Author: tirana

Duke nisur nga nesër (1 korrik 2025) hyn në zbatim të plotë marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e cila synon njohjen dhe mbrojtjen reciproke të të drejtave të qytetarëve që kanë kontribuar në të dyja sistemet. Ky udhëzues do t’u shërbejë drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë dhe italianë, duke lehtësuar procesin për përfitimin e pensioneve dhe të drejtave të tjera që burojnë nga marrëveshja. Marrëveshja u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024, dhe u finalizua me dokumentin përkatës që iu dorëzua kryeministrit Rama në mesin e muajit maj nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni,…

Read More

Lekbibaj në Tropojë është fshati i tretë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin ”Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit”, pas atij të Zogajt në Shkodër dhe Nepravishtës në Gjirokastër. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikuan pamje nga Lekbibaj, duke theksuar se është një fshat që përcjell rrënjët e traditave dhe mikpritjen. Rama shkruan se ky fshat përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave. ”Lekbibaj, zemra e Nikaj-Mërturit sjell jehonën e Alpeve, përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave e mikpritjes së bjeshkëve në hartën globale të…

Read More

Europa është e përfshirë nga vala e një të nxehti, që ka prekur edhe Shqipërinë me temperaturat që arrijnë deri në 39 gradë celsius. LSA sjell foto nga disa momente në qendrën e Tiranës, të mbushur me turistë por edhe me banorë të kryeqytetit që në këtë vapë gjejnë një çast ‘parajse’ ujin, të tjerë freskohen në shatërvanin në sheshin Skënderbej, apo të tjerë që zgjedhin të pushojnë duke u shtrirë në hije.

Read More

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka marrë pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit, angazhimi ndaj drejtësisë”, i organizuar nga Shkolla e Magjistraturës. Metani referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë: Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike. “Pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet me një standard të lartë integriteti dhe profesionalizimi të vetë magjistratëve”, tha mes të tjerash Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Ai e quajti një dualitet organik pavarësinë…

Read More

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e personave të huaj të përfshirë në trafikun e drogës. Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë. Po ashtu, në njoftim thuhet se kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 44…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mungesë të një konference për shtyp me gazetarët, ka marrë në ”intervistë” veten. Ai thotë se kjo konferencë i është pamundësuar nga “regjimi i Ramaduros”, menjëherë pasi e kishte njoftuar dhe në këto kushte “blacout”-i dhe censurë nga qeveria dhe SPAK-u që ndodhet nën urdhrat e Ramës, ai është detyruar që të japë një intervistë krejt ndryshe, ku vetë pyet dhe vetë përgjigjet. Meta tashmë ndodhet i pandehur për çështjen e lobimit, ku SPAK ka zbuluar pagesat e kryera me një kartë bankare që përdorej nga ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Meta…

Read More

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini thotë se kohët e fundit janë konfirmuar 6 raste me Covid-19. Ajo apelon për të treguar më shumë kujdes me higjienën sidomos gjatë kësaj periudhe të nxehtë. Tomini shtoi se alergjitë e stinës apo infeksionet respiratore janë prezente, por numri është i ulët krahasuar me pikun. Infeksionet, tha Tomini, janë kryesisht pulmonare për shkak të ndryshimit të temperaturave. ”Është variant, i cili po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe Covid-19 në mënyrë paralele. Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste Covid-19…

Read More

Nga Marin Meksi Vendet tona kanë një histori të ngjashme dhe duket se fatet e tyre kanë qenë të pandashme, që nga Mesjeta e deri në periudhën e përgjakshme të komunizmit të egër. Në momente të rëndësishme, vendimtare për fatet e secilit komb, ndihmesa reciproke ka qenë gjithmonë e pranishme. Që prej Mesjetës, princi Vlad Cepesh (Țepeș), vojvod i Vllahisë, dhe Skënderbeu, princi i Arbërisë, të bashkuar edhe nën “Vëllazërinë e Dragoit”, në emër të lirisë, mbrojtjes së identitetit dhe, mbi të gjitha, të krishterimit, krijuan dhe forcuan një aleancë të fshehtë kundër armikut të përbashkët. Më vonë, në vitin…

Read More

Shqipëria dhe Kosova mbrëmjen e së dielës zgjodhën përfaqësueset e tyre për spektaklin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2025”. Flavia Harizaj u kurorëzua si Miss Universe Albania, ndërsa Dorea Shala fitoi titullin Miss Universe Kosova, duke u bërë zyrtarisht ambasadoret e dy shteteve shqiptare në garën që këtë vit do të mbahet më 21 nëntor në Tajlandë. Spektakli u zhvillua me pjesëmarrjen e dhjetëra konkurrenteve dhe të ftuarve të njohur, duke sjellë një natë të pasur me stil, emocione dhe energji pozitive. View this post on Instagram A post shared by missuupdates (@missuupdates)

Read More

Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Shqipërisë. Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve. Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të…

Read More

Në fermën e Eduard Doçit në Kukës ka nisur korrja e grurit në një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj poston foto nga ferma e Eduard Doçit, ndërsa tha se “prodhimi shkon në tregun vendas, duke kontribuar jo vetëm në furnizimin me produkte cilësore Made in Albania, por edhe në forcimin e ekonomisë familjare dhe asaj vendase”. Qeveria po vijon mbështetjen e fermerëve me qëllim që të rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizmin, peshkimin, akuakulturën, etj. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor prezantoi në Kuvend projektligjin e ri për Bashkëpronësinë i cili sjell një ndryshim për mijëra qytetarë që jetojnë në ndërtesa kolektive. Ky projekligj është një hap që i jep fund paqartësive ligjore dhe hap rrugën për një menaxhim transparent, të përgjegjshëm dhe efikas të ndërtesave. Disa nga ndryshimet që ligji ofron janë dhënia e fuqisë që i takon banorëve të cilët formojnë asamblenë e pallatit. Asambleja e bashkëpronarëve ka tashmë të drejtën të vendosë për tarifat e shërbimeve, për përdorimin e ambienteve të përbashkëta dhe për investimet e nevojshme në pallat. Administratorët: jo më…

Read More