Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani, i cili sipas tij ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama duke mos hapur dosjen McGonigal. Ai tha se McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, por kreu i SPAK hesht për këtë çështje. “Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme caktoi të mërkurën, 13 gusht ora 10:00, ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës arrest në burg, me masë më të butë sigurie. Seanca do të mbahet nga gjyqtari i çështjes Erjon Çela, i cili do të ndërpresë pushimet verore për të shqyrtuar kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë. Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dy dosje, ajo e lobimit të LSI në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA. Më 6 gusht, Meta paraqiti…
Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Aksident ne aksin e vjeter Mamurras – Thumane tre te plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta ne pare, ne aksident jane perfshire dy autovetura, njera me shtetas ukrainas. Dy te rinj te plagosur jane derguar ne spitalin e traumes ne gjendje te rende, ndersa nje grua qe udhetonte me shtetasin e huaj jashte rrezikut. Ne vendngjarje grupi hetimor per te zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish. Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve. “Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër…
Në Kukës, këtë të hënë ka filluar aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku bizneset kanë çmontuar vullnetarisht strukturat e vendosura në trotuare dhe në hapësira të tjera të përbashkëta. Sipas Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë Kukës, të gjitha bizneset janë njoftuar paraprakisht për lirimin e këtyre hapësirave. Gjatë zbatimit të aksionit është vërejtur mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e tyre. Drejtori i IMT-së, Admir Oruçi, deklaroi se procesi ka nisur pa kundërshtime, me vetë bizneset që kanë ndërhyrë për të çmontuar konstruksionet e tyre. “Fillimisht, ndërhyrjet janë përqendruar në rrugët kryesore të qytetit, me qëllim heqjen…
Java e fundit ka shënuar pikun e mbërritjeve në Portin e Durrësit për këtë sezon veror. Që nga data 6 gusht e deri në orët e paradites së sotme, mbi 30 mijë udhëtarë dhe rreth 10 mijë automjete kanë hyrë në vend përmes trageteve, pjesa më e madhe shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Vetëm nga e mërkura e kaluar deri të dielën, sipas shifrave zyrtare, kanë mbërritur me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona plot 29 mijë e 424 pasagjerë dhe 9 mijë e 469 automjete. Për…
Dogana e Kapshticës po përjeton një fluks të shtuar hyrjesh, edhe në mesditën e sotme, teksa shumë emigrantë po kthehen në vendlindje për pushimet verore. Sipas të dhënave nga Policia Kufitare, deri në orët e mesditës, kanë hyrë mbi 3 mijë shtetas. Për të përballuar fluksin, në të dyja kahet e kalimit kufitar po punohet me kapacitet të plotë, duke u hapur deri në katër sportele aktive. Siç bëjnë me dije autoritetet kufitare, numri i sporteleve përcaktohet në varësi të fluksit në moment. Sipas të dhënave zyrtare për datën 10 gusht 2025: Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 7,449…
Një punonjës ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia teksa po punonte. Policia njofton se rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.
Një burrë 57-vjeçar me origjinë kineze është arrestuar në Boltiere, provinca e Bergamos, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Republika Popullore e Kinës. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të një fqinji në vitin 1995, në lagjen Goacheng, si dhe për plagosjen e rëndë të vëllait të viktimës. Sipas autoriteteve kineze, krimi ndodhi pas një konflikti personal, kur 57-vjeçari dyshohet se goditi disa herë me thikë fqinjën e tij, duke e vrarë në vend, dhe më pas sulmoi edhe të vëllanë e tij. Ngjarja shkaktoi tronditje të madhe në komunitet, duke çuar në lëshimin e një urdhër-arresti…
Vijon të jetë problematike situata me vatrat akive të zjarrit në vend. më kritike situata raportohet në bashkinë e Finiqit. Zjarri i nisur shtatë ditë më parë në Dhivër ka përfshirë mbrëmë edhe fshatin Leshnicë e Poshtme, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë djegien e disa banesave. Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve, është marrë masa e evakuimit të banorëve. Këtë të hënë zjarri vijon të përhapet drejt Leshnicës së Sipërme, ndërsa situata mbetet kritike. Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse janë në terren, por përballen me vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe erërave që favorizojnë…
Gjykata e posaçme cakton datën 13 gusht, ora dhjetë si ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg. Data është caktuar nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Cela që do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të kthehet në punë, pasi javën e kaluar gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli mos kompetencën. Ilir Meta javën e kaluar përmes avokatit insistoi se kërkesa e tij duhet shqyrtuar nga gjyqtari i çështjes e po ashtu duhet të jenë të pranishëm dhe njëri nga prokurorët e dosjes