Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, organizoi një aktivitet përkujtimor për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë një vit më parë. Në fjalën e saj, Elena Kadare, bashkëshortja e kolosit të letrave shqipe, ka vlerësuar fjalët e folësve, duke shtuar se jeta e shkrimtari të madh shqiptar, ishte në një linjë me atë të shqiptarëve dhe Shqipërisë. “Kur bëhet fjalë për figurën e Ismail Kadaresë jam e ndjeshme ndaj tonit elitar të folëse dhe vlerësimit për veprën e tij. Ishte një shkrimtar shqiptar që ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që përshkroi…
Author: tirana
Të mbledhur në Shkup me komisioneren europiane të zgjerimit, Marta Kos, liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë me zyrtaren e lartë të bllokut Planin e BE-së për Rritjen në rajon. Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë. Në kuadër të takimit mbahen edhe dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti do t’u kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes. Evropa nuk mund të…
Operacioni, në vazhdën e aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër shitjes në doza/sasi të lëndëve narkotike. Siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Gjatë kontolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë. Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”. Në kuadër të…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Policia greke ka arrestuar 5 person, mes tyre 4 grekë dhe 1 shqiptar, nën akuzën e trafikut të armëve. Sipas policisë helene organizata aktivizohej në ishullin e Kretës dhe konkretisht në Hania. Policia greke kishte informacion se anëtarët e kësaj organizata trafikonin armë dhe fishekë nga Shqipëria në drejtim të Kretës. Pas hetimeve, autoritetet helene mundën të vërtetojnë aktivitetin e trafikantëve dhe kryen operacionin për kapjen e tyre, Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho. Tre shtetasit grekë u ndoqën prej policisë dhe u panë në afërsi të kufirit greko- shqiptar në Kostur teksa…
Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në vdekje. Dhjetëra qytete në të gjithë Evropën Jugorejanë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rreziqet nga temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe kanë shtuar gatishmërinë. Në disa qytete në Spanjë termometri i ka kaluar 40°C. Ndërkohë Portugalia, Franca dhe Italia kanë vënë në gatishmëri shërbimet mjekësore për shkak të rrezikut nga goditjet prej nxehtit. Nga ishulli italian i Siçilisë dhe nga Greqia njoftohet edhe për zjarre. Edhe Shqipëria po përjeton…
Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera brenda dhe jashtë vendit nga individë mbi 15 vjeç. Pjesa dërrmuese e këtyre udhëtimeve – plot 97,9% – janë kryer për qëllime personale, ndërsa vetëm 2,1% për arsye biznesi. Udhëtimet jashtë vendit janë rritur ndjeshëm me 43,4% krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar një rritje të dukshme të kërkesës për turizëm dhe lëvizshmëri ndërkombëtare. Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion i preferuar, sidomos për pushime dhe kohë të lirë, që përbëjnë qëllimin kryesor të udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.…
Policia Rrugore e Vlorës ka vijuar kontrollet në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë në zonat turistike. Në segmentin Skelë – Lungomare derine Ujë te Ftohtë janë marrë disa masa konkrete ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrolleve janë ndaluar dhe ndëshkuar 15 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtës. Ndërkohë, janë konstatuar 50 mjete të parkuara në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, kryesisht në vendkalime këmbësorësh dhe zona me tabelë ndalimi, për të cilat janë marrë masa administrative. Gjithashtu, janë vendosur 10 masa administrative për mjete me xhama të errësuar, si dhe janë zhvendosur disa automjete me karrotrec…
Nga kjo e martë e 1 korrikut, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet. Individët që plotësojnë kriteret për përfitim pensioni mund të aplikojnë pranë zyrave të sigurimeve shoqërore në të dy vendet, ose online në portalin zyrtar e-Albania. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka bërë të ditur më herët se janë marrë masa për të përballuar një numër të madh aplikimesh, që sipas parashikimeve, pritet të kalojnë mbi…
Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e së hënës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti në Shkup. Teksa e ka përshkruar si një takim vëllazëror, Ahmeti shpreh mbështetjen për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe shton se edhe Maqedonia e Veriut duhet që të jetë pjesë e kësaj rruge të pakthyeshme. Sipas Ahmetit, e ardhmja evropiane e rajonit është e përbashkët dhe nuk mund të ketë ndarje në këtë proces. Kreu i BDI bën me dije se diskutuan edhe për kërcënimet ndaj marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike në vend, por edhe për rëndësinë e forcimit të raporteve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë…
Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë zonave malore në mesditë e pasdite.Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-15 m/s.Deti – Valëzimi 1-3 ballë.
DASHI Gjatë këtyre 24 orëve mos u ngurroni: nëse duhet të thoni diçka, bëjeni. Çdo vendim do të ketë një pasojë dhe ndoshta edhe një heqje dorë, por nyjet po kthehen në shtëpi për të fjetur. Hëna dhe Jupiteri do t’ju ndihmojnë në këtë kuptim! DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 1 korrik 2025), ju e urreni ndërhyrjen e njerëzve përreth jush. Mërkuri në disonancë flet për paratë që dalin dhe për shqyrtimin e llogarive, ndërsa Venusi në shenjë shfrytëzon dashurinë dhe do t’ju ndihmojë të jetoni një ndjenjë në një mënyrë të përmbushur. BINJAKËT Hëna nervoze ju…