Parku i liqenit të Tiranës vazhdon të mbetet një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët, duke ofruar një peizazh magjepsës në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga perëndimi i diellit, i cili ka “përflakur” liqenin e Tiranës. Parku i madh i liqenit të Tiranës përfaqëson masivin më të madh të gjelbërimit në Tiranë dhe përmbush nevojat e popullsisë për pushim, argëtim, sport dhe aktivitet fizik në natyrë për të gjitha grup-moshat.
Author: tirana
Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri thotë se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për të qeveria është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të gjitha strukturat që kam marrë në telefon po nuk ka ndërhyrje. Vetëm me mjetet që kemi vetë dhe me bashkinë e Pukës. Situata është shumë e vështirë, Në fshatin Xath është shumë e vështirë. Shtëpiat…
Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi rrahu në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se ai nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sejdi u shpreh se është shoqëruar në rajonin e policisë dhe më pas u la i lirë. “Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe unë si shqiptar i mllefos, edhe ai kishte qene boksier s’e kam dit, jemi përlesh, për fat të mirë ka qenë një përleshje fizike shumë e rëndë ndaj atij,…
Nga Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga dhjetëra qytetarë, madje edhe në shëtitjen e tij buzë detit. Vila është nën sekuestro nga një vendim i Gjykatës Antikorrupsion pas kërkesës së SPAK. Nuk është e qartë nëse SPAK i ka dhënë leje Berishës ta përdorë atë në verë apo jo. Normalisht duhet t’i japë. Pasuritë nën sekuestro konservative nuk është e thënë që detyrimisht duhet të merren nën kontroll nga administrimi shtetëror. Ato thjesht duhet të dokumentojnë të ardhura nëse janë biznes,…
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien. Georgina ka postuar një foto, ku shihet me një unazë gjigante diamanti, ndërsa mban edhe dorën e futbollistit të famshëm. ”Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” (“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”), duke konfirmuar propozimin romantik. Historia e çiftit filloi në vitin 2016, kur ata u njohën në një dyqan luksoz të modës në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Cristiano, i magjepsur nga thjeshtësia dhe bukuria e saj, nisi një romancë që shumë shpejt u bë publike. Që…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë. ”Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”, theksoi ministri Mazniku. Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren…
Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri. “Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e erërave ka dalë jashtë kontrolli. Policia ka kryer evakuimin e banorëve. Në këtë vatër kemi kërkuar dhe është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri”, u shpreh ai. Forca të shumta operojnë nga terreni, por flakët të ndihmuara…
Vatrat e zjarrit në vend janë rikthyer në problematike. Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht është shfaqur në territorin grek e më pas ka kaluar në tokën shqiptare. Vendi ku ndodhet vatra e zjarrit, është ende një fushë e minuar thonë burimet lokale. Forca të policisë kufitare, punonjës të MZSH dhe shërbimi pyjor ndodhet në afërsi të zonës për të monitoruar situatën e zjarrit dhe mos lejuar për përhapjen e tij.
Projekti kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, po vijon në sitin arkeologjik të Apolonisë dhe këtë vit është përqendruar në tri zona kryesore të tij. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, vijon me përkushtim bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Institutit të Arkeologjisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), UMR 8546 – AOrOc Paris, Shkollës Franceze të Athinës (EfA), Shkollës Franceze të Romës (EfR), Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore (Universiteti i Tiranës), IKTK-së dhe Parkut…
Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi thotë se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë është shkatërruar plotësisht për shkak të zjarreve. Për të qeveria nuk ka asnjë helikopter për fikjen e zjarreve, teksa fajësoi dhe strukturat për paaftësi. “Kurora e pishave në syrin e kaltër është djegur e gjitha. Në 4 orë qeveria nuk ka ngritur një helikopter. 30 minuta duhen nga Tirana për të shkuar në syrin e Kaltër. Lehtësia atje është që e ke ujin atje. Helikopterët mund të furnizohen me ujë të Syri i Kaltër. Nuk ka shkuar helikopteri pasi MM nuk…
Rikthimi në Parlament i deputetëve të legjislaturës së shkuar ishte me jo pak përtesë. Salla plenare thuajse bosh, mungesat e një pjese të mirë të deputetëve, diskutime të vakëta e thuajse asnjë nismë nga ligjvënësit, gjithsesi nuk është reflektuar në pagën e tyre e cila në llogaritë bankare të deputetëve është derdhur e plotë. Raporti financiar i pagave për muajin Qershor, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit tregon se në fakt, pasiviteti që pushtoi jetën parlamentare pas zgjedhjeve nuk i ka penalizuar financiarisht ligjvënësit në ikje. Vetëm 17 deputetë kanë bërë vetëm nga një mungesë gjatë Qershorit…
Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike. “Ecim”, shkruan Rama, teksa ndan një video ku tregohen sesi bizneset po lirojnë hapësirat e zaptuara, që tashmë po u rikthehen qytetarëve. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.