallës, me pretendimin se klienti i tij nuk e përballon dot burgimin për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje në lidhje me vaksinimin e fëmijëve kundër koronavirusit. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Manastirliu thotë se kategoritë e fëmijëve që duhet të vaksinohen janë grupmosha 12-15 vjeç me sëmundje kronike të përcaktuara, si edhe të gjithë fëmijët 16-18 vjeç. Ministrja apelon se vaksinimi duhet të kryhet sa më shpejt dhe realizohet në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi. Vaksinimi kryhet me kartë identiteti, ndërsa fëmijët nën 18-vjeç duhet të paraqiten me prindin apo kujdestarin e tyre, i cili aprovon kryerjen e vaksinës. Sakaq për fëmijët deri në 18-vjeç, aplikohet vaksina Pfizer, sipas…
Gjykata e Krujës caktoi sot masën ‘arrest me burg’ për S. Kuçin, i cili akuzohet se bashkë me 6 persona të tjerë të kenë dhunuar barbarisht dhe më pas grabitur biznesmenin Nazmi Çangu në Nikël. Ngjarja e rëndë që terrorizoi mbarë opinionin publik ndodhi më 24 tetor të këtij viti në Fushë-Krujë, ku biznesmeni u dhunua për disa orë dhe më pas në banesën e tij u morën sende me vlerë dhe shuma lekësh.Bëni gargarë herët në mëngjes me këtë lëng dhe do të shpëtoni nga problemi shëndetësor që të gjithëve na ka prekur të paktën një herë në jetë…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Fier ku një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ka përfunduar duke marrë mjekim në spital. S. Mersini banues në Levan akuzohet për veprën penale dhunë në familje. Burimet bëjnë me dije se burri ushtronte dhunë ndaj gruas në prani të 3 vajzave të mitura. Ai i ka shkaktuar asaj plagë nga kafshimi si dhe e ka goditur me sëpatë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike…
Është vendosur masa e sigurisë për 4 të arrestuarit në operacionin e zhvilluar disa ditë më parë në pikën e Goricës, ku u sekuestruan 114 kg lëndë narkotike cannabis sattiva. Prokuroria ka kërkuar masën “arrest në burg” për katër të arrestuarit, masë e cila u pranua edhe nga Gjykata.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, deklaroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy vendime të rëndësishme për të rinjtë. Ajo theksoi se me këto vendime do të ndihmohen të rinjtë të bëhen pjesë e administratës, kjo do të vlejë jo vetëm për të rinjtë në Shqipëri, por edhe ata jashtë vendit. Ndërsa njoftoi se do të ngrihen qendrat e ekselencës. “Ne kemi zhvilluar një sërë intervistash tek “Nisma gati për Shqipërinë”. Sot kemi miratuar dy vendime që do ti ndihmojmë të rinjtë të përfshihen në administratën tonë. Pjesa e parë do…
Qeveria miraton planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar. Vendimi u mor sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa u njoftua nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, në një prononcim për mediat. “Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strartegjisë kundër krimit të organizuar. Plani përmban veprime konkrete të shumë institucioneve shtetërore. Qasja është shumëdimesionale, që nis nga parandalimi i fenomenit te rehabilitimi i personave. Është pjesë e një strategjie 4 vjecare, është përgatitur nga institucionet shqiptare dhe partnerët tanë që na ndihmojnë në këtë fushë.” -u shpreh…
Ish-shefi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është emëruar zv.ministër i Infrastrukturës. Lajmi i bërë i ditur më herët nga Tirananews.al, u konfirmua zyrtarisht pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Ish kreu i policisë bëhet pjesë e qeverisë, ja posti që merr Kujtojmë se Veliu i ka dhënë pak kohë më parë dorëheqjen kryeministrit Rama me pretendimin se donte t’i përkushtohej familjes.