Author: tirana

Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz. Kontrolli i kryer me testin e alkoolit ndaj të dy drejtuesve rezultoi negativ, me vlerë 0.00 mg/l. Policia, e pranishme në vendngjarje, po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Read More

Dy vatra zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Lukovë, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Njëra prej vatrave ndodhet poshtë fshatit, pranë Kishës së Shën e Premtes, në afërsi të zonës së banuar. Sipas banorëve, terreni ku ka rënë zjarri është veçanërisht i rrezikshëm, për shkak të afërsisë me banesat dhe vështirësive për ndërhyrje. Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës dhe banorë të fshatit, të cilët po përpiqen të ndihmojnë në izolimin e flakëve. Autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Read More

Këtë mëngjes një shpërthim vullkanik ndodhi në shpatin jugor të Bocca Nuova në malin Etna, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash. Ngjarja është raportuar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), Observatori i Etnës, i cili ka nisur menjëherë vëzhgimet dhe studimet në terren.Aktualisht, rrjedha e lavës po lëviz në drejtim të jugut, ndërkohë që nuk janë konstatuar ndryshime të rëndësishme në aktivitetin sizmik. Burimi i dridhjeve vullkanike është lokalizuar në një lartësi prej 2,800 metrash, midis humnerës dhe kraterit verilindor, ndërsa nuk është raportuar asnjë aktivitet i rëndësishëm infrasonik. Nuk ka pasur emetim hiri, dhe Aeroporti i…

Read More

Parku arkeologjik i Shkodrës, me mbi 100 mijë vizitorë në 6 muajt e parë të vitit, renditet i dyti në vendin tonë pas Butrintit për vizitueshmërinë. Atraksioni kryesor mbetet kalaja “Rozafa” ku të huajt duan të njihen me historinë legjendare të rozafatit por edhe me historinë e qytetit.Te huajt janë nga vende të ndryshme të botes por ajo që i bashkon është kurioziteti për kalanë. Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe për peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj, me liqenin dhe luginën e Bunës.

Read More

Të paktën 100 fëmijë kanë vdekur në Gazë nga kequshqyerja dhe uria, ka thënë të dielën ministria e Shëndetësisë e territorit. Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet në Rripin e Gazës regjistruan pesë vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, përfshirë dy fëmijë, sipas ministrisë. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të palestinezëve që kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 217, përfshirë 100 fëmijë. Miratimi i planit për ta ripushtuar tërësisht Gazën të premten nga kabineti i sigurisë i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, ka shtuar shqetësimet për përkeqësim të situatës në enklavë. Ndërkohë, shumë njerëz po vazhdojnë të…

Read More

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillohet sot në orën 17:00, me kërkesë të Shteteve Anëtare Evropiane të Këshillit, si Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Greqisë dhe Sllovenisë, dhe me mbështetjen e Koresë së Jugut, Rusisë, Kinës, Guajanës, Pakistanit, Somalisë, Sierra Leones dhe Algjerisë. Vëzhguesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Ambasadori Riyad Mansour, në një letër të datës 8 gusht 2025, kishte kërkuar zhvillimin e këtij takimi të shtunën, më 9 gusht. Megjithatë, për të respektuar “Shabbat Shalom” e izraelit, u vendos që takimi të mbahej të dielën.Në një deklaratë për media,…

Read More

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë kryer kontrolle intensive ndaj 473 mjeteve lundruese në gjithë hapësirën ujore nga Ksamili në Koman.Si rezultat gjatë kësaj jave, janë bllookuar 34 mjete lundruese, përfshirë 22 jet ski, 4 skafe, 4 gomone dhe 4 varka metalike me motor uji të instaluar.15 prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Ndërkohë si rezultat i këtij operacioni 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Njoftimi i plotë:Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare…

Read More

Një incident i rëndë ka ndodhur sot, më 10 gusht 2025, rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Gjilanit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Sipas informacioneve të para, dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një person i gjinisë mashkull, shtetas i Kosovës, i cili njihet nga Policia e Kosovës dhe aktualisht është në arrati. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin për Telegrafin, duke bërë me dije se autoritetet janë angazhuar në kërkimin e të dyshuarit. “Sot,…

Read More

Vihet në pranga një 28-vjeçar në Vlorë, që shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit. Sekuestrohen sasi lëndësh narkotike, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: sasi me lëndë narkotike kokainë në rreth 120 doza; sasi me lëndë narkotike kanabis në rreth 65 doza; një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike…

Read More

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi është autor i një sërë vjedhjesh. Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave; tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës; disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit”, njofton policia. Në kërkim është shpallur edhe 26-vjeshpallur edhe 26-vjeçari M. D., banues në Kurbini dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra…

Read More

Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, gjatë muajve të fundit, njoftoi të shtunën gjyqësori iranian. Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore. Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar,…

Read More

Për aksidentin në lagjen “Partizani” në Shkodër, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N, 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Procedimi nisi pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin. Si pasojë shtetasi P. K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Read More